Fatos Malaj, shqiptari që kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 korrikut në Athinë

Atë tashmë e njeh shumëkush. Në Greqi, natyrisht, por edhe në Shqipëri e kudo ku ka shqiptarë. Fatos Malaj ka marrë përsipër të zgjidhet deputet në parlamentin grek.

Një gjë që as që mund të imagjinohej veç pak vite më parë. Një mision i vështirë, por jo i pamundur.

Por mbi të gjitha, një shenjë mjaft e qartë e nivelit të integrimit që kanë arritur shqiptarët në Greqi pas gati tri dekadash të pranisë së tyre në vendin fqinj. Integrim ekonomik e social në radhë të parë, por tash së fundi, edhe politik, pasi rreth 200 mijë qytetarë të ardhur si emigrantë nga Shqipëria morën nënshtetësinë greke.

Në zgjedhjet e majit 2019, për parlamentin europian, por edhe për bashkitë dhe periferitë, kandidoi një numër rekord shqiptarësh. Kush jeton në Greqi, e ka të qartë se partitë politike greke nuk i përfshinë shqiptarët në listat e tyre vetëm për të marrë votat e bashkatdhetarëve. Por i përfshinë edhe si përfaqësues të një komuniteti që konsiderohet si faktor i rëndësishëm ne jetën ekonomike dhe asociale të Greqisë, me kontribute tashmë të njohura e të pranuar publikisht edhe nga vendasit.

Një nga shprehjet më të kristalta të këtij faktorizimi është Fatos Malaj, i cili kandidon në zonën e parë të Athinës me partinë Lëvizja për Ndryshim (KINAL), dhe beson se do të zgjidhet deputet në parlamentin grek që do të dalë nga zgjedhjet e 7 korrikut 2019.

Ky besim në radhë të parë buron në vetë potencialet profesionale, politike dhe sociale që disponon, por edhe në shpresën se mjaft shqiptarë, që votojnë në Athinë A, do t’ia japin votën bashkatdhetarit të tyre.

Nëse shqiptarët votojnë Fatos Malajn, kjo nuk do të jetë votë patriotike, dhe as bamirësie.  Nëse Fatos Malaj arrin të zgjidhet deputet në parlamentin grek, ky do të jetë akti që “betonon” faktorizimin e shqiptarëve në Greqi. Do të jetë dëshmia më e mirë se komuniteti shqiptar jo vetëm ka zë, por di edhe ta thotë ashtu siç duhet fjalën e vet.

Le ta shohim në mënyrë krejt pragmatiste: Nëse komuniteti shqiptar arrin me votën e vet të zgjedhë një deputet në parlamentin grek, vëmendja që shteti dhe shoqëria do të tregojnë ndaj komunitetit tonë, do të jetë maksimale dhe shumë e rritur cilësisht. Kaq e thjeshtë!…

Po kush është Fatos Malaj. Me origjinë nga Delvina, u vendos në Greqi në mesin e viteve 1990-të, duke sjellë me vete jo thjesht ëndrrën për një jetë më të mirë. Ndryshe nga shumica e bashkatdhetarëve, ai kishte synime ambicioze, nuk donte të ishte një anonim ndër mijëra shqiptarët që kishin vërshuar në Greqi. Donte të ishte i barabartë mes të barabartëve.

Dhe ia arriti të fillonte punë si ndërmjetës ndërkulturor në qendrën e shërbimit të emigrantëve në Athinë. Një punë që e ka “pasuruar” Fatosin me përvoja të larmishme, ku më e vyera është kontakti i drejtpërdrejtë me njerëzit dhe hallet e tyre. Sqarojmë se ndërmjetësi ndërkulturor është “ura lidhëse” ndërmjet emigrantit dhe administratës. Ai ka për detyrë të komunikojë me emigrantët që paraqiten për t’u pajisur apo për të rinovuar me leje qëndrimi; u shpjegon procedurat, i orienton dhe u jep zgjidhje për problemet që kanë.

Kjo përvojë është pasqyruar në dhjetra ndërhyrje këmbëngulëse që Fatos Malaj dhe organizata që ai themeloi e drejton “Arogi – Përkrahje”, kanë bërë sidomos ndaj ligjvënësve, duke arritur jo pak herë përmirësime të dukshme të legjislacionit dhe procedurave që zbaton shteti grek për emigrantët.

Prandaj, gjatë këtyre ditëve që sapo ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet e 7 korrikut, Fatosin e ndalojnë në rrugë njerëz të ndryshëm, jo detyrimisht shqiptarë, por edhe afganë, pakistanezë, indianë. I shprehin përkrahjen dhe, kush ka të drejtë vote, edhe mbështetjen e tyre. Në shenjë dhe të falënderimit për atë çka Fatos Malaj ka bërë gjithë këto vite për ata të gjithë, pa përjashtim…

 

 

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Fatos Malaj, shqiptari që kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 korrikut në Athinë”

  1. FIX316 says:

    Shqiptaret ne Greqi kane ndjere vetem doren e ngrohte te SYRIZA,dhe te askujt tjeter.N.q.s. zoti Malaj do te ishte kandidat me te,do t’ja jipja voten me gjithe zemer.

    1. Hoxh Armandi says:

      Ky duhet te pagezohet urgjentisht. Parlamenti grek nuk eshte xhamia e namazgjase!!

    2. theatrical says:

      nje shqiptar ne politiken greke,o do behet me grek se greket pra anti-shqiptar,duke i fryre vazhdimisht fyellit me vorje epir,ose ne te kunderten do e largojne nga politika e me keq,tja gjejne anen,ta helmojne a ta vrasin,
      sido qe te jete,ky Fatosi(Photaqi ne greqisht) as nuk ul dhe as nuk ngre gje,qofte ne raport me situaten e emigranteve shqiptare ne Greqi e qofte nga pikepamja e mardhenjeve mes dy shteteve tona..
      Greku ka qene dhe mbetet armik i betuar i kombit shqiptar…te jemi realiste

  2. Νικολης says:

    Mission impossible Fatos ne Greqine e sotshme , e cila nuk eshte e gatshme te zbatoje Legjislacionin Europian sepse ne Europe ka kembet dhe jo koken.

  3. Flutura says:

    Ok, ashtu eshte, nuk e di cfare force perfaqeson partia e Fatosit. Uroj te fitoje.

  4. Xhenerik` says:

    Fix316 Ca ka SYRIA per emigrantet shqiptare? I dha nenshetesine? Mbi cilin ligj u bazua? Ke dore te ngrohte kane ndjere? Doren qe hoqi lejet e qendrimit 10vjecare, doren qe hoqi ligjin qe thoshte se ne rasT se nje emigrant ka pasur 5 vjet leje qendrimi ne 10 vjecarin e fundit por per nje arsye i kan humbur ate mund te marrin prap? Kjo e fundit dogji te gjithe emigrantet qe ishin larguar nga Greqia ne Shqiperi per shkak te krizes ekonomike? Per kete dore te ngrohte e ke fjalen? Apo per SYRIZEN qe nen qeverisjen e saj u shpartalluan te gjithe sherbimet e emigrantit dhe per te njxerre nje leje qendrimi do 6 muaj dhe mbi 2 vjet e gjysem per nenshetesine….A PO harrova per SYRIZEN qe propozoj ligj qe kujt personi i hidhet poshte leja e qendrimit, per te bere rishikim te saj duhet te paguaj 100 euro!!!! SA NE KOHEN E SAMARAS shokuuu as ne ate kohe nuk ka denegruar kaq shume sistemi i emigracionit ne Greqi.
    Nese nje parti ne Greqi mund te krenohet se ka bere dicka per emigrantet ajo eshte Pasoku. Pasoku solli ne 2010 ligjin per nenshtetesine, pasoku solli ligjin per gejneraten e dyte etj etj.

    Dhe dicka tjeter, mos u fanatizoni dhe beni partiak. Fatos Malaj eshte kandidati i pare shqiptar ne Greqi. Mbas 30 vitesh kemi arritur me ne fund qe nje person te marre guximin dhe te bej hapin e madh drejt integrimit te plote. Ne vend te shikoni pemen (partine) shikoni pyllin (kandidimi i nje shqiptari ne Greqi) Boll u morret me parti. Me mire te jete nje ze i joni ne Parlament, sesa fare. Nga 0 qe je tani te shkosh te 1 eshte hap i madh.

    1. beni says:

      Kane ndjere doren e ngrohet te priftit

  5. Mutdhënës says:

    Integrimi i Shqipetareve ne Greqi? Po Greqia eahte Shqiperi, kjo eshte e drejta jone.

  6. shamikuqa says:

    shum reklama po i beni,,ketij njeriu o z,gazetar,,po ta shofim do mundet te marr 1% te votave,,,,me ate parti qe esht regjistruar,,,,se edhe ti si gazetar duhet te marresh me shum ,,informacion,,,qe te gjith shqiptaret e moren pashaporten vetem nga,,,SIRIZA E CIPRAS,,,dhe keshtu te tre femijet e mi voten do ja japin CIPRAS DHE,,,shum shqiptar do votojn ,,sirizan,,,,,,,,ju gazetaret duhet te merrni me shum formacion jo shkruani si te doni per 300 euro

  7. NDRYSHE says:

    Bashkohem me “shamikuqen”dhe bej cudi qe haroen te mirat e Cipres ! Kushtet shokuu detyrojn shpesh qeveri te marin masa sepse ne rastin e Sirizes Greqia u mbush me refugjat si asnje her tjeter !Shko dil ne qender te Athines e te shofesh nese flitet greqisht ! Sa shqiptar jan ber problem hajduterie e krimi qe spo kan te mbaruar ! ! Natyrisht qe me vjen mir qe me ne fund te ket nje shqiptar ne parlamentin grek ,por kjo nuk don te thot “per hir te borzilokut te vaditet saksia ” Un skam simpati per kte Pasok sot dhe voten dua ta hedh ne Siriza sepse esht nje Parti e re ne fuqi, qe ka ber shum per ata qe perfaqeson megjith cka hoqi ne kte Greqi, qe e gjeti te mbytur ne borxhe nga ai Pasoku dhe parti e Samaras ! Siriza ka ndihmuar e po ndihmon vazhdimisht vec shtetasve te tij edhe emigrantet jo vetem ekonomikisht por edhe sistemin e saj mjeksor falas ! I rash shkurt e ne vija te trasha qe tju kujtoj se mirnjohja nuk shkulet leht nga ndergjegja jon dhe kuptoj shum mir dy nga komentusit me lart

  8. Pellazgos says:

    Shqiperia duhet te behet nje shtet Federal me Greqine,se jemi dy popujt me te Lashte te Evropes te ndare nga katoliket e Romes dhe myslimanet e Turqise.
    Vete emrat e qyteteve te ndertuara ne emer te Perendive te perbashketa Greke tregojne se bota na ka percare.
    Eshte fakt qe para Kastriotit qendra jone ka qene Kostandinopolis gje qe tregon qe te paret tane para Osmaneve,qitetit nga Cita italisht I thonin Polis.
    Priftit nga anglishtja Priest I thonin Papas,kemi Sali Protopapas.
    Ndryshe nuk do mbetet kembe njeriu ne Al-banistane.

    1. Shqiptaret e bardhe si bora nuk bejn “federate” me jevgjit e Anadollit dhe dhe arvanitet e pabese eshte e pamundur nga ana moralo-sociale

  9. Kasemi says:

    Une jam emigrant ne Athine, me leje qendrimi, pra, pa pashaporte greke. Per kete arsye nuk mund te votoje. Qe nje shqiptar kandidon per deputet ne Greqi, me gezon mjaft dhe po te kisha te drejten e votos, do t’ia jepja ketij Fatosit, vetem si SHQIPTAR!
    E keqja eshte, se per kete njeri kam degjuar te flasin keq. Nuk ka arritur te mbaroje as shkollen e mesme dhe e ka qare punen e sekserit, duke u zhvatur para shqiptareve per t’u mbaruar pune ne zyrat e administrates. Madje, para disa kohesh, ky Malaj, kishte postuar ne “f.b” – ne e tij nje foto te rreme, ku tregonte krahun e shtrire duke iu marr gjak per bamiresi. Krahu nuk ishte i tija. Mesa duket e kishte peshkuar ne internet.
    Gjithsesi, do uroja qe te jene goje te keqia, ato qe e ulin “deputetin”, megjithese une i njoh per goje te mira.

  10. Skrapari says:

    Vetem Cipras ka bere per te huajt.Kinali pasardhes i Pasokut zhvaste emigrantet per vite me radhe.

  11. Arifi says:

    Ndermjetes kulturor profesioni??? Pall ariu paska ber me 1 llaf. Tani do dhe deputet. Qenka puntor i madh ky

Comments are closed.