“Komitetet” e Bashës kundër 30 qershorit, si paramilitarët e Berishës që më 1997 luftuan në Jug

12 Qershor 2019, 13:49Politika TEMA

Lulzim Basha miratoi në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD ngritjen e “Aleancës së qytetarëve” që do të marrin në dorë mbrojtjen e demokracisë.

Këto “komitete”, sipas platformës së miratuar në forumin më të lartë drejtues demokrat për periudhën mes dy Kuvendeve, do të ngrihen në 61 bashkitë e vendit dhe do të përbëhen nga intelektualë vendas, nga veprimtarë të PD dhe njerëz që “duan demokracinë”.

Pra kërkohet ngritja e një strukture paralele, me njerëz të mbledhur andej këndej, që nën drejtimin e krerëve të degëve të PD në rrethe të marrin përsipër, jashtë strukturave ligjore të shtetit shqiptar, të “mbrojnë” demokracinë.

Që në emërtesë dhe përbërje kjo strukturë na kujton ditët e vështira të marsit të vitit 1997, kur përmes një qarkoreje të lëshuar nga PD për të gjitha degët e kësaj partie në rrethe, kërkohej mobilizimi i të gjithë militantëve që “donin Shqipërinë”, për të shkuar dhe luftuar në Jug.

Dhe në atë qarkore të PD, ishte ngarkuar Shaban Memia me zbatimin e kësaj detyre, kërkohej që të rekrutoheshin intelektualë, militantë dhe njerëz që “duan demokracinë”, e cila “rrezikohej nga komunistët që kanë marrë Jugun e vendit”.

Madje, u shpërndanë me firmë dhe me vulë dhe armët personale me të cilat u pajisën paramilitarët, dhe erdhën në Sauk ku u “përgatitën” dy tre ditë për të luftuar në Jug të vendit, dhe mbrojtur sovranitetin e shtetit nga rreziku i “pushtimit komunist”.

Historia e tyre dihet tashmë.

Ata shkuan të rreshtuar dhe të transportuar nga makinat ushtarake për të luftuar në Përmet, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe zonat përreth, dhe u kthyen më këmbë malit, pasi hodhën armët, të lodhur dhe tmerruar në Tiranë.

Ata që ishin me shumë fat morën pasaporta diplomatike dhe na nxorën bojën në të gjithë Europën, ndërsa të tjerët mbetën në Shqipëri dhe ende kujtojnë me neveri dhe frikë atë kohë kur nën drejtimin e Sali Berishës president, çmenduria ishte kthyer në institucion.

Ndërsa vetë Berisha dhe drejtuesit e asaj kohe që ishin rekrutuesit dhe urdhëruesit e tyre, falë dhe një drejtësie të korruptuar dhe shërbëtore të politikës, vijojnë dhe sot e kësaj dite t’i japin tonin politikës, madje dhe të guxojnë të ngrenë struktura të ngjashme me ’97-tën, për destabilitetin e vendit.

Pavarësisht emërtesës, i njejti format është dhe struktura që kërkon të ngrejë Lulzim Basha, pas të cilit qëndron Sali Berisha, në 61 bashkitë e vendit për të prishur dhe shkatërruar zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërsa Kodi Penal e ka të përcaktuar qartë se sa vite burg bëjnë ata që cënojnë zgjedhjet, por dhe duke parë kërcënimin e SHBA dhe BE për të gjithë këtë skenar dhune që po tentojnë të përgatisin liderët e opozitës, nuk besojmë se ndokush kërkon të rrezikojë më 30 qershor, vetëm pse Basha, Kryemadhi, Berisha por dhe Meta nguten të vijnë në qeverisje.

Aq më tepër që askush nuk e shkon nëpër mend që të përsërisë fatin e paramilitarëve të Berishës të vitit 1997 që shkuan dhe luftuan në Jug të vendit, dhe patën fatin me vete që u rikthyen pranë familjeve të tyre.

Nuk do të ishte keq që të pyeteshin sëpaku ata paramiltarë që shkuan të luftonin në jug atëherë dhe u kthyen, përpara se të ndërmarrin akte dhune më 30 qershor. Mësimi nga historia vlen/M.Nikaj

8 komente në ““Komitetet” e Bashës kundër 30 qershorit, si paramilitarët e Berishës që më 1997 luftuan në Jug”

  1. Saliu says:

    OREEEE MERI FJALET FUTE NE BURGE SHURAQIN E HARRUAT 2 ORE E FUTI MÉTA BERRISHEN NE BIRRUCE U TREMBEN MALOKU

  2. Jimi says:

    O marrezi qe emrin e ke “Qoftlarg” !?

  3. Sali kerma says:

    Ne Jug luftuan lesh ata. I dogjen me Benzine.
    Berisha arrestohet mengjesin e 30 qershorit dhe mbaron muhabeti.

  4. xhoxhi says:

    Policia mos rijë duar kryq por të fillojë nga arrestimet e tyre sepse jo për frikë por ata janë njerëz të krimit dhe nuk e kanë për gjë të bëjnë edhe viktima.Policia mos ketë fare frikë sepse kështu do dalin shumë njerëz që janë të krimit,,

  5. Skënder says:

    Kujdes me këto krahasime, se i bie që Zani Çaushin e keni në kryeministri.

  6. Djemte e vlores plake djemte e laberise tym zjar dhe flake kunder shkerdhaterise says:

    …dhe e moren. ne byth

  7. Ky eshte komiteti i maleve i cubave te sali berishes qe i krijon lul bytheci nga frika e kryekriminelit komunist sali.
    Keshtu kur ligji nuk vepron dhe keta kriminel abuzojne me fjalen demokraci…

  8. Vigjilenti says:

    Per mua historia po perseritet. Fjala “Komitet” me kujton “komitetet e Malit”, ku reaksioni krijoi fill mbas humbjes se luftes. Me vijne ndermend historite e xhaxhajt tim partizan ku spjegonte se lufta kunder “Komitetit te Maleve” , te organizuar ne banda, me baze zonat ku reaksioni ishte me i forte, ishte ku e ku me e veshtire se Lufta Partizane. Qe te mos zgjatem, fakti qe Basha ka zgjedhur pikerisht fjalen “KOMITET” dhe jo nje fjale tjeter tregon se ai se e ka bere me qellim kete per te afruar rreth PD, gjithe llumin, ose eshte idjot qe nuk merr vesh nga historia. Ideja eshte shume e rrezikshme sepse qellimi I ketyre komiteteve eshte antikushtetues: Mbrojtja e Demokacise, qe bie ndesh me gjithe strukturen shteterore ne Shqiperi. Eshte tentative qe antareve qe “duan demokracine” te shprehin cilesite e tyre individuale, jashte sistemit. Ve bast qe do shikojme dhe bandta e maleve qe jo vetem do dalin kunder sistemit, por do dalin kundra dhe vet Bashes. Banditet e mundshem te “inisiatives se lire” te Bashes jane brum shume i rrezikshem. Ata mund te krahasohen vetem me talibanet apo ata shqiptare qe kane vajtur per te mbeshtetur Talibanet, jo se ju be vone per Talibanet, por per te vene para dhe kariere ne situaten qe ata pelqejne me shume. Kur vjen puna ata nuk vene para karizmes se tyre asgje. Jo vetem qe nuk dine se ceshte shteti por shpesh i kethejne pushken dhe udheheqesve te tyre. Nuk eshte cudi qe ky skenar te perseritet dhe ne Shqiperi ku Basha mund te jete “dem koleteral” vetem e vetem qe banditet te dalin mbi PD. Per mendimin tim, Basha eshte idjot dhe nuk kupton se ku po e con vehten. Eshte idjot se nuk kupton qe ata qe ja servirin keto ide, mund te jene pikerisht kryetaret e Maleve qe tani per tani nuk jane deklaruar hapur. Mbi te tera shteti Shqiptar duhet te beje shume kujdes me keto struktura qe dalin jashte ligjshmerise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje