VIDEO: Cikalleshi-Ramadani i japin frymarrje Shqipërisë, kuqezinjtë rikthehen tek fitorja kundër Moldavisë!

Pas disfatës së pësuar kundër Islandës, Shqipëria është rikthyer tek rezultati pozitiv duke marrë një tre pikësh të artë në takimin e zhvilluar sot në Elbasan Arena kundër Moldavisë.

Të besuarit e trajnerit, Edi Reja, triumfuan me rezultatin e paster 2-0 përballë modestëve të Moldavisë, në një takim që u dominua totalisht nga kuqezinjtë.

Golin e parë në këtë takim e shënoi sulmuesi kavajas, Sokol Cikalleshi, që realizoi në minutën e 66-të pas një aksioni perfekt të nisur nga mesfushori Odise Roshi.

Një gol që shpërtheu në festë tifozerinë kuqezi në stadiumin e Elbasnit, po ashtu edhe trajnerin Italian Edi Reja, i cili arrin që të marrë fitoren e parë në stolin e përfaqësueses së Shqipërisë.

Ndërkohë që ndeshja po shkonte drejt fundit, Ylber Ramadani shënoi dhe golin e dytë dhe të parin me fanellën e kombëtare, duke e festuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Një fitore që i jep pak frymarrje Shqipërisë pas rezultateve negative dhe lojës së dobët që ka zhvilluar në takimet e fundit.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria ngjitet në vendin e katërt në tabelën e renditjes me gjashtë pikë të grumbulluara.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të jetë kundër Francës më datë 7 shtator, në vendin tonë.

Kliko KËTU për të parë raportin e plotë të ndeshjes dhe më poshtë golat e takimit. (TemA)

Goli i shënuar nga Sokol Cikalleshi

Goli i shënuar nga Ramadani

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “VIDEO: Cikalleshi-Ramadani i japin frymarrje Shqipërisë, kuqezinjtë rikthehen tek fitorja kundër Moldavisë!”

  1. Qytetar says:

    Ekipi yne shenoi fitoren e pare,duke demostruar loje ne rritje.
    Ka shume gjera qe duhet te permiresohen,por kryesori eshte pasimi ne distanza te shkurta,duke formuar kuadrate ne cdo sektor te fushes.
    Formazioni ne shume raste qendroi statik ,tradicional,levizmeria eshte shume e Vogel,lojtari qendron si fillestar ne fushe.
    Ne pjesen e pare e tepruan,duke kaluar topin e larte ne zone,ku Sadiku ishte me i shkurti.

  2. Ani says:

    Sì e gjuajti bluzen me shqelme , lojtar amator pa identitet

  3. Raimond vlonjati says:

    Urime urime

    Por duhet te forcojne mbrojtjen , se pa mbrojtje dhe oa gjuajtje ne porte te kundershtarit sa me shpesh ,nuk fiton dot
    Ja me Islandem humben kot fare fare.
    Keta lozen me mire se Islanda , por mbrojtjs beri gafen

    Ai Roshi esht i pazevendesueshem

    Edhe ky Ramadani shum i mire , por beri gabim qe goditi si top bluzen e Kombetares , shkerdhat e mutit

    Bluza esht simbol i flamurit , nuk hidhet me kembe te dhjegsha turinjt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *