A mund të bëhemi vetëm një ditë si Gjermania?!

Nga Lutfi Dervishi

Nëse vetëm për një ditë Shqipëria do të ishte si Gjermania

Kryeministri do të sillej si kancelarja gjermane që në fjalime publike një fjalë e thotë për “popullin e majtë’ dhe një fjali tjetër e thotë për “popullin e djathtë”. Ky fjalim nuk do të transmetohej live as në tv as në facebook.

2. Presidenti do të qëndronte mbi partitë politike, do të jepte mendime për situatën politike apo sociale, por pa e lidhur veten me ndonjë forcë politike.

3. Parlamenti shqiptar do të ishte vendi ku bëheshin ligje, mbikqyreshin agjenci dhe institucione dhe mbahej nën kontroll qeveria.

4. Kushtetuta do t’i konsiderojë gjykatat si pushtetin më të fuqishëm të shtetit. Dinjiteti i njeriut është në qendër të kushtetutës dhe nëse Parlamenti miraton një ligj problematik apo qeveria merr një vendim të diskutueshëm është gjykata ajo që ka fjalën e fundit.

5. Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë që vendos nëse politikat, vendimet dhe ligjet janë në përputhje me kushtetutën.

6. Votuesi do të shkojë në zgjedhje me dy fletë, një për kandidatin dhe një për partinë. Votuesi është i sigurtë që vota e tij numërohet dhe zëri i tij dëgjohet. Sistemi zgjedhor është i dizenjuar në mënyrë të tillë që asnjë parti e vetme të mos ketë shumicën në Parlament çka imponon konsensus dhe qeveri koalicioni.

7. Politikani shqiptar do të kërkonte ndjesë dhe do të jepte menjëherë dorëheqje me akuzën e parë për plagjiarizëm. Universiteti do t’i hiqte titullin shkencor dhe polikani do te mendonte vetëm për pensionin e tij politik.

8. Gazetari shqiptar do të shqetësohej për përkeqësimin e debatit politik në parlament dhe në sheshe dhe nuk do të bëhej luftëtari i paepur në llogoret politike.

9 Biznesmeni shqiptar, nuk do të fuste kokën në rërë si struci, por do të kërkonte me forcë nga politika zgjidhje dhe do t’i kujtonte elitës politike faturën financiare të krizës.

10. Nëpunësi shqiptar do të ishte shërbëtor i çdo qytetari. Paratë publike nuk do të shpërdoroheshin.

A mund të bëhemi një ditë si Gjermania apo një ditë është shumë sepse ka 24 orë?!!

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “A mund të bëhemi vetëm një ditë si Gjermania?!”

  1. ANDONI says:

    I KEMI TE GJITHA MUNDESITE, TE BEHEMI SI GJERMANIA POR ,DUHET TI EKZEKUTOJME SI GJERMANET ,POLITIKANET QE E LANE SHQIPERINE
    JASHTE EVROPES PER GATI 30 VJET.
    SALIHI,LIKIA,MONIKA,BASHA,MEDIU ETJ NE GJERMANI TANI DO ISHIN NE BURG

  2. h says:

    Nuk bëhet shtet me hajdutë delesh.
    O.V.Bizmark
    Asnjë thënie nuk qe më profetike dhe që koha e vërtetoi me kaq besnikëri.
    Thënia ishte për ballkanin dhe shqipëria është pjesa më e degjeneruar e gadishullit.

  3. Artan says:

    Po te kishim me pak sherbetore partiake dhe sherr budallenj si ky Lytfi Dervishi qe do ti hedhe te gjitheve trute e gomarit do ishim mbase jo si Gjermania por te pakten si Kroacia. Por ne na kane rene per hise shume Dervisha qe I sherbejne parties, me sakte Berishes e co, deri ne neveritje. Kete tipin qe e marrim per gazetar kontrollon disa NGO dhe e vuri baba Berishe te kontrollonte dhe ku shkojne fondet e shoqerise civile. dhe raportet e transparency internaltional kur ky gjoja perfaqesonte ate shoqate I sheqeroste si tja kishte qefi babe berishes.

    Pffff gazetar tipik qe mban ere politike, sherr, genjeshtra dhe hajdutllek.

  4. ¬ says:

    Gjermania për Shqipërinë thotë (nëpërmjet parlamentit të Holandës)., meshkujt shqiptarë në burg, kanale, pa kokë., ndërsa për femrat pa dallim moshe, prostituta, me fyt të prerë, të masakruara në thas mbeturinash.

  5. Kalec Dega says:

    Po , si jo! Bile me mire se Gjermania. Kete e tha ne takimin e fundit me Junker, Naltmadhnia e tij, Ramuti vet .

  6. Perdhunuesi says:

    Gjermania e pebytur me refugjate dhe krim

  7. american16al says:

    Si zakonisht artikuj pa asnje vlere dhe me anallogjira te kota dhe pa kuptim!!!!!!

  8. FLUTURA says:

    Gjermania vet nuk u be ne nje dite. Ndoshta do kishte qene mire te kishim kaluar edhe ne nje lufte te pergjakshme, qe ta kishim duruar si gjermanet!

  9. spata says:

    O Dervishi . Ku jeton ti . Kurr mos u befshim si Gjermania . Jeta nuk eshte te hash e te dhj…. . Rendesi per nje komb ka te ruaj faren dhe
    dinjitetin e tije .Fukarenje kemi qene dhe jemi; por keshtu sic bejne keta te majmurit kurr nuk e dua jeten .

  10. Jimi says:

    ” I dieci comandammenti”!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *