Clinton: Ardhja në Kosovë, nder shumë i madh. Më kujtohen fytyrat tuaja para 20 vitesh, e dua këtë popull

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, në fjalimin e tij në ceremoninë e 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit, tha se “gjithmonë do të jetë nderi më i madh në jetë të qëndroj në Kosovë, në liri”.

Përpara liderve të vendit dhe qindra qytetarëve të pranishëm, Clinton shprehu dashurinë për Kosovën.

Mes të tjerash ish-presidenti u shpreh se kujtonte fytyrat e qytetarëve të Kosovës 20 vite më parë, ndërsa theksoi ndryshimet që janë arritur pas 2 dekadash.

“Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur i takova kur isha këtu para 20 vitesh. Pas 20 vitesh ju keni arritur të fitoni paqen. Mund të thoni nuk kemi bërë këtë, nuk keni bër atë, por kthjellohuni, prisn”, u shpreh Clinton.

Pjesë nga fjala e ish-presidentit:

Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur i takova kur isha këtu para 20 vitesh. Pas 20 vitesh ju keni arritur të fitoni paqen. Mund të thoni nuk kemi bërë këtë, nuk keni bër atë, por kthjellohuni, prisni. Muri i Berlinit ra dhe të gjitha konfliktetet e vjetra mbetën pas. Për një moment u mendua se do të ndodhte ashtu.

Mirëpo ka shumë pak fitore dhe humbje që janë të vazhdueshme në jetën e njeriut. Unë nuk kam dashur që shekulli i 20 të përfundojë si një ripërsëritje e rëndë e urrejtes të shekullit në fillim. U munduan ta ndalim dhunën në Bosnje, pastaj në Irlandën e Veriut, por në fund cdo gjë përfundoi a do të lejojmë Kosovën në një pastrim etnik. Të gjithë thonin se është vend i vogël. E keni parë dronin që filloi shërbimi këtu. 

Është një kohë e re tani. Kosova për botën SHBA, ishte më e madhe se urrejtja. Prandaj para se të mendoni për çfarë duhet të bëhet jeni falenderues se në udhëtimin këto 20 vite të fundit pjesët janë mbledhur, paqja është mbajtur. Kjo është kredit i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Tani NATO ka qenë triumf i asaj që funksiononte më së miri në botë. Ditën që keni shpall pavarësinë, keni krijuar drejtësi, jeni një ndër 4 vendet që keni përjetuar rritje ekonomike. Duhet t’ju lavdërojmë për këtë, natyrisht duhet të bëni më shumë.

Nuk mund të them se cfarë do të bëhet për të tejkaluar sfidat, është puna jua. Kur e bëjmë këtë e 10 vite. Nëse ende jam gjallë duhet tju shoh duke brohoritur për kosovarët që kanë arritur suksese. Shihni gjithçka ka të bëjë me të ardhmen. Një falenderim të veçantë për misionet diplomatike edhe të vendeve të tjera.

Unë jam pro migrimit por dua që çdo person i vetëm në këtë vend që të ketë mundësi të barabartë për të qendruar këtu, për të ndërtuar të ardhmen këtu. Zoti ju bekoftë!

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Clinton: Ardhja në Kosovë, nder shumë i madh. Më kujtohen fytyrat tuaja para 20 vitesh, e dua këtë popull”

  1. jon says:

    Bill duhet te kujtosh shprehjen nje presidenti tjeter. You can fool all the people some of the time, and some of the people all the time, but you cannot fool all the people all the time. Abraham Lincoln. Familja me e korrutptuar presidenciale ne bote. Mendjen duhet ta kesh pasur ne ate kohe te Monica apo te miku yt i ngushte Jeffrey Epstein.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *