Artan Lame: Pse iu shmangem debateve televizive

I ftuar në “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, kreu i ALUIZN-it, Artan Lame, shpjegoi se pse nuk preferon më që të jetë në studio debati.

“Sepse, tha ai, përballem me njerëz që ndryshe flasin në studio e ndryshe jashtë duke pirë cigare. Ndërsa unë jam i njëjti në dy rastet”, tha Lame.

“Mos prisni prej meje të them atë që s’besoj”, tha Lame, duke shtuar se është ndeshur me shumë njerëz që e bëjnë me lehtësi diçkatë tillë, duke aluduar në personazhe si politike ashtu dhe mediatike.

Lame rrëfeu rastin e dikujt që siç, tha brenda dy orësh e kishte patur përballë në dy studio, ku qëndrimin që mbajti te njëra nuk e mbajti te tjetra.

“Sepse ai që ke përballë nuk thotë atë që mendon”, ishte një nga arsyetimet e Lames, si shpjegim për një farë tërheqjeje nga debatet televizive.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Artan Lame: Pse iu shmangem debateve televizive”

  1. Shqiptar i masakruar nga shqiptaret says:

    Z.Lame
    Je titullar i nje nga institucioneve me famekeqe te Shqiperise. Per 30 vjet Shqiperia, qe qeverisi Berisha dhe banditet e PD,Shqiperia qe po qeveris Rama me banditet dhe kukullat barbi prej 6 vjetesh(ku zotrote ben pjese) NUK E KA ZGJIDHUR KURRE PROBLEMIN E PRONESISE DHE TE HIPOTEKAVE. Gjithe ish vendet post komuniste te Europes lindore tashme prej vitesh e kane zgjidhur perfundimisht JU vazhdoni akoma ta lini problemin te pazgjidhur. Arsyeja eshte nje e vetme: Ky problem eshte nje burim i pashtershem financiar(te korruptuar ose me shqip pare te vjedhura) per ata qe e drejtojne dhe per shefat e tyre. Prandaj ky problem ne Shqiperi nuk do te zgjidhet kurre sepse kur te vdisni ju (nga pleqeria kuptohet) do te vijne femijet tuaj te edukuar nga ju. Prandaj Z.Lame ke 6 vjet aty dhe problemi nuk eshte i zghidhur absolutisht. Mos me thuaj qe eshte problem i veshtire sepse do te genjesh si dreqi. Shqiptaret jane popull pa fat sepse jane genjyer duke menduar, se fajin ja kane te tjeret por e verteta se shqiptaret jane masakruar historikisht nga vete shqiptaret.

    1. Halli hallit nuk i ngjet says:

      Ka Denar Biba te Tema sot nje shkrim te mire sot per keta politikanet e juristet e gazetaret qe flasin nje here keshtu nje here ashtu dhe bien ne paradokse.

  2. jo per gje... says:

    Menjefjale te gjitha qelbesirlleqet qe thua ti kur del ne tv i mendoke vertet?

  3. Miri says:

    Po Lame nuk ka shkopin magjik qe te rregulloje pislleqet qe bene hipotekat dhe projurore e gjyqtare te kohes kur Shqiperia drejtohej nga PD, PD LSI.
    Mos i bini pas fjaleve, shikoni sinkane ecur gjerat pas 2013, vetem perpara por perpara duke kapercyer male me pengesa, qe krijuan PD LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *