Deputetja e PS tregon çfarë do ndodhe nesër në Parlament: Nuk shkarkohet presidenti, ja detajet e procesit të nisur

Deputetja e PS, Mirela Kumbaro thotë se nesër nuk do të shkarkohet presidenti i Republikës, por  thjesht do të prezantohet një draft rezolutë, mbi të cilin do të debatohet.

Kumbaro tha se shkarkimi i postit të presidentit nuk ndodh në një ditë, por janë procedura të parashikuara nga rregulloret e Kuvendit dhe Kushtetuta.

Mirela Kumbaro: Nesër nuk ndodh shkarkimi i askujt, nesër propozohet një draft rezolutë, e cila në fakt përmban tema dhe pika të rëndësishme që do të ngjallin edhe për çka do të bëhet debati.

Do të jetë një debat intensiv dhe pastaj gjithë proceset e tjera do të ndjekin logjikën e tyre.

Ajo që është e rëndësishme nesër është që në foltoren e Kuvendit të diskutohet gjerë e gjatë dhe përballë publikut të gjitha kontestimet që PS ka lidhur me veprimet e fundit të Presidentit.

Pyetje: PS ka nisur edhe mbledhjen e firmave për kërkesën për shkarkimin e Presidentit, tani çfarë ka ndodhur, ka një lloj tërheqje apo kjo procedurë do të vazhdojë?

Mirela Kumbaro: Jo nuk ka tërheqje, ka një proces. Edhe sikur të ishim në një situatë hipotetike apo edhe letrare po të doni shkarkimi i postit të presidentit nuk ndodh në një ditë.

Janë procedura të parashikuara nga rregulloret e Kuvendit dhe Kushtetuta dhe do të ndiqen ato hapa.

Ajo që ndodh nesër është debati parlamentar që do të ketë si bosht kryesor gjithë platformën e parashikuar nga draft rezoluta.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Deputetja e PS tregon çfarë do ndodhe nesër në Parlament: Nuk shkarkohet presidenti, ja detajet e procesit të nisur”

  1. ¬ says:

    Kemi një princ parazit., përse jo dhe Presidenti. Të huajt e kanë izoluar, PS e kundërshton në çdo fjali, opozita s’është dakord me të, ndërsa familja e tijë ka dy javë që s’do t’ja dijë se kush është.

  2. julio says:

    Keshtu si e keni nisur ju, ne kete vend do bejne qefe ata qe vrasin, ai, qe ben shantazhe dhe ai qe ben dashuri nepermjet mesazheve. Kjo eshte Shqiperia, ku ka vend boll edhe per injorantin te jete ne parlament, edhe per frikacakun kur duhet te mare nje vendim,, ju hyni tek ky i fundit, zotin jua luajne. Nderkohe qe bota ju thote se ja ujku, ju prape mbas gjurmeve, prandaj dhe vazhdojne te jene dhe kerkojne te marin pushtet ata qe ju çdo 21 janar, vendosni lule ne kujtim te vrareve, por nuk eshte kjo, njerezit jane ngopur me demagogji, duan drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X