E PLOTË/ Delegacioni i deputetëve të Bundestagut "vulos" fatin e zgjedhjeve: Të bëhen më 30 qershor, opozita e ka kthyer në sport bojkotimin e institucioneve

12 Qershor 2019, 15:21Politika TEMA

Delegacioni i deputetëve të Bundestagut që kryesohet nga Josip Juratovic dhe anëtarë të tjerë të  Bundestag-ut mbajtën një konferencë për media ku dhanë mesazhe të qarta për krizën politike në Shqipëri.

Kryetari i Grupit Parlamentar, Juratovic u shpreh se zgjedhjet duhet të zhvillohen më 30 Qershor siç e parashikon Kushtetuta.

Ndër të tjera ai u shpreh se në “Shqipëri ka krizë politike apo jo, këtë do ta përcaktojë e ardhmja”.

Gjithashtu ai sqaroi se delegacioni nuk mund të takohej me opozitën jashtë parlamentit duke dënuar bojkotimin e institucioneve. Diplomati i lartë e cilësoi një “sport” për shqiptarët bojkotimin e institucioneve nga ana e opozitës.

Per zgjedhjet vendore a duhet te repsektohet vendimi i presidentit? A duhet te anullohen zgjedhjet nese do mbahen a do te pranohen?

Ne fakt nuk e konsideroj si kompetence e imja, se eshte politike e brendshme. Nga diskutimet e brendshme kam mundur te kuptoj qe ky vend ka nje Kushtetute, dhe Kushtetuta eshte baza…

Edhe ne Gjermani eshte e njejta gje, Kushtetuta eshte baza e cdo strukture shoqerore.

Nese kushtetuta parasheh qe duhet te zhvillohen ne nje moment kohor, atehere duhet te zhvillohen ne kete moment.

Dhe kete mund ta vendosin te zgjedhurit, te bazuar ne Kushtetute. Parlamenti eshte organi me i larte i nje vendi, si organ perfaqesues. Kjo eshte ideja qe kam une per situaten politike ne vend.

Procesi zgjedhor parashikon konkurrencen midis partive politike. Secila parti ka te drejten e saj per te marre pjese apo jo, dhe jane zgjedhesit qe vendosin.

Mendoj qe zgjedhesit ne Shqiperi jane te mire-informuar per ate qe duan, apo jo.

Nese kjo eshte nje krize politike apo jo, e trgon e ardhmja.

Ne pergjithesi jane parlamentet qe vendosin per çeljen e negociatave. Kemi nevoje te mbledhim sa me shume argumente per te bindur keto vende, qe Shqiperia eshte pjese e BE.

Por duhet te flasim hapur, qe jo te gjithe qytetaret ne BE jane entuziaste per nje zgjerim te mundshem te unionit.

Por edhe ne rajon e gjeni kete gje. I referohem atyre qe kane droje per kapitujt 23&24.

Gjithmone kam thene qe integrimi ne BE ofron nje mundesi te metejshme per demokratizimin e nje vendi dhe nje forme shperblimi per angazhimin.

Gjithkush qe pengon procesin e integrimin pengon demokratizimin e vendit dhe te tille ka shume.

Thirrja ime ndaj demokrateve, atyre qe besojne ne demokraci, eshte te ofrojne shembuj pozitiv per te pasur sa me shume argumente.

Ne nje Europe te tille eshte me e rendesishme qe ne demokratet t’i qendrojme besnik vlerave tona.

Perse nuk keni takuar opoziten dhe presidentin? Kur flisni per penguesit e integrimit i referoheni politikaneve shqiptare?

Ne programin tone te vizitave, pjesa e pare ishte e perqendruar te kontaktet me perfaqesues te Parlamentit, ku ishin perfaqesues edhe te opozites.

Mund te them qe kane qene perfaqesues te opozites shqiptare, dhe une nuk mund te kerkoj ende parti ku mund te flas.

Parlamenti eshte organi me i larte i nje vendi. Sigurisht qe gjithkush mund te beje proteste, por bojkotimi i Parlamentit eshte bojkotimi i demokracise.

Per mua Parlamenti ka te njejtin shenjteri si Kisha, si besimtar  qe jam.

Kam pershtypjen qe eshte kthyer ne nje sport te dashur per shqiptaret, qe kur nuk me pelqen, mund te bojkotoj institucionet.

Ne rajon p.sh, per te marre fondet zhvillohen zgjedhjet, por nuk arrihet ne formimin e qeverise.

Reforma te caktuara jane legjitime dhe duhen te ndermerren nepermjet Parlamentit, perfshirjes.

Te rinjte jane te rendesishem. Kur demokracia vihet ne loje ne kete menyre, rinia humb besimin ne demokraci.

Dhe mund t’ju them mire qe ajo qe ndodh, eshte qe demokracia shkaterrohet dhe shoqeria radikalizohet.

Per sa i perket pyetjes se dyte, ne lidhje me penguesit, nuk dua te perjashtoj askend. Duke qene se kam eksperience ne rajon, ne Kroaci, pas fillimit te impelementimit te kapitullit 23 dhe 24, kryeministri i vendit u denua dhe u fut ne burg.

Avancimi ne reformen ne drejtesi dhe luften kunder krimit te organizuar jane thelbesore. Celja e negociatave duhet te nise me kapitujt 23& 24.

Thate qe ne 30.06. 2019 duhet te zhvilluar zgjedhjet. Kemi 2 pale, nese ne 30.06.2019 zhvillohen zgjedhjet, kush do ta mbaje pergjegjesine per perplasjen qe mund te ndodhe?

Sigurisht qe konfliktet e mundshme, jane pjese e kultures politike te vendit.

Une personalisht nuk jam askush qe mund te jap rakomandime, eshte vendi juaj dhe nese do te kete zgjedhje sipas percaktimeve kushtetuese, duhet te vendosin shqiptaret.

Zgjedhjet jane proces konkurrimi dhe pres qe partite te marrin pjese.

Bindja ime eshte qe populli shqiptar di mire cfare deshiron. Shqiptaret duan integrimin europian, por duan edhe dicka tjeter, duan vende puna me te mira, arsimi, infrastrukture me te mire, te cilat duhet te jene pjese e debatit parlamentar.

Une mund ta perfytyroj mjaft mire si nje burre i moshes time shikon femijen e tij te detyrohet per keto arsye te braktise vendin.

Politika dhe partite politike duhet te perballen me keto ceshtje. Ne te gjitha kryeqytetet e rajonit, ne Berlin apo Paris, e shikojme nje situate te tille.

Detyra kryesore e politikaneve eshte te perballen me keto probleme dhe te mos perdorin tymosese ne rruge per te arritur qellimet.

16 komente në “E PLOTË/ Delegacioni i deputetëve të Bundestagut “vulos” fatin e zgjedhjeve: Të bëhen më 30 qershor, opozita e ka kthyer në sport bojkotimin e institucioneve”

  1. Populli says:

    OPOZITAR I VINI GISHTIN KOKES.MBI SHPATULLA DHE JO KOKES SALILULELIKEMON IK.

  2. Sqepari says:

    Mire – mire, po cfare thote Paloka? Ja, do ta thihni thfare ka per thene ketyre gjermanve ky demua!

    1. Europiani says:

      Vari Paloqet thapathuqit te bandes kriminale vicidoliste.

  3. west bromwich albion says:

    Cbohet me kshu ,, qeka i komunist ky qe se paska shokun !!!

  4. NNP says:

    Kaq e pat dhe ky b/president………………

  5. Uo says:

    Meta meta si uje I qelbur qe ka keneta……I pelqen ngjala….do haje ngjalen nga populli dhe monike bastarde…..

  6. Kuq e zi says:

    Z.mere e di mir qe kta mund te japin vetem keshilla dhe mbeshtetje politike
    Ata vulosin vetem daten e bisedimeve me be
    Lojrat me rama,meta,basha,berisha nuk i dine ata eshte pjelle e jona

  7. KATHARSIS says:

    Gjthe Europa eshte komuniste,vetem salilushi demokrat.

  8. demokrati says:

    Ja busulla qe duhet te kete Pd.

  9. lagja.brrakes says:

    Po kto vin njeni e thot te pjekme tjetri e thot te djegme. Ime vendimi qe ska zgjedhje u ka more se ka bo dekret presidenti venit. Me sa pare men thot ky ky bojini me date 30.
    Shqiptaret ti zgidhin vete problemet.
    Kto vin e japin men ka i one ka ona tjeter Tusk thote ska hapje negociatash.
    Hajde gjeje Evropin

    1. Brrakaxhiu Bezistanit says:

      Hala se paske marr vesh ti qi ai dekreti kok lopes doli huq. Zene se se ka bo fare, po qe per hesap t’zgjedhjevet. Po qe per hesap t’atij vete, ai e ka ba qi t’iki per lesh.

      Car po na ban kshu e brrakaxhi elbasoni?!

  10. Jimmy says:

    Sales,Metes,Lulit e te tjere plehra nuk ju ngelet gje vetem te shkojne te takojne inspiruesin e tyre….Vladimir (Ilic) Putin.

  11. 19 says:

    O lagjia e brrakes nuk eshte tem per ju jevgjiterit kjo eshte per pytetaret jo per maloket dhe per ju evgjiterine .

  12. mirel says:

    EDI RAMA TE URREJ,,,TI JE NJE FRIKACAK,,MENJEHERE SAPO META SHPALLI DEKRETIN PER ANULLIMIN E ZGJEDHJEVE DUHEJ TE KISHE ARRESTUAR KETE PRESIDENT PALACO……

  13. Vaso Pasko says:

    SHUME MIRENJOHEJE ZOTERINJVE DEBUTET TE BUNDESTSGUT PER FISNIKERIN E TYRE. PA ANESI DHE ME SHUM QELLIM TE MIR PER SHQIPERIN DHE SHQIPETARET. PO TANI A DO GJEJ VRIM MIU TE FUTET SALIU ME VEGLAT E TIJ QORRE QE JAN BER ME KEQ SE KARRNAVALET E KORCES?

  14. zhuk kellira Alibeaj says:

    Guxon dhe ky gjermani te kritikoje vendimet e like koketulit dhe te hollandezit lyl! Te shikoje ai se c’do ti punoje Palok-kari ,Vasil bythe-eri , Ylli ndricues i Leshelise apo ndonje thjeter mosketjer i dy bandave politike te ketij vendi!Qe te mos guxoje te hape me gojen.Apo jo palok-truthari?!Pa shikojeni njehere kete pune dhe me vasillaq leshin,se s’jane mire punet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje