Kolona e pestë antishtet brenda shtetit, ose certifikimi me dekret presidencial i huliganizmit politik!

Nga Altin Ketro

Ka një anekdotë që personifikon më së miri paranojën e presidentit Ilir Meta për trazira më 30 qershor 2019, me të cilat justifikoi anulimin e zgjedhjeve vendore. Anekdota bën fjalë për një çif të ri të sapomartuar. “Një ditë gruaja e re shkon në ahur për të mjelë lopën. Për një çast, ngre kokën lart dhe shikon të varur tek trarët nën çati një sëpatë. Sheh gruaja sëpatën e nis e qan. Prit e prit i shoqi të kthehet gruaja, e ajo s’po dukej. Ngrihet e shkon vetë tek ahuri të shohë se ç’ka ngjarë.

Aty gjen të shoqen që qante me dënesë. Ç’ke moj grua që po qan? – e pyet ai gjithë shqetësim. Eh ç’më ka gjetur mua të mjerën, ia kthen ajo. Ne sapo jemi martuar dhe me bekimin e zotit do të bëhemi me djalë. Do na rritet djali e do vijë në ahur. E sheh atë sëpatën aty në tavan? – i drejtohet të shoqit. Ajo sëpatë ka për t’i rënë në kokë djalit tonë e ai do të vdesë. I shoqi tundi kokën për një çast, pa se e shoqja nuk ishte mirë nga trutë, merr atypari një kopaçe dhe i jep asaj një dru të mirë, ku i dhemb e ku i djeg, derisa ajo nisi t’i betohej se nuk do qante më për fiksime të tilla.”

Nga kjo anekdotë nuk dua të them se zoti president duhet rrahur fizikisht për të zënë mend, ama një “rrahje” ligjore kam besim se do t’i bënte mirë atij dhe kujtdo tjetër që shkel kushtetutën. Dihet tashmë që ai, me një dekret absurd, jo vetëm ka anuluar zgjedhjet vendore, por i ka lënë ato edhe pa datë. Si shkak ka gjetur destabilizimin e vendit i cili, demek, rrezikohet nga përplasjet me opozitën jashtëparlamentare po qe se zgjedhjet zhvillohen më 30 qershor.

Mjaftuan thirrjet e papërgjegjshme të Lulzim Bashës se atë ditë do bëjë namin dhe ai merr aktin ekstrem të anulimit të zgjedhjeve. Domethënë, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nuk e mbajti dot presionin. Si një disfatist, nga njëra anë ai deklaron se nuk ka frikë nga asgjë, nga ana tjetër i mbushi poturet nga thirrjet e Lulit. Mjafton që Luli të bëj ham, dhe zoti president ia kris vrapit për në presidencë për të anuluar zgjedhjet.

Ama, shembull të mirë po i jep shoqërisë shqiptare!!! Sepse fakti që tregohet trim kur i thonë se do të shkarkohesh nga detyra (dhe kjo është procedurë kushtetuese), si është e mundur që frikësohet nga thirrjet për destabilizim kur ato përbëjnë vepër penale të dënueshme me ligj?!

Kjo kontradiktë duhet parë dhe shqyrtuar me seriozitet, sepse po ta analizosh hollë hollë, zoti president, vetë Kreu i Shteti, po legjitimon paligjshmërinë. Është njësoj sikur një organizatë kriminale t’i thotë organeve ligjzbatuese (polici, prokurori e gjykatë) që të mos i arrestojnë e dënojnë, përndryshe ata do kryejnë akte terroriste. Po të ecësh me logjikën presidenciale, asgjë nuk ndryshon në këtë rast, sepse argumentet janë njësoj.

Zoti president e di këtë, por nuk i bën përshtypje. Ai lë të kuptohet se është pjesë e skemës destabilizuese. Thjesht punon si kolonë e pestë. Rri në heshtje dhe i tërhequr aty kur duhet më shumë prezenca e tij dhe ndërhyn aty ku s’duhet. Pret me durim sa të nisë fushata elektorale dhe prish rregullat e lojës në mes të garës. Nuk dënon publikisht thirrjet destabilizues duke i treguar Lulzim Bashës se çfarë e pret po shkeli ligjin, por i legjitimon ato si një normalitet që duhen marrë në konsideratë.

Që Partia Demokratike e erës Basha është kthyer në parti huliganizmi, kjo tashmë shihet qartë si drita e diellit. Por nuk ia kemi për borxh që këtij huliganizmi (të izoluar) politik t’i dalë në krahë kreu i shtetit. Jo vetëm kaq, por ta certifikojë atë edhe me dekret presidencial.

Kësisoj i jep krahë PD-së që të avancojë më tej duke krijuar të ashtuquajturat Aleanca Qytetare që do merrkan fatet e vendit në dorë. Aleancë që për turpin e PD-së, si parti historike e spektrit të qendrës së djathtë që solli pluralizmin, janë zgjatim i organizatave të ekstremit të djathtë a të majtë, që krijojnë shtet paralel brenda shtetit.

Njësitet guerile të Lulzim Bashës mund të trembin presidentin që është në brendi të skenarit, po askënd tjetër, përfshi edhe atë pjesë demokratësh që e shohin me qesëndi këtë katandisje anarkiste të partisë së tyre. S’ka intelektual dhe njeri me dy pare’ mend në kokë që të bëhet pjesë e tyre. Sepse të bëhesh palë me formacione kaq karagjoze, vetëm huliganëve me kapsolla në dorë u shkon për shtat. 

Me vendimmarrjen e paligjshme të presidentit Meta, tashmë çdo opozitë në të ardhmen e di që mjafton të bëjë ham, për të zbythur sistemit demokratik të zgjedhjeve. Sigurisht, nëse presidentët e ardhshëm do jenë kolona të pesta, si ai që na ka rënë për pjesë sot.

(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Kolona e pestë antishtet brenda shtetit, ose certifikimi me dekret presidencial i huliganizmit politik!”

  1. H says:

    Këta horra , janë shitur tek Rusi për të mbajtur pushtetin dhe ruajtur gjënë e vjedhur. Por është NATO që do ja qi nonat, gratë dhe gocat ndyrësirave.

  2. Kris says:

    Te gjithe analiste,gazetare,portale ,gazeta, njerez injorante te zgjuar,militante mercenare,kriminele ordinere dhe lista eshte e gjate,meren me presidentin qe njoftoi per zgjedhjet! Shume pak apo aspak merren pse?! Ku eshte arsyeja PSE? Eshte SPAK! I tremben te gjithe! Burgut! Pasurise! Keta Likja me Saliun dhe pastaj “vegjelia” pas tyre e kishin mendjen vetem te vidhnin! Pra na thoni si ta zgjidhim problemin shqiptar? Se cfare na ka bere Saliu dhe cfare ka bere Likja e dime te gjithe! Si t’i largojme nga politika me pare dhe denimin e tyre sigurisht! Sepse hajdutlliku dhe poshtersia po na shiten si virtyte! Spiune te serbit dhe rusit po na hiqen si atdhetare! Ka nje zgjidhje te vetme! laroni Saliun dhe floririn e Lulja dhe Mona ikin vete! E pastaj edhe Rama ka arsye te largohet! Si mund te vije Saliu prape ne pushtet?

  3. the american says:

    altin ia ke fut’ kot ketu…
    meta nuk ka mbushur poturet nga basha. salihu & meta jane ne fakt motoret kryesore te kesaj situate te krijuar artificialisht, per t’u munduar qe t’i shpetojne drejtesise…
    basha eshte thjesht nje nga zagaret e ketyre te dyve…
    une te garantoj qe thelle-thelle lulja e salihut eshte bere pishman qe i hyri kesaj rruge…
    per mos te shkuar me tej qe dyshja lart prej vitesj jane kthyer ne vegla te organizatave antishqiptare…

  4. Van Dami shqiptar likeja nga Skrapari says:

    Estrade pa para me presidentin e leshelise Metaj Ilir Floririn e Munikes! Do kete destabilizim te situates,thote dhe shtyn zgjedhjet!Ve qellimisht shenjen e barazimit midis shumices se popullit shqiptar me nje grumbull personash te indoktrinuar qe ndersehen nhga gruaja e tij dhe BerishoBasha,agjentet e UDB-se ,te cilet nuk e kalojne shifren e njemije apo hajde te themi 2 mije vetave.Shumica e te cileve te paguar e nenpunes te bashkive te fituasra nga PD-ja,qe dhe detyrohen te dalin ne demonstrata me friken e vendit te punes.Dhe e gjitha kjo ne zbatim te skenarit te thurur prej dyshes Like Berisha,per te detyruar Ramen te largohet e te rikthehen ata ne pushtet,hapur apo fshehur dhe te vazhdojne vepren e tyre te lene pergjysem per xhvatjen e djegjen e shqiperise ,te lene pergjysme si pasoje e Edi Rames.Kaq i djallezuar eshte ky i degjeneruar i kapur me presh ne dore.Dhe meqenese e shohin se me vote e kane te pamundur,kane filluar te perdorin djallezine dhe parane per te destabilizuar vendin.Po mire,cfare informacioni dhe nga kush e mori ky debil,te cilin nuk e ditkan organet kopetente te shtetit,si policia,prokuroria ,organet e specializuara te inteligjences etj etj dhe qe i futi tartakutin ketij me demek “trimi” nga Skrapari? Perse ky idiot i djallezuar nuk e shperndan kete “informacion” me organet e specializuara e me qeverrine dhe te marrin masat e pershtateshme,por vepron ne kundershtim me kushtetuten e me kopetencat e tij ne dem te interesave te vendit? Ku fle lepuri ketu? Apo ne bythen e Munikes e ne zyren e Sali kriminelit,mikut dhe ustait epror te tij?Te gjitha keto jane lojera te tij per te bllokuar reformen ne drejtesi,per te shpetuar pasurine e familjes se tij dhe partizen SHPK te tij qe po shkon drejt zhdukjes.Tani talebani Ilir Metaj po i kthen nderin Rames,qe e vuri president,pas pazareve me te,duke e lene pa gjume dhe duke demtuar shqiperine e popullin e saj ne rrugetimin e saj drejt Europes!I tille monster eshte me demek presidenti i Monikes!

  5. shqiptari i ilirise says:

    Një korrigjim!PD nuk është “katandisur” e dhunëshme në “erën Basha” o gazetar!
    PD ka qënë dhe mbetet e tillë!Është një strukturë kriminale e trajnuar për 28 vjet nga kryekrimineli,kryehajduti dhe kryetradhëtari më i madh i gjithë kohërave të kombit shqiptar.

  6. Fatma says:

    O z. Meta , veprimi i opozites me ty ne krye eshte njelloj me kete qe p.sh ti nisesh me shku ne shtepine tande dhe del nje grup njerezish e te thone : Nuk te leme te shkosh ne shpi , ti si e sheh veprimin e tyre dhe si do veprosh ti (e çfare them edhe une se ti je trim xhanem e nuk pyet , por si do veproje qytetari ) ?

  7. Tit Xhani says:

    Ne nga anet tona i themi..”Ra satëri e su Selmanë”…. Po spo bje ndo je sater te zere poshte “Floririn”….

  8. LUANI I SKRAPARIT says:

    Presidenti ione,I NDERUE,i anulloi zgjedhjet,se nga iformacionet e marra nga instuticionet ligj zbatuse,u informua se me dt.30 qershor,do te shembet mali iDajtit dhe nuk mundesohet berja e zgjedhjeve,jo vetem kaq,po mbare Shqiperia do preket nga ne cunami i pa pare,prandaj i ben thirrje popullit qe te marre masa per kete situate emergjente,kurse per zgjedhjet,ajo pjese e popullit qe do te shpetoje,do te njoftohet nje dt.tjeter,pa tjeter nga presidenti jone i nderu.ZOTI NA SHPETOFTE PRESIDENTIN,amin

  9. VLONJATI says:

    KY BURRI KURVES E KA TE PRER BILETEN NGA HUNDET DO TI DALIN PER ÇFAR KA BER E ÇFAR KA VJEDHUR

  10. Tirana says:

    Dy jane kapo pelivan te krimit. Vodhen Shqiperin dhe shqiptaret. Qytetaret zgjedhin emigracionin sepse hambaret e shtetit jane bosh. Monizmi i beri parate e popullit arme e bunker, ata qe zevendesuan monistet i bene armet para per xhepat e tyre. Mbeti floriri i shtetit qe edhe ate e sistemuan ne xhepat e tyre. Tani America dhe Europa flasin troc. Shqiptare votoni ne 30 Qershor mos u merni me qent e rruges.

  11. Kots se koti says:

    Fabula qe tregon ka dhe nje perfundim tjeter…Burri hoqi sopaten dhe e fshehu keshtuqe gruaja nuk pati mundesi te qante. Eshte dhe nje varjant tjeter qe mua me pelqen. Burri e la gruan te qaje deri sa i doli shpirti. Edhe kjo puna me Ilirin eshte e ngjashme dhe me shume zgjidhje. Per mendimin tim variant I trete eshte me I miri si zgjidhje. Lereni Ilir Floririn nga Skrapari te qete. Injoroheno deri sa ti plasi shpirti. Ai ka humbur komlet llogjiken dhe si te tile ta trajtojne. Kjo I vjen pershtat edhe “demokracise” se Edit qe nuk ben lufte por vetem paqe dhe demagogji. Keshtu ka per te ndodhur. Iliri do kethehet ne nje karagjoz dhe Ismail Kadare do beje nje bjershe per ilirin nga Skrapari qe u be President I Floririt…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *