FSHF, a ke para për një përkthyes?

Pas Euro 2016 dhe arkëtimit prej 12 mln eurosh, u fol se Federata Shqiptare e Futbollit do të ngrinte një strukturë e cila do të ishte shumë më profesionale dhe serioze.

Por, siç duket, kjo gjë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por vazhdohet me metodat e vjetra, miqësitë, “blerje” të dështuara dhe sidomos mungesë vizioni.

E ndërsa sa i përket pjesës së organizimit ka rezerva, ajo që bie në sy është që pas De Biasit dhe pak Panuçit, pjesa e përkthimit të trajnerit të kombëtares është kthyer në një humor pa kufi.

Dhe, nëse gazetarët nuk do të kuptonin italisht, kushedi se çfarë “gomarllëqesh” do të shkruanin…

Ashtu si Panuçi, edhe Reja është acaruar. Pyetje të përkthyera gabim dhe pasoja me irritim.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *