Kërkuan strehim në Francë, riatdhesohen 50 shqiptarë

Vazhdojnë të riatdhesohen shqiptarët që kanë kërkuar azil në vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Së fundmi, pesëdhjetë shtetas janë riatdhesuar nga Franca.

Policia shqiptare dhe ajo franceze morën të gjitha masat që ky operacion të zhvillohej sa më mirë.

Mininistria e Brendshme thotë se ky operacion kishte një veçanti pasi u kthyen familjarë me të mitur dhe të gjithë të riatdhesuarit janë azilkërkues në Francë, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim.

Zv/ministria e Brendshme Rovena Voda ka theksuar se çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë, sepse Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta, ndaj ajo ka bërë thirrje për të mos ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, por të kërkojnë rrugë ligjore për t’u punësuar në vendet e BE-së

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj ka theksuar se gjatë këtij 5 – mujori, fluturimet e riatdhesimit janë rritur jo vetëm me Francën, por edhe me shumë vende të tjera të BE-së, duke forcuar më tej bashkëpunimin, në drejtim të shkëmbimit të informacionit më të detajuar dhe në kohë reale.

Gjithashtu Polica Kufitare ka forcuar masat për parandalimin e kalimit të kufirit, me qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Kërkuan strehim në Francë, riatdhesohen 50 shqiptarë”

  1. o tourk'alvanos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    me ”fat” sunitoshqipfolesit,me rikthimin ne vatan i shpetuan ”kurverimit” ne Evrope………….gezuar ramazonin!

  2. ¬ says:

    Po na bëjnë dashje pa dashje shtet komunist këta të BE-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *