“Vjosa – perla e egër e Evropës”

Vjosa e parë nga lentja e Roland Tasho, Nick St. Oegger, Roland Dorozhani, Robert Hackman, Adrian Guri, Gregor Subic dhe Artan Rama, vjen në një ekspozitë me foto ku pasqyrohen vlerat natyrore, peziazhi i mrekullueshëm, jetesa e komuniteteve, biodiversiteti si dhe kërcënimi që i kanoset lumit të fundit të egër në Evropë.

Rreth 50 fotografi të realizuara nga 7 fotografë të huaj dhe shqiptar do të prezantohen në ekspozitën “Vjosa – perla e egër e Evropës”, e cila synon të dokumentojë bukuritë e rralla të luginës dhe të ndërgjegjësojë publikun mbi rëndësinë e ruajtjes së kësaj trashëgimie Evropiane.

Ekspozita do të jetë e hapur nga data 13 – 16 qershor në Muzeun Historik Kombëtar, tek salla e pullave, kati i II-të.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Vjosa – perla e egër e Evropës””

  1. Banor i Jugut says:

    LUMIN E VJOSES E NJOH SHUM MIR NGA BURIMI E NE DELT DI EDHE SHUME LEGJENDA E HISTOR TE VJOSES. KA DISA PIKA TE MIRA PER TI MBAJTUR MENT SIDOMOS GRYKEN E MEZHGORANIT POR KURRE PER TA QUAJTUR PERLE AS E JUGUT TE SHQIPERIS. DUHET TE JESH SHUM I PA DITUR E SHUM PA SHIJE TE VLERESOSH AQ SHUME VJOSEN. NDOFTA AI ESHTE NGA AJO ZONE DHE KA DASHUR TE THOT SE VJOSA ESHTE ME I DASHURI NE EVROP. BRIGJET E FSHATIT TIM JANE AQ TE MBRAPESHTA SA EDHE NJE KODER VETEM NJEQIND METRA TE LART TE PLAS SHPIRTIN DHE GJAKOSESH KEMB E DUAR NGA SHKARPAT TI SHKOSH NE KRYE. I DUA ME SHUME SE VENDET ME TE BUKURA TE BOTES POR KURR NUK THEM SE JAN TE BUKURA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *