Bollino: Kërkon një datë të re të zgjedhjeve, presidenti e kuptoi gafën që bëri

12 Qershor 2019, 16:13Blog TEMA

Nga Carlo Bollino 

Pasi anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, sot presidenti Ilir Meta ka thirrur partitë politike për të negociuar një datë të re për zgjedhjet vendore.

Një lëvizje tjeter e papritur, e cila dëshmon kaosin që ka krijuar dhe rrëmujën me të cilën po lëviz. Në motivimet e dekretit të tij, që nga shumë ekspertë u gjykua si antikushtetues, Meta kishte shpjeguar se data e re do të caktohej vetem pas një marrëveshjeje mes partive për të dalë nga kriza.

Po çfarë kuptimi ka, atëhere, të flasësh për një datë të re sot, kur nuk ekziston ende asnjë marrëveshje për krizën? Vetëm dy ditë më parë, Lulzim Basha deklaroi se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje në asnjë datë, në rast se nuk jep më parë dorëheqjen kryeministri Edi Rama.

Është krejtësisht e qartë pra që, edhe sikur Meta të caktonte një datë të re për votimin, situata nuk do të ndryshonte nga 30 qershor, pasi Edi Ramës as nuk i shkon ndërmend fare të dorëhiqet.

Po si shpjegohet atëhere lëvizja e Ilir Metës?

Me sa duket presidenti e ka kuptuar gafën që bëri. Kushtetuta i atribuon atij faktikisht vetëm të drejtën e caktimit të datës së zgjedhjeve, por jo atë që të heqë datën e caktuar tashmë. Në rast se, me dekretin e tij të ri të së hënës Meta do të kishte vendosur edhe një datë të re, ndoshta dekreti i tij do të ishte më i lehtë për t’u mbrojtur.

Por inati dhe nxitimi me të cilët veproi, e kanë shtyrë të fshijë vetëm datën e vjetër, pa vendosur një të re dhe kjo e bën nul aktin e tij. Konsultimet e vonuara, të thirrura për sot, për rrjedhojë kanë si qëllim të vetëm që t’i vendosin një arrnë gafës së tij kushtetuese dhe ai të marrë vendim sa më shpejt për një datë të re për zgjedhjet administrative, e cila ka mundësi të ishte në shtator.

Por konsultimet e Metës janë të destinuara të dështojnë pikërisht sepse janë të vonuara: në fakt PD-ja nuk do të japë asnjë datë pa dhënë dorëheqjen Edi Rama. PS nuk do të japë asnjë datë duke konsideruar se data 30 qershor është akoma e vlefshme.

Pra konsultimet do të deshtojnë dhe Presidenti ose do të pranojë se është zënë ngushtë në një cep, ose do të fiksojë një datë të re duke vepruar përsëri sipas kokës së tij, sërish në shkelje të Kushtetutës.

Një lëvizje, e cila i shton kaos kaosit dhe që demaskon në mënyrë përfundimtare arsyen e vërtetë që ka shtyrë Ilir Metën të çdekretojë datën e 30 qershorit: të godasë Edi Ramën, duke i anuluar datën e 30 qershorit të cilën kryeministri e ka mbrojtur vazhdimisht; t’i japë një dorë opozitës në përpjekje ta bëjë të hyjë sërish në lojë pas vendimit veteravasës për të mos marrë pjesë në zgjedhje duke i dhuruar 61 bashki socialistëve; t’i rijapë rol Presidentit që në këtë krizë ishte gjithnjë inekzistent dhe të ndihmojë LSI-në e tij e të gruas së tij që të dalë nga humnera e padukshmërisë, në të cilën tashme ka rënë.(shqiptarja.com)

13 komente në “Bollino: Kërkon një datë të re të zgjedhjeve, presidenti e kuptoi gafën që bëri”

  1. ermiri says:

    Pak e sakte. Bravo Carlo.

    1. ec aty says:

      Ilir Meta e ka nje mundesi te caktoje nje date te re per zgjedhjet vendore! Te caktoje perseri daten 30 qershor, me nje dekret te ri, qe c’dekreton c’dekretimin ? ? ?

  2. Virusi says:

    Sakte. Do caktoje nje date tjeter, per te krijuar nje konflikt datash. Eshte I djallezuar.

  3. Fredi says:

    Do të shikojmë shumë shpejt se konsulta me partitë politike për të caktuar një datë të re zgjedhjesh nuk do të funksionojë.
    Partia Socialiste nuk do të marrë pjesë, përndryshe i duhet të vetëshkrihet, për shkak të betimeve të mëdha që ka bërë dhe sigurive që ka dhënë për zhvillimin e votimeve më 30 qershor!
    Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë sepse nuk mund të shkojë në zgjedhje me E. Ramën kryeministër dhe këtë e paraqesin si një kusht të panegociueshëm!
    Në këto rrethana na del se “zhdekretimi” i zgjedhjeve të 30 qershorit prej I. Metës:
    1) ose është lojë për ta futur vendin në kaos, duke e ditur se zgjedhjet nuk do të bëhen, pasi marrëveshja politike për to nuk ka asnjë shans të realizohet. Dhe kjo është SHKELJE E RËNDË E KUSHTETUTËS, pasi ka për synim ose sjell si pasojë tjetërsimin e rendit demokratik dhe zëvendësimin e tij de facto me një rend pothuajse monarkik.
    2) Ose arsyetimi dhe aftësia parashikuese e juristëve, që kanë “ndihmuar” presidentin për të marrë këtë vendim, është për të qarë hallin dhe për të vënë vajin: analfabetizëm dhe injorancë e gjallë!
    Si të mos kërkojë njeriu të ikë nga ky vend?! Por nuk mund të thuhet kurrë se fajin për një gjë të tillë e paska Rama! Jo, aspak!

  4. NNP says:

    E qarte si drita e diellit. helpra gjuan gjithmone ne erresire .si lesheli-ja

  5. Korabi says:

    Per mua si qytetar, shtyrja e zgjedhjeve i cel rrugen anarkise. Anarkise ,sepse me von ,pas dy vjetesh ,apo kater vjetsh,kur do te jete e nev ojeshme per te votuar votuar ,do dali nje force politike qe te kundershtoi.Athere c’do te behet? Do thuhet se nuk ka rendesi kushtetuta, nuk ka rendesi se presidenti qe caktoi daten. Une me militantet e mi filloi shashkat, kapsollat,e molotovet.,deri sa t’me plotesohet qefi mua.
    Po edhe nese presidenti nuk i shtyne zgjedhjet sipas deshires se nje force politike,ajo mobilizon militantet dhe fillone ngritjen e barikadave neper qendrat evotimit,pra prish zgjedhjet… KU vemi ?
    Supozojme se presidenti beri mire qe anulloi daten e zgjedhjeve , po cili ishte rezultati ? Zero. Opozita nuk hyne ne zgjedhje. Ajo do t’i plotesohet teka,ashtusi e cilesoi presidenti,po nuk e theksoi se cila ishte teka e opoites. ,por dihet : Largimi patjeter i kryeministrit ….
    Gjiyjashtu presidenti nuk foli fare dhe per ngritjen e “cetave ” si gardistet e kuq ,po keta tanet do kene nga nje shirit blu apo te bardhe. Pra organizimi i nje kryemgritje pundra rendit kushtetues. E per kete i nderuario president,i sili nuk na degjonte edhe nga veshet ,nuk u selelldise fare….. Ishte i kenaqur qe hante e pinte dreka e darka me opoziten e sidomos me Sali Berishen… Ku ishe ,o president ? Hic gjekundi . C’farbere ? Nje vrime ne uje! “RRofte presidenti !”

  6. koci says:

    Një shkrim i mirë, shumë më i mirë se dhjetra të tillë i shumë “analistave” që “flasin” perfekt gjuhën shqipe.
    Big LIKE Bolino!

  7. Miku says:

    Erdhi ky fshatari nga Italia dhe na u be milioner me leket e shqipetareve,tani na ben moral per Ramen.Ku jane ata gazetare qe nuk ja cjerrin masken keti hajduti por e degjojne disa here ne dite jep intervista.Ky idiot do e shpetoje vendin tone,ik or mut andej nga ke ardhur po vazhdove ne futesh hunfet kudo.Beje nke hete trasparente pasurin tende.Erdhe pa brek dhe u bere milioner.

    1. kola says:

      E mer Mik qe te ka thare trute Berisha e flet si ai. Fjale gjithe urrejtje, racizem e shpifje dhe pa argument. Mos ja qaj hallin fshatarit nga Italia po merru me veten se paske merdhif perfundimisht

  8. katarakti says:

    Dhe duke qene se nuk do te jete ne gjendje te caktoje nje date te re zgjedhjesh, (veçse nëse vendos me koken e vet) Ilir Meta ka mundesi qe ose te shperndaje parlamentin dhe te vendose per zgjedhje te reja parlamentare dhe lokale ne te njejten dite, ose do te gjeje shkak per te dhene doreheqjen. Dmth do ta rendoje edhe me shume situaten e pergjithshme ne vend.

  9. rexha 10 says:

    PSE ISHTE KY PRSIDENTE .MONIKA I GJUJTI ME KEPUCE KRYEMINISTRIT .PORE TE PROVONTE ME BERISHEN TE NJEJTIN VEPRIM ,DHE DO E SHIHNIT SE KU DO TE PERFUNDONTE KURE TE DILTE ME KARROCE PER SHETITJE.FAVORIZOI GRUAN E TIJE ,DHE SHKATRROI LESHE E LINE ME DOREN E VETE. DUKE U HEDHUR HU ME HU ,NJERI DO I HYNTE O GRUASE SE TIJE OSE VETE PERSONIT NE FJALE , PASHAIT TONE PRESIDENTI.
    THUTHUQET E PEDES JANE BERE SI NJE BANDE RRUGACESH ,SI PUNA E QENEVE TE RRUGES.E KTHYEN NE NDESHJE FUTBOLLI DEMOSTRATAT E RRUGEVE,KU SOLLEN VETEM SHKATRRIME.

  10. Joni says:

    Te lumte Z. Bollino.Ju keni kapur thelbin e ceshtjes.Per deri sa opozita nuk futet ne zgjedhje me edi ramen ckuptim ka shtyrja e zgjedhjeve. Presidenti del lakuriq. Turp.Turp.Turp.Flm Z Bollino dhe naten e mire.

  11. Lexuesi says:

    Respekt Carlo!Je nje gazetar i mirefillt pavaresisht kazanit e te rrethon!Je figura model e gazetarise qe duhet te ishte ne kete vend,ku fatkeqesisht numuroheni me kokra!Fatkeqesi!Je Ti,Baze,Minxhozi,Balla ,Kazhani ,ka qene dikur Thano qe eshte thare e bere thane,pasketaj shtypin mund ta permbeledhesh me nje fjale: kazan mediatik ku spikasin Qim Peket,Ylli Raqipet,Fatos Lubjana,Andi Bushati,Blendi Toptani e nje fare Gjeldeti pa permendur ato shushkat e ekraneve qe kakarisin sikur bota rrotullohet rreth tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje