"Vjosa - perla e egër e Evropës"

11 Qershor 2019, 19:17Kulturë TEMA

Vjosa e parë nga lentja e Roland Tasho, Nick St. Oegger, Roland Dorozhani, Robert Hackman, Adrian Guri, Gregor Subic dhe Artan Rama, vjen në një ekspozitë me foto ku pasqyrohen vlerat natyrore, peziazhi i mrekullueshëm, jetesa e komuniteteve, biodiversiteti si dhe kërcënimi që i kanoset lumit të fundit të egër në Evropë.

Rreth 50 fotografi të realizuara nga 7 fotografë të huaj dhe shqiptar do të prezantohen në ekspozitën “Vjosa – perla e egër e Evropës”, e cila synon të dokumentojë bukuritë e rralla të luginës dhe të ndërgjegjësojë publikun mbi rëndësinë e ruajtjes së kësaj trashëgimie Evropiane.

Ekspozita do të jetë e hapur nga data 13 – 16 qershor në Muzeun Historik Kombëtar, tek salla e pullave, kati i II-të.

3 komente në ““Vjosa – perla e egër e Evropës””

  1. Banor i Jugut says:

    LUMIN E VJOSES E NJOH SHUM MIR NGA BURIMI E NE DELT DI EDHE SHUME LEGJENDA E HISTOR TE VJOSES. KA DISA PIKA TE MIRA PER TI MBAJTUR MENT SIDOMOS GRYKEN E MEZHGORANIT POR KURRE PER TA QUAJTUR PERLE AS E JUGUT TE SHQIPERIS. DUHET TE JESH SHUM I PA DITUR E SHUM PA SHIJE TE VLERESOSH AQ SHUME VJOSEN. NDOFTA AI ESHTE NGA AJO ZONE DHE KA DASHUR TE THOT SE VJOSA ESHTE ME I DASHURI NE EVROP. BRIGJET E FSHATIT TIM JANE AQ TE MBRAPESHTA SA EDHE NJE KODER VETEM NJEQIND METRA TE LART TE PLAS SHPIRTIN DHE GJAKOSESH KEMB E DUAR NGA SHKARPAT TI SHKOSH NE KRYE. I DUA ME SHUME SE VENDET ME TE BUKURA TE BOTES POR KURR NUK THEM SE JAN TE BUKURA.

  2. Artan says:

    Ja fut kot o banor i Jugut. Une e pashe vjet Vjosen per here te pare dhe me pelqeu vertet shume. I thashe vetes si nuk me paska thene njeri me pare qe qenka kaq e bukur. Besoj se Valbona gjithashtu duhet te jete nje mrekulli.

  3. Vjosa ime says:

    Dhe une jam rritur ne Vjose por e dua ate lum te bukur, te rrembyeshem e te eger. Pasi mbaronte shkolla, bashke me shoket kalonim gjithe muajt e veres duke gjuajtur peshk, luajtur e notuar. Vjosa I jep jete gjithe lugines se tij dhe eshte vertet nje lum I shpejte e argetues. Pergjate lumit Vjose rriten bime dhe kafshe te ndryshme e te vecanta. Pamjet pergjate saj Jane mbreselenes, nga grykat ku ajo ngushtohet, te zgjerimet rereplote, shoqeruar nga malet e thepisur qe bien thike mbi te. Ne ate lum mund te besh plazh, pasi ka nje rere fantastike, mund te kryesh piknik dhe te zhvillosh lloje te ndryshme sportesh ujore. Pergjate Vjoses ka qene dhe nje rruge e vjeter kalldremi ku leviznin tregetar dhe ushtri, nga Vlora drejte Tepelenes, Permetit e Gjirokastres. Egersia eshte tipar dallues dhe sfidues, nje karakteristike qe nuk ndeshet ne lumenjte e medhenj te evropes, por vec ne Vjose. Kjo vecori terheq te huajt, po dhe vendasit dhe shume shpejt do e ktheje Vjosen ne lumin me te kerkuar per ata qe pelqejne sfidat. Pershendes organizatoret e ekspozites, qe pelqejne dhe publikojne vlerat e lumit Vjosa. Neser do vi te vizitoje ekspoziten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje