Kim Jong Nam, vëllai i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mund të ketë qenë bashkëpunëtor i CIA-s. Ai dyshohet se ishte informator i CIA-s dhe është takuar në disa raste me shërbimet sekrete amerikane. Kim Jong Nam u vra në shkurt të vitit 2017 në aeroportin e Kuala Lumpur në Malajzi.
Lajmin e bën të ditur Wall Street Journal, e cila i referohet një personi anonim që ka informacion në lidhje me këtë çështje.
“Kishte një lidhje” mes tij dhe CIA-s, bën të ditur burimi. Kim Jong Nam u vra në 2017-n nga dy gra që i hodhën në fytyrë gaz nervor Vx.
Liderët amerikanë dhe ata të Koresë së Jugut e kanë akuzuar gjithnjë për këtë sulm Penianin, por ky i fundit e ka mohuar përfshirjen.
Megjithatë, detaje të tjera në lidhje me marrëdhënien që ai mund të ketë pasur me CIA-n mbeten të panjohura.
Por ish-zyrtarë të tjerë amerikanë ngulin këmbë se vëllai i Kim ka jetuar jashtë Koresë së Veriut për vite të tëra dhe për këtë arsye mund ta ketë pasur të kufizuar aksesin në rrethin e ngushtë të liderit komunist, Kim Jong Un. (TemA TV)
Y sa turp !
Bëjn bashkputor vllain kunder vllait.
Un kam qen n sigurim.
Por vllain se terhiqnim bashkpuntor kundet vllait.
Ka limite njerzore.
Jo vllaj kunder vllait
Jo grujaja kundra burrit
Jo kushrini kundra kushrinit. .etj..
Por demokracija s njef limite
Prandaj dhe esht gabim
Dhe pas x vjetsh do shembet…
K
Ne fund te fundit,ça qytetnimi do krijojsh, atë te vllait kundër vllait!?
Yyy. Plehra…spiunore !!!