Ditmir Bushati: PS mbetet e vetmja alternativë serioze për drejtimin e vendit

Nga Ditmir Bushati 

Partia Socialiste është pasuri kombëtare e gjithë shqiptarëve sepse ajo është e vetmja forcë politike që ka pësuar transformim të natyrshëm që nga themelimi i saj.

Progresiste në frymë, perëndimore në mbrujtje dhe patriotike në formim, Partia Socialiste mbetet sot e vetmja alternativë serioze për drejtimin e vendit tonë.

Por, procesi i evolucionit në mënyrë të pashmangshme ka edhe deformime apo frenime të mundshme, nga të cilat duhet të ruhemi, që përparimi të mos kthehet në vendnumërim, shpresa të mos kthehet në dëshpërim dhe e ardhmja e shqiptarëve të mos jetë jashtë, por brenda vendit.

Garancia më e mirë për këtë është familja e madhe socialiste, kjo shumicë e heshtur, shpesh e harruar, por e padiskutueshme e këtij vendi, e cila gjithmonë ka treguar që është forcë shtytëse e progresit.

Në vitin 2019 është e vështirë të flitet më për ndasi monokromatike e majtë-e djathtë, por për modele qeverisjeje që sjellin mirëqenie për qytetarët.

Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë, kontributin dhe eksperiencën e trashëguar që nga themeluesit e saj, sikundër burimet e pashtershme njerëzore që të hyjë në historinë e pluralizmit shqiptar si forcë politike e cila qeveris për të gjithë, që shtet-bërjen e konsideron mision në bashkëpunim me të gjithë shqiptarët, dhe premtimet nuk i ka për të përcjellë, por për të përgatitur një të ardhme të denjë për shqiptarët.

Ne socialistët dhe progresistët kemi përgjegjësinë për të konsoliduar rrugën e ndërtimit të Shqipërisë Europiane. Një Shqipëri që bazohet tek ekonomia e dijes, por dhe që mendon për të pamundurit.

Një Shqipëri që bazohet tek kapitalizmi progresiv që krijon mundësi për të gjithë, pavarësisht prejardhjes dhe statusit në shoqëri. Një Shqipëri solidare e dinjitoze në rajon dhe kontribuese në arenën ndërkombëtare. Një Shqipëri për gjeneratën e re, e cila është e etur për zhvillim dhe progres.

Gëzuar ditëlindjen Partia Socialiste e Shqipërisë! 🌹

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Ditmir Bushati: PS mbetet e vetmja alternativë serioze për drejtimin e vendit”

  1. Akademiku nga Shkodra says:

    Cudi si nuk thua asgje per ate letren me vule, qenka e vertete!!!
    Nuk e besova, ahtu si nuk besova mallkimet e qoftelargut Neritan, po perderisa nuk permend fare kjo tregon se cfare lepuri je. I tille ke qene edhe kur punoje te Ermelinda Meksi te njihnin te gjithe, hizer e nje djale shume mendjemadh.
    Nqs ka bere Edi Rama gabime e qe sot ja permendin eshte qe te ftoi ty ne qeveri, Saimir Tahirin e sidomos llaskalin e anglishtes Arben Ahmeti, nje njeri me moral rrugaci. Keto jane gabime dhe kosto per Edi Ramen ne radhe te pare por edhe per PS.
    Tani na tregon ti pordhac i vogel PS.

  2. Edi says:

    PO LETRA SEKRETE DREJTUAR ILIR METES CFARE ALTERNATIVE ESHTE ?

  3. Antoine says:

    Akademiku ti thua beri gabim per Saimir Tahirin. Une them jo nuk duhet vene bashke me keta te dy se Saimir Tahiri per asnje moment nuk e hodhi postte Edi Ramen dhe kete e them me bindje te plote.
    Kurse nuk ke permendur Niko Peleshin, katundarin e Korces.
    Keto jane gabimet e Rames, u mbeshtet te karafilat pa pervoje qe tani mundohen ta pengojne.
    Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *