Hazbi Kasaj i shkruan Metës: Kanceri mu në grykë, po s’më ftove dhe mua në konsultime

Pas konsultimeve që Ilir Meta ka bërë sot me krerët e disa partive të vogla, aleate me Lulzim Bashën, kandidati për kryetar Bashkie i Këlcyrës, Hazbi Kasaj, i ka dërguar një letër publike Ilir Metës, ku e mallkon për injorimin që i ka bërë.

Letrën e tij e publikoi sot Jari:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Po bëj publike letrën që i është drejtuar Ilir Metës nga Hazbi Kasaj, i cili është irrituar përse nuk e ka ftuar në Presidencë:

“Zoti president!

Sot pashë nëpër televizione se ju keni ftuar në Presidencë disa kryetar partish, të nivelit tim, me të cilët konsultohesh për zgjedhjet parlamentare.

Unë jam kandidat në garë dhe nuk kam marrë asnjë ftesë.

Ata nuk janë fare në garë dhe ti i fton në Presidencë.

Po si mund të jesh kaq i padrejtë zoti president?

Po unë kam një jetë të tërë që mallkoj popullin që nuk më voton, tani del ti dhe më injoron fare, sikur nuk ekzistoj.

Po kanceri mu në grykë të rëntë ty dhe gjithë atyre që ke ftuar, po nuk më ftove dhe mua të dëgjosh fjalën time.

Se ti duhet ta dish që zgjedhjet i bën KQZ dhe jo Presidenca.

KQZ na ka pajis me letra, me autorizime, do na pajisë dhe me mandate.

Nuk e kuptoj pse përzihesh me këtë punë dhe kur përzihesh, pse nuk na thërret të gjitha palëve, se budallenj nuk janë vetëm ata që janë me ty.

Populli ka nevojë për premtime, ka nevojë për shpresë, ka nevojë për relaks, nuk ka nevojë të shikojë Dash Shehin e Fatmir Mediun duke hyrë në Presidencë.

Unë këtej bëj thirrje për liri seksuale, ti del fytyrë ngrysur në TV, unë bëj thirrje për vende pune, ti na nxjerr Mediun, që dhe ata që punësoi në të zezë në Gërdec, i vrau, unë bëj thirrje për të vlerësuar intelektualët, ti pret Nard Ndokën…

Kjo nuk është e drejtë.

Të bëj thirrje të reflektosh, pasi unë nuk jam si ata.

Unë kam propozime serioze edhe për në Presidencë.

Përshembull do të propozoj të shpërndash këtë Parlament, se nëse nuk fitoj për kryetar bashkie, dua të kandidoj për deputet.

Po ashtu, mendoj se duhet të shpallësh dhe gjendjen e jashtëzakonshme, dhe të mos lejosh njeri të dalë nga shtëpia pas orës 8 në darkë.

Vetëm kështu do rritet aktiviteti seksual dhe do kemi një bum fëmijësh, pasi Shqipëria po thahet.

Kam dhe ide të tjera zoti president, por dua takim urgjent.

I zemëruar me ju,

Hazbiu!”

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Hazbi Kasaj i shkruan Metës: Kanceri mu në grykë, po s’më ftove dhe mua në konsultime”

  1. Ce says:

    Jo për konsultim është thirur strateg’ja ndërkombëtare, nderplanetare, kozmike e reformave në arsim të leshitdhise Kejdi dhembcakallja ,që është promovuar për deputete qysh në moshën 18vjeçare, por nuk ka mbaruar arsimin e lartë dhe ka vetëm gjimnaz me mesatare 6. Kjo deputete është krenaria e leshitdhise dhe Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë se ka drejtuar dhe haremin veror të Jales

  2. Protestuesi paqesor me bombe me vete says:

    Ka dhe ide te tjera, zgjidh prej nga e do…… Se paske kohe pa taku Monen dhe po flet percart .

  3. Evropa says:

    Hahahahaha
    Portokallia i vej anes kesaj perle. Te lumte Mero djali!

  4. lexusi says:

    Mos haroje pa thirur profesor Nerin , se dhe ai di te mallkoje , le te kendojne te dy ndonje duet !

  5. Pokeristi says:

    Pergjigje me se bukur per intelektualin Ceka-

  6. endriti says:

    O ordinere! Edhe ju te temes……….
    Dy dite me pare AV: D. Matlija, I ftuar ne nje emision, u shpreh qarte dhe shume sakte, per situaten.
    Lereni injorancen te shkelmojne shqiperine.

    p.s. Nuk ka ne shqiperi asnje jurist ne nivelin e z. Matlija.

  7. Fair enough says:

    Kishim nevoje per nje humor te tille. Faleminderit

  8. Jozef Radi (bab e bir spiun) says:

    Ky Hazbiu qënka si unë që jam spiun dhe hiqem mendimtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *