Ilir Meta në konflikt interesi, neni 108 nxjerr nul 'dekretin' e presidentit

12 Qershor 2019, 09:28Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta prej dy ditësh në daljet para mediave ka deklaruar se mbron Kushtetutën,  duke pretenduar se me shtyrjen e zgjedhjeve po mbron të drejtat e qytetarëve.

Madje nxjerr një Kushtetutë-print, duke ftuar mediat dhe politikën që të lexojnë vetëm këtë variant, pavarësisht se vetë media dhe për lehtesi shfrytëzon faqen zyrtare të Presidencës për të marrë pasazhe dhe nene të Kushtetutës, si referenca për lajmet.

Por veprimi i presidentit, përveçse nuk bazohet në asnjë nen të Kushtetutës, është dhe konflikt i pastër interesi.

Mazhoranca mund të bëjë një padi në Gjykatën Administrative shumë shpejt dhe një ndër pikat që mund të rrëzojnë presidentin, është pikërisht ajo e konfliktit të interesit.

Vetë Meta dje në një konferencë shtypi tha se është vetëm Gjykata Kushtetuese ajo që mund të rrëzojë dekretin e tij. Por presidenti këtu gabon.

Por media botoi vendimin nr. 150 datë 16.06.2017 të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka të bëjë pikërisht me të njëjtën çështje.

Më 2017 Partia Forca Rinia ankimoi në Kushtetuese vendimin e Bujar Nishanit atëkohë President për të shtyrë datën e zgjedhjeve dhe gjykata mori një vendim që rrëzon Metën.

Në këtë vendim përcaktohet qartë se nxjerrja e dekretit për zgjedhjet është akt administrativ dhe aspak kushtetues.

“Në rastin konkret, Kolegji konstaton se akti ndaj të cilit është ushtruar ankim, dekreti i Presidentit të Republikës, i cili është një akt administrativ individual, pasi ka për objekt vetëm caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Për këtë arsye, Kolegji çmon se ky akt nuk hyn në juridiksionin e kësaj Gjykate por në juridiksionin e gjykatave administrative dhe për këtë arsye, kërkuesi nuk legjitimohet t’i drejtohet kësaj Gjykate me objektin sipas kërkesës”, thuhet në vendim.

Pra, Kushtetuesja e ka sanksionuar qartë dhe prerë se kemi të bëjmë me një akt administrativ dhe jo kushtetues.

Por nëse hapim Kodin e Procedurës Administrative të ndryshuar, neni 108 rrëzon presidentin, pasi me vendimin për të shtyrë datën e zgjedhjeve presidenti dyshohet se është në konflikt interesi.

“Akti administrativ është absolutisht i pavlefshëm në rastet e mëposhtme: b) është nxjerrë nëpërmjet mashtrimit, kanosjes, mitmarrjes, konfliktit të interesit, falsifikimit apo një veprimi tjetër që përbën vepër penale”, thuhet në nenin 108.

Neni 108 e ka cilësuar shumë qartë se një akt administrativ quhet nul nëse kemi të bëjmë me konflikt interesi.

Pyetja që shtrohet është: A është Meta në konflikt interesi në këtë rast? Nëse analizohet situata del qartë se kemi konflikt interesi.

Meta në dekretin që nxori për të shtyrë zgjedhjet argumentoi se e bëri këtë për të mos i mohuar opozitës të drejtën e pjesëmarrjes në votime.

Madje, ai nxori dhe shifra duke thënë se PD-LSI gëzojnë gjysmën e votuesve dhe ata nuk mund të jenë të papërfaqësuar.

Pra kemi një akt që i shërben opozitës, pasi e kërkonte dhe kjo e fundit shtyrjen e zgjedhjeve. Por kush është opozita?

Partia e dytë opozitare drejtohet nga bashkëshortja e presidentit, zonja Monika Kryemadhi.

Pra përmes shtyrjes së zgjedhjeve, presidenti i ka shërbyer partisë së bashkëshortes së tij.

Mund të thuhet me plot gojën se kemi konflikt interesi.

14 komente në “Ilir Meta në konflikt interesi, neni 108 nxjerr nul ‘dekretin’ e presidentit”

  1. Berti says:

    Te shkarkohet mor hajduti i mutit! Sa me dhpejt aq me mire per Shqiperine.

  2. 19 says:

    po amerika e ka fajin merni vendim per familjen e ktij mos te hyne me ne europ dhe amerike dhe mer fund hajduti dhe kurva moni

  3. fesi says:

    konflikt interesi!!! ahahahahahaha!

    shkelje e kompetencave kushtetuese jo???

    si thote presidenti? per te miren e popullit se dalin ne shesh ca lypsare me dy gishta?? po edhe nji koncert gabelash mbledh me shume kallaballik o president gjytyrym qe na dole me palaçolliqet e tua edhe me RR.K. ses Sali Berisha qe eshte rob me kartele. simbas ktyre presidentave kara-mahmud, edhe Grupi Dora do kerkoje nje dite zgjedhje simbas merakut.

    Me cilin faktor Apo miq te shqiprise na qenka konsultuar presi? me cilat parti? me cilat tryeza merret vendimi?

    Or halldup qe te ra ajo karrige nag qielli dhe ne vend te nderoje veten e ngjyeve me mut njesoj si paraardhsi jot, or president gojore.

  4. Republika parlamentare says:

    Shqiperia eshte Republike Parlamentare dhe jo presidenciale. Sovranitetin e ushtron Parlamenti ne emer te popullin dhe me delegimin e ketij, jo Presidenti.
    Neser keti trapit i mbushet mendja t i shpalle lufte Amerikes, se e genjen mendja qe komandon ai. Po as çelesat e kashtes nuk ka.
    Te vetmet kompetenca qe ka Presidenti ne republikat Parlamentare, (shih Italine, GjetmanineAustrine, Izraelin apo cilin shtet te doni) jane: te shperndaje parlamentin, kur nuk artitet shumica dhe te fiki dritat e te mbylli ujin kur del jashte

  5. Taraboshi says:

    Kyqifte qe ne martese eshte qiftii lidhur .jo mbi bazen e dashurise por mbi bazen e interesave familjare.

  6. As says:

    Ky shkrim po i afrohet disi te vertetes, ndaj duhet hulumtuar me thelle.

  7. John says:

    Po , ka konflikt intetesi! Ka mbrojtur Ramen si jugor, sense larg qofte te kishte patur qofte dhe nje viktime te vetme , te nesermen Rama ikte nga kryeministria partia e Shqiperia!

  8. Donald says:

    Dhe nese ka dale pertej kushtetutes pa e shkele ate, ka respektuar konventat nderkombetare mbi lirite njerezore, lirite politike e civile,.Ato prevalojne mbi kushtetute.Zbatimi direkt perben precedent te kendshem.Nese me urdher socialistet shkojne ne zgjedhje, demokratet jo atehere bie parimi i Fshehtesise se Votes.

  9. Agimi Diber says:

    Te shkarkohet menjehwrw dhe te arrestohet muti i mutave. Keto bejne keshtu vetem per te mos u realizuar reforma ne drwjtesi. Kur te filloi pune Amerika per ceshtjet e drejtesise si do ta argumentoi bllokun e zi ne vidion e Dritan Prifti me qindea mijra dollare neper duar. Mos harroi Ilir Meta se i ndjeri Dritan Prifti i ja dorezuar ne dore tesigurt edhe disa vidio te tjera. I ka fshehur ne tunele nentokesore dhe ametikani e BE do ja tregoje Ilirit i cili do te kslbet ne burg su dhe do tu merret e gjithe pasuria qe nga gjiri i lalzit e deri tek vilat qe ka ndertuar ne lagjen e Londres Angli.

  10. Roland says:

    Ti shkerdhehet monik shurra , si demshperlim ……

  11. Luma kuqe says:

    Qift “ mongolez” prejardhje anadollake. Faken… rrofte AVNI RUSTEMI.

  12. Uo says:

    Fuck bastardeve te vendit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje