VIDEO: Momenti kur paratë “shpërthejnë” nga bankomati

Një bankomat i Bitcoin nisi të lëshonte monedha prej 20 paund para udhëtarëve në një stacion metroje në Londër. 

Xhirimet të filmuara në stacionin Bond Street pranë Oxford Street, tregojnë rojet e sigurisë që rrethojnë makinën e parave për të ndaluar njerëzit që të marin paratë. 

Ndërkohë, një klient, që besohet të ketë qenë duke bërë tërheqje, qëndronte afër bankomatit, me një çantë të vendosur në dysheme, e mbushur me para. 

Konsumatori dukej se po grumbullonte paratë në çantë dhe madje përdorte këmbët e tij për të afruar paratë afër së bashku. 

Kompania polake që zotëron makinën tha se ka filluar të merret me rastin, duke shtuar se një klient po tërhiqte një shumë të madhe parash.  (TemA) 

 

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *