6 nonsenset e çmendura të një presidenti

12 Qershor 2019, 19:42Politika TEMA

Në një tjetër përpjekje për të avokuar vendimmarrjen e tij mbi ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, plot dyshime e diskutime, politike e juridike bashkë, presidenti Meta ofroi një tjetër shfaqje publike me pikëpyetje të madhe mbi integritetin e tij si president.

Nëse në të parën herë, atë të së hënës në 8 të mëngjesit, do bëhej estradesk me shqiponjën, shpendin simbolik të një afshi patriotik naiv – që mirë gjindjen, por pse duhej të kaplonte dhe lidershipin shqiptar – të martën pasdite do zgjidhte Kushtetutën duke e tundur faqe medias e publikut. E megjithatë, kësaj të fundit iu referua afro në 1/4 e ligjërimit të tij përplot arsyetime politike. Si gjithnjë, me terma të përgjithshëm të natyrës parimore, pa mundur të bëjë zbërthime të tipit nga neni në nen.

Pos kësaj, foli për një skenar të përgjakshëm, duke thënë se e morri vendimin e ç’dekretimit mu për të eliminuar atë – skenarin pra, sipas tij nga një dorë e huaj.

Në bazë të gjithë ta dhënave jo për shkak të vullnetit të drejtuesve të dy palëve por për shkak të grupeve të interesave të caktuara jashtë dhe brenda vendit situata në 8 qershor mund të shfrytëzohej për akte që do të dëmtonin rëndë stabilitetin e vendit dhe që faji të mbetet jetim. Vendimi u mor pas bisedave me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese këtu”.

“Përpjekja ime ishte jo vetëm për të parandaluar të keqen që mund të ndodhte, por edhe për një dialog”.

E para, cili na qenka ky skenar? Siç është parë gjer më sot, nuk ka asnjë shenjë të një përplasjeje politike. Thjesht, militanca PD-LSI, ka praktikuar dhe aktet militare, në funksion të mbajtjes ndezur të temperaturave politike, por më shumë për një tërheqje vëmendjeje mediatike e politike në rrafshin ndërkombëtar.

E dyta, ç’lidhje ka vendimi për ç’dekretimin e zgjedhjeve me eliminimin e një pasoje me viktima, siç Meta pretendon, duke bërë dhe krahasime me 2 Prillin apo 21 Janarin? Opozita nuk ka dalë në rrugë më kërkesën për anullim zgjedhjesh, ka dalë me kërkesën për ikjen e Ramës.

Ndaj, nëse ndiqet logjika e presidentit, për të evituar çdo skenar, që sipas tij ekziston që mund të ndodhë nga një dorë e huaj, për hir të paqes sociale e politike duke ç’dekretuar dhe kryeministri(!!!).

E treta, ku po shihen shenjat e afrimit për dialog mes palëve që pas ç’dekretimin të zgjedhjeve? Pra, në ç’pikë është zbutur opozita – sepse ajo e ka diktuar krizën me dalje jashtë sistemit e me kërkesa të panegociueshme – pikërisht nga vendimmarrja e presidentit?

Siç është parë, opozita vetëm i është gëzuar aktit ç’dekretues, por nuk është tundur në ultimatumet e saj, e madje ka paralajmëruar sërish protesta, që, sipas asaj çfarë pretendon presidenti, ekzistojnë skenare gjakderdhjeje.

E katërta, Meta lëshoi dhe një frazë që duhet të trondisë jo vetëm shkollat politike por shkallmon çdo logjikë politike normale. Pyetjes së ku e gjeti konsensusin politik (mes palëve) për vendimmarrjen e tij (të njëanshme, pasi i shkon përshtat opozitës), Meta tha me një cinizëm tronditës: “E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar!”

Le të dalë burrë nëne e ta fusë këtë arsyetim në rrafshin e logjikës politike. Pa llogaritur faktin se kjo është gënjeshtër, është një spekullim. Njëra palë (Rama), në mënyrën e tij, e ka shprehur gadishmërinë për dialogim, e pala tjetër kurrë, pasi qëndron në nivele ultimative e jo prirjeje për dialog mbi një çështje të caktuar. Dialogu vlen si nocion politik kur ka mosmarrëvshje mbi një problematike, e palët bëjnë përpjekjë për ta zgjidhur. Cila është ajo në këtë rast që duhet të dialogojnë palët? Opozita, dhe pikërisht për këtë dogji mandatet, kërkon as më pak por dhe shumë më tepër, largimin e Ramës, e….s’ka mbarruar, qeveri tranzitore e zgjedhje të parakohshme. Ndaj, përpjekja për simetri e presidentit është një tjetër njëanshmëri ulëritëse e tij.

E pesta, kur e shqetëson kaq shumë fakti se zgjedhjet mund të bëhen pa rivalitet klasik, që pra, sipas tij, do cenonin rendin demokratik, përse nuk e ka shfaqur këtë shqetësim dhe në rastin e djegies së mandateve nga PD-LSI? Edhe ky akt, është po aq cenues rendi demokratik.

E gjashta e ç’është më kryesorja, presidenti, në këto kushte politike ku dhe i jep të drejtë vetes për vendimarrje të natyrës politike, ka një konflikt të pastër interesi. Sepse, si bashkëshort i kryetares së LSI-së, ai, siç dhe është bërë e qartë deri më sot, në çdo qëndrim e akt, shkon përputhshmërisht me atë çfarë i intereson bashkëshortes biologjiko-politike Monika Kryemadhi.

Nëse Meta do përshkohej qoftë dhe nga një fije fare e hollë morali politik, duhej të mos qëndronte më president në kushtet e kësaj krize, gjithnjë kur zgjedh të marrë vendime, përveçse kur hesht politikisht e merret vetëm me qoka presidenciale. Thjesht, është në konflikt të pastër interesi.(Tesheshi)

10 komente në “6 nonsenset e çmendura të një presidenti”

  1. Kris says:

    Kane vjedhur rende! Kjo eshte arsyeja! Frika nga ndeshkimi qe i pret! Ka ardhur momenti qe Saliu si hajdut spiun dhe vrases te dale para drejtesise bashke me liken,floririn! Di ndokush te me thote pse i thone “floriri”? Mos ka lidhje gje me florirn e Krabes>

    1. Reporter DW says:

      Edhe shkrimtaret ne Tema po mesojne nga Presidenti Meta duke vjedhur fjalor te huaj per tja plasur shqiptareve si shqip –
      Nonsense? lol!
      Po

      Meta, Basha, Berisha kane mbrojtje te sigurte nga miqte e tyre Rama/Ruci…..pa nuk nxini shume….

    2. Dyrrahu says:

      Ilir Meta duhet te kete menduar edhe per PS-ne kur e ka vene nenshkrimin e çdekretimit te zgjedhjeve vendore te 30 qershorit 2019.
      Duhet te kete menduar kur permend opoziten, e cila paska pase plan te kaloje ne dhune gjate protestave te radhes.
      Po mire, si do te veproje presidenti nese PS organizon tani protesta te dhuneshme per shkak te çdekretimit dhe shkon e shkaterron objektin e P D-se, ate te LSI-se dhe ne fund shkon e djeg edhe objektin e presidentit.
      Cili do te jete reagimi i tij?
      Arsyetimi i presidentit eshte nul, thyerja e kushtetutes te cilen e meante presidenti eshte evidente dhe per Fund ky president nuk i duhet shqiperise.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Meta mund te krahasohet vetem me Ristanin.
    Me Ristanin qe “numeroi” dhe Basha qe “fitoi”,si kryetar i bashkise se Tiranes !
    Kete detyre i ka vene Meta vetes,te shpalle Bashen”fitues”,pa u zhvilluar zgjedhjet !

  3. Buda says:

    Ilir Meta duhet te dergoje urgjentisht ne Kuvendin e Shqiperise:
    Doreheqjene e Parevokueshme nga posti i Presidentit te Republikes se Shqiperise.
    Partia “Levizja Socialiste per Integrim” ne agoni ka nevoje pa humbur kohe te drejtohet nga dora e hekurt e tij!

  4. Aleksander says:

    Shqiperia nuk ka President sot, Presidenti duhet te garantojn te drejten e votes ne base te kushtetutes, jo tu heqin kyt te drejt, ne qofte se PD fiton me vota ne bashkin e Lezhes i lumt, te drejtojn bashkin siç e ka drejtua deri sot, por ne qofte se fiton PS le te drejtoje PS, po sikur ta fitoj nje i tret? Shum mir, nuk ka asgja te keqe, Populli Lezhjan ka te drejt te venosin , mora shembull Lezhen qe do shkoj me votua me 30 qershor, 2000 km rrug per me votua, kyt te drejt nuk ma heq burreci i moniks.

  5. emirganti shqiptar says:

    Ju lutem mund te shkruani shqip. Nonsense nuk eshte shqip eshte anglisht. Nuk ka me bukur se gjuha shqipe, kjo nga nje emigrant qe flet vetem anglisht dhe e ka marre malli te degjoj shqipen e paster. Ju lutem perdorni me shume fjale shqip, pasi shqipja eshte gjuhe shume e pasur

  6. Roberto says:

    Meta njesoj si vellau i tij,Berisha. Na del tani si burre i mire i cili cliroi Shqiperine nga lufta civile por nuk na tregoi nese ata demostruesit kishin stilolapsa pistolete,cadra pistolete,thika me helm se per molotovet e dime hahaha. Ka qyfyre ketu. Njerez pa bythe,pa identitet e pa integritet. Hiqen si shoetimtaret e kombit. Na shet dengla qe Basha nuk e dinte qe po rregjistrohej biseda. Kushedi se c’ka keputur Basha ndonje kopace qe ja perdor Meta ku tja lypi nevoja???. Sa trashe mundohen ti bejne pislleqet aq sa lane nam ne gjithe boten.

  7. PO VJEN SPAKU , DAJAKU O DAKU !? says:

    ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️

  8. Like Espinoza-La Piovra says:

    Pehlivani mafjoz dhe sheik nga skrapari qe me demek si palopresident i digjet shpirti per konsens e per zgjidhje poltike tall bythen me popullin,me kushtetuten dhe me ligjet e ketij vendi.E dini pse? Shikoni se sa e thjeshte eshte puna.Ai eshte themeluesi i partizes SHPK LSI-ste dhe pasi ai u be me demek president,ja la me testament te shoqes,e cila,si ne asnje vend te botes,nuk pranon te quhet zyrtarisht si zonja e pare e shtetit( sic i takon zyrtartisht pasi dashnori i saj like e kapi me ne fund dhe postin me te larte te shtetit) sepse do te mos i iki nga duart partiza dhe perfitimet qe ajo ka ,duke qene kriekare e saj.C’ti besh,keshtu eshte kur nuk te punon truri,por te punon pjesa e nenbarkut dhe kur je skizofrene per para e pushtet.Ne fund te fundit,vendin si gruaja e presidentit nuk ja ze dot njeri (zyrtarisht),pra pse te kete vetem nje rol kur mund te kete dhe nje tjeter me fitimprures dhe me aktiv…ne tepsi.Pra,neqoftese likes i digjej shpirti per zgjedhjet,per vendin,per kushtetuten etj etj e kishte te thjeshte.Ti thoshte dhe te “bindte” (jo se nuk i kane bere bashke planet) te shoqen te heqe dore nga cmendurite e saj,nga kercenimet e perditeshme dhe nga idiotesite e saj dhe (ta kishte bere qe me pare)te mos digjte mandatet,te merrte pjese ne zgjedhje,te mos i hidhte Edi Rames ato q ka bere vete Likja me te (eshte fjala per zarfet me para e blerjen e votave si ne Lezhe psh. etj etj) dhe qe ,te pakten ne kete sektor te blerjes e vjedhjes se votes ja kane kaluar dhe Berishes,i cili eshte arkitekti i ketij sporti.Por likja,si mjeshter ja ka kaluar dhe atij ne kthese.Pra kaq e thjeshte eshte kjo.Se po te ishte dhe partiza e likes si dhe partite e tjera pjesemarrese ne zgjedhjr,problemi do te ishte me i thjeshte.Por likja eshte i djallezuar dhe jo vetem qe nuk e ka kerkuar e nuk e deshiron kete,por eshte Ai arkitekti i ketij skenari( duke hedhur gurin e duke fshehur doren).Ky skenar eshte arkitektuar ne dhomen e gjumit te tij ,me Monen poshte apo lart,s’ka rendesi dhe me gotat e shampanjes ne ane te krevatit dhe me pas eshte zyrtarizuar ne bisedat e takimet e shumta te likes e Munikes me padrinon e kmrimit te ketij vendi dhe mendorin e likes,kryetarit te trustit te geshtenjave nga vicidoli e lakeun e tij,lyl hollandezin.Te tjerat,jane llafe boshe per tu gjendur ne muhabet.Apo s’e kemi pare Moniken ne ne Tv duke dale nga takimet e grupit te bashkuar “Ciftelia” dhe para se te iki i ka dhene nje te puthur te ngrohte (ne faqe) lylit,si e pasionmuar…E shkruante bukur nje komentues per vajtimin e Munikes :-“Kush i qan hallet e mija,po u shkri LSI-ja; Pa u gdhire vjen tek shpija prokuror e policia;Qaj Mona qaj me lot,as perendia s’te ndihmon dot;Po te thash o Ilir koketrash,boll vodhe se do e hash; Ja dhe fundi po na vjen,pasurin do na e rrembejn…”Dhe se fundi,qellimi i Likes me cdekretimmin e zgjedhjeve eshte;-se pari,Monika dhe pasuria e tij; se dyti-LSI-ja; e treta- Qelia e burgut 313 dhe e katerta:- me demek shqiperia!Sa per kushtetuten-ai as e can trapin fare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje