Konsultimet, për hallin e Ilir Metës

Nga Mero Baze

Kur presidenti duhej të konsultohej për hallin e zgjedhjeve, zgjodhi Sali Berishën. Disa orë para protestës së 8 qershorit në Bulevard, kur SHBA paralajmëroi ashpër me emër Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, ndërkohë që ishin krekosur për dhunë, Ilir Meta vendosi të ç’dekretojë zgjedhjet e 30 qershorit, me qëllim që Basha dhe Kryemadhi të shpëtonin nga penalizimi i SHBA dhe BE, për shkak të dhunës, dhe ta konsideronin fitoren e tyre, ç’dekretimin e zgjedhjeve.

Tani kur shumica hodhi poshtë aktin e tij si të papërgjegjshëm dhe ka nisur procedurat për ta vlerësuar atë si antikushtetues dhe më pas ta shkarkojë, Ilir Meta ka filluar të konsultohet me periferinë e politikës shqiptare, që të duket sikur po shpëton Shqipërinë nga ndonjë hall.

Në fakt, konsultimet për datën e zgjedhjeve nuk janë një hall i Shqipërisë, pasi Shqipëria ka një datë zgjedhjesh.

Konsultimet për datën e zgjedhjeve të Ilir Metës, janë një hall i Ilir Metës, që ka tentuar të lërë Shqipërinë pa një datë zgjedhjesh.

Nëse Ilir Meta do konsultohej me gjithë palët më 8 qershor, nuk do ta bënte atë akt të papërgjegjshëm, që e ka rrëzuar tashmë si President. Meqë e ka bërë krimin pa u konsultuar, ai nuk mund të pastrohet nga pasoja duke u konsultuar.

Në këtë rast, këshilla më e mirë që secili mund t’i japë Ilir Metës, është të iki nga Presidenca.

Nga ana tjetër, Ilir Meta ka nevojë të konsultohet me Sali Berishën për dy halle që kanë të bëjnë me 30 qershorin.

Hallet kanë të bëjnë me faktin se ka një dakordësi ndërkombëtare dhe të shumicës në vend, që zgjedhjet do të zhvillohen me 30 qershor.

Ilir Meta duhet të konsultohet me Sali Berishën si t’i kundërvihen SHBA dhe Bashkimit Europian, që duan të zhvillohen zgjedhje në datën 30 qershor. Dhe për këtë, nuk ka pse thërrasin të tjerë në takime, se i marrin më qafë.

Së dyti, të konsultohet me Sali Berishën se si duhet t’u japë mbështetje si komandant i Forcave të Armatosura, Komiteteve të Shpëtimit të Zgjedhjeve që ka ngritur për 30 qershor.

Me këtë rast, Berisha duhet t’i sqarojë Bashës se Komitetet e Shpëtimit të ‘97, që ai mund t’i ketë dëgjuar nga vjehrri si heroike, kanë qenë të majta, nuk kanë qenë të PD.

Bile kanë qenë krijuar kundër Berishës, por nuk është se bënë ndonjë gjë të madhe, edhe pse kishin armë në dorë.

Këto që po ngre Lulzimi, mund të thyejnë ndonjë xham e të vjedhin ndonjë dyqan, por nuk prishin dot zgjedhje.

Për këto dy tema, Ilir Meta është në të drejtën e tij të konsultohet me Berishën.

Se tani nuk është në diskutim 30 qershori, por beteja e 30 qershorit. Dhe Ilir Meta nuk duhet të sillet si komandant që nuk e di se armikun e ka tek dera më 30 qershor, se do zhburrërohet në sytë e atyre që e dinë vërtet komandant.

Ai duhet të konsultohet si të fitojë më 30 qershor duke prishur zgjedhjet, nëse ka këllqe të luajë me zjarrin. Se për të shtyrë zgjedhjet nuk është më në dorë të tij.

E vetmja gjë që po shtyhet në kohë për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese, është shkarkimi i tij.

REMOTE_ADDR:[]

34 komente në “Konsultimet, për hallin e Ilir Metës”

  1. Gjenerata 1964 says:

    Shum e drejte.Te konsultohet me zvaraniket.

    1. ben says:

      Nese nuk e shkrakon dot se mungon gjykata kushtetuese, si mund te mos zbatosh dekretin e presidentit, qe e shqyrton vetem gjykata kushtetuese???????????????????
      KQZ nuk njeh dekretin e presidentit ,ca garancie kane shqiptaret qe banda e KQZ do njihte rezultatin e zgjedhjeve ose nuk do I manipulate nese opozita hynte ne zgjedhje?????????????????
      Nese shteti nuk do ishte ne dore te bandave, prokuroria sot duhet te kishte arestuar km dhe antaret bandite te KQZ.
      Sot hollanda votoi qe maqedonise ti celen negociatat ndersa shqiperise qeverisur nga bandite JO. Nese Maqedonise se veriut I celen negociatat dhe shqiperise jo, bie edhe alibia e fundit e bandes se avdylajve qe leket e droges I harxhoi per te paguar pijet dhe kurvat per llumin e europes.
      Ky eshte halli I madh qe ka zene edi ramen sepse e di qe vendi I tij eshte ne burg dhe mendon se duke djegur shqiperine do shpetoje lekuren. E ka te kote sepse ne varken qe po mbytet te rilindjes ai nuk komandon dot me as votat per te shkarkuar presidentin e jo me te djegi shqiperine.
      Rilindja nuk keni pare asgje akoma!!!!!!!

      1. Black Eagle says:

        SHBA dhe EUROPA jane ne krah te shtetit, NATO ESHTE ne krah te shtetit dhepopulli eshte ne krah te shtetit , ca do bejne disa frugale do rrezojne shtetin !?

      2. Pato says:

        O Ben vendimet e KQZ per zgjedhjet ankohen ne gjykate ka ligj te vecante… Plus qe eshte bere me ligj te vecante qe kutite hapen dhe rinumerohen votat me nje kerkese te thjesht.. Iku koha e Saliut. Nese sic thua ti KQZ organizon dhe vendos zgjedhjet cfare pune ka presidenti dhe si do ti organizoj ne nje date tjeter pa KQZ?

        Sa per Hollanden te fala Lulit..

      3. vetem keqardhje says:

        o ben, je shqetsuar shume a i varfer nga mendja, por veshtro ku te rrembesh ndonje cope nga ato qe te jep Mona, fundja dhe mut i saj le te jete , ti e pranon, e leri diskutimet ti se keto jane per ne qe kemi mend.

    2. Prind says:

      Meta me c’dekretimin vetem sa i hodhi benzine zjarrit, pra nuk behet fjale per zgjidhjen e krizes. Pervec qe i dha nje dore atyre para proteste te argumentonin zbythjen, i dha nje arsye me teper komitetit te shpetimit ( te kokave te tyre do thoja, se nuk ka ca shpeton tjeter ky komitet). Do digjen ne zjarrin qe po ndezin vete, kjo nuk eshte nje beteje popullore, por vec e tyre per kokat e tyre.

    3. XheJ eN Bi says:

      ben…
      O Beno , i ngatron shumë gjërat që janë shumë të thjeshta .
      Maqedonia e Veriut nuk ka më Opozitë Groevskin se ai ja mbathi nga syt këmbët.Kurse ne e kemi akoma “groevskin” dhe në se Groevski do rinte Në Maqdoni ai do ishte në burg.Kurse “groevski ” ynë akoma po e bën çorap Shqipërinë ,prandaj Hollanda është dakort për Maqedonin dhe për ne Joooo.
      Po ku t’i kuptosh ti këtë gjëra kur “groevski ” të ka erësuar trurin.

  2. Tjetri says:

    E te lumte o Mero djali

  3. Ladi says:

    Je i madh Mero Baze 😀

    Meta edhe pak dhe do zevendesoje Jarin te Antena 😀 Po kthehet ne personazh komik.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Asnje force politike,nuk diskutoi daten e zgjedhjeve,megjithse Meta e vendosi 30 Qershorin si date finish !
    Tani kerkon pertej kesaj date,te “kosultohet”,per te vendosur nje date te dyte.
    PD ka kerkuar ti realizohen kushtet,po qe per daten,ajo e di rezultatin,e prete humbja.
    Z.Meta me mire pranoni qe ishit me temperature dhe gabuat,kur bet cdrekretimin.

  5. Orli says:

    Mero! Je thjeshte fantastik,ju zberthen dhembe e dhemballe se breket i kane ulur vet.Me duket se tan lepri nuk po ja mtruse me mona mesimores!

  6. Jimi says:

    E vetmja zgjidhje per te shpetuar fytyren e tyre eshte, qe si Meta edhe Basha duhet te dorehiqen nga funksionet qe kane.

  7. ISefer says:

    Llogjike e forte, analize te fakteve te dukshme dhe te padukshme dhe konkluzione natyrshem te realizuara qe vertetesisht bazuar ne ligje dhe kushtetute mund dhe i ben vetem Mero Baze. Si shume e shume te tjera te shqyrtuara e analizuara nga Merua, kane vertetuar se kane qene te verteta dhe realiteti i ka pranuar dhe ashtu ka ndodhur. Prandaj te gjithe njerezit, politikane te kraheve te ndryshme dhe qeveritar, prisni dhe shqyrtoni me vemendje artikujt e Mero Bazes qe te orjentoheni drejt e mire ne situata te zakonshme dhe sidomos ne ato kritikie si kjo qe shkaktoi president mavria qe e acaroi me keq situaten me verberin e tij opozitare partiake qe ne vend t’i vinte vetullat i nxori syt. Nuk kishte ndodhur as te ne e as ne bote por e beri ky gjoja president dhe tani vjene verdall te ndreq ajo qe nuk ndreqet, “dobici” i ngeli ne dere. Turp i madh. Mero Baze i ka thene ne vazhdimesi, nxori e po nxjer te vertetat, kallain ja hoqi dhe u zbulua cfare fshihet nen kallaj.

  8. BUJARI JU DEGJON says:

    Mero,shqiponja nacionaliste qe beri Muta me duar kishte nje kuptim:
    Qe ai e ka vendosur me vullnet te plote,(sigurisht nga halli),te shkoje tek “streha e fundit e maskarenjve”…
    Si nje Kryemaskara…

  9. FLUTURA says:

    President karagjoz. U shkaterrua nga frika se mos e shkaterronin. Dhe tani ben si trim nga frika e ferrit ku di perfundoje.

  10. Ushtari nga Skrapari says:

    Ju nuk keni pare gje akoma: Trimi nga Çepani eshte komandant i pergjithshem i forcave te armatosura dhe si i tille do shpalle gjendjen e jashtzakonshme, mobilizim te pergjithshem e do godase NATON
    Kete ma tha nje truproje i Monikes.

  11. Kozmos says:

    HALLI ME I MADH I METES, ESHTE SI TE LARGOHET NGA POSTI J PRESIDENTIT DHE JO DATA E ZGJEDHJEVE . TE NJEJTIN HALL KISHTE DHE OPOZITA , POR MBASI I ERDHEN DISA GOMORDARE SHPETIMI SE SI MUND TE SHPETOJNE NGA SPK ATA DOGJDN MANDATET DHE DALIN JASHTE POLITIKES ,PPER GJITHMON . PRESIDENTI GJETI KETE GAFE ,QE TA LARGOJNE ,TE SHPETOJ DHD AI NGA SPJ . NDERSA EDI RAMES I ESHTE DHENE IMUNITET , TE LARGOHET NJEHERE E MIRE NGA POLITIKA DHE SPK NUK MERRET ME ATE . HALLET E TYRE I BEREN KOMBETARE DHE NDERKOMBETARE . PROTESTAT U BENE VETEM ME QELLIN QE TE LARGOJNE RAMEN SI JRYEMJNISTER , POR NDERKOMBETARET NUK D LEJOJNE. POR ME VKNE AI MHND TE DOREHIQET DHE NUK DK TE GJYKOHET . KY ISHTE HALLI I KETYRE . SI TE SHPETOJNE NGA SPK . DHE ASKUSHI NUK DO TE GJYKOHET , SEPSE KANE DHENE DIREHEQJE TE GJITHE .

  12. Qelbesira nga Vicidoli says:

    META ik. Meta ik. Meta ik. Meta ik

    1. shqupisti leshedhise says:

      lol

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Konsultim midis kufomave politike si te zvarriten qe mos te ndeshkohen nga gjeja e vjedhur dhe e vrare.. Shqiperia edhe po nuk hyri ne BE me reformat qe ka marre dhe me advancimin qe po ben si shoqeri (jo vetem materiale por edhe mentale) do vazhdoj perpara.. BE-ja do humbasi nje aleat te vogel por te perkushtuar ne te njejtat ide dhe besim qe kane dhe vete evropjanet.. Nga ana e perkrahjes edhe per tregun edhe per turizmin prape BE-ja do humbas dicka qe mund ta kishte bonus ne anen e saj. Do ishte nje gabim I saj duke e lene Shqiperine nga ana politikogjeografike nen trysnine e nje shteti me te madh.. Hyrja e Shqiperise ne BE e ben me te dobet influencen e ketyre zvarranikeve qe kane mbreteruar pa dhene nje dite llogari duke I blere njerzit per nje thes miell.. E kane mbajtur Shqiperine ne nje kaos qe ka 30 vjet dhe ceshtja e pronave nuk eshte zgjidhur pikerisht qe te vjedhin.. Sepse nuk ja vjedh dot pronarit token po t’ja japesh me nje sistem drejtesie te barabarte.. Ish prokurori I Pergjithshem eshte fakt I gjalle real se c’fare benin ne kohen e Sali Rrumpalles.. Dhe I pafytyri jeton jashte shtetit tani si nje I perndjekur nga zullumet qe u ka rene ne qafe njerzve te dobet me ligjin dhe I shfrytezonte nga kolltuku.. C’fare mblidhen keta more ?!?! O Palkal Milo, ke takon more ?!?! Po rrjedh edhe ti ?!?! Pffff…

  14. Fol shqip says:

    Jari te antena duhet zevendesuar qe tani

  15. pato says:

    ore une e di qe nje njeri konsultohet para marrjes se nje vendimi, nuk kisha degjuar kurre konsultim pasi merr nje vendim… Ca eshte ky budallek edhe sikur ti shkrep ne koke te nxjerr dekret me date te re eshte KQZ qe organizon zgjedhjet jo presidenca.. O Mero e di ca ke ti, je qe je hap nje webchat ketu e hajde kunsultohemi per nje date zgjedhjesh te reja…. Se kshu vajti kjo pune dil ne shtyp e shpall dekrete, edhe Don Kishoti kishte pak me shume vetdije se Meta.

  16. Joni says:

    O. President mavria.Tani qe bere konsulte me Dash qoftexhiun.Nu Ndun. Milo pedo eladha. GON bujkun.fli rehat se e zgjidhe daten zgjedhjeve. Po leri rehat keta mjerane .apo keta te ngelen. O faqe zi .U hengert mortja as pianecet e lagjes nuk i degjojne…
    Keta figurante qesharake.Me berishen konsultohu se me ate i ke bere halete .Z Mero .sot me ndoja cfare do shkruanit meqense ishte dhè 20 vjetori i clirimit te Kosoves.Naten e mire.

  17. Demokrati says:

    Me Monen eshte konsultuar….ttani i ka ngele Sali Ram Beriha…..mendon se ai e shpeton
    Kesaj i thone kur presidenti behet pale……me ke?????
    A i duhet te jape doreheqjen e paevokueshme….pale me at e duan te djegin shqiperine dhe te marrin pushtetin me dhune

  18. yrrja byrrja says:

    Mero!!!! je “BigBrotheri” i situates !!! nuk te shpeton gje. besoj edhe ate qe do shkruaj me poshte e ke menduar.

    Ne gjithe kete rremuje-autogjeneruese alla-shqiptarce ka nje te perbashket midis aktoreve (rralle ndodh kjo): aktoret jane keta:
    shba-be; e lozen bukur shume rolin (pozitiv) ndaj shqiperise.
    berisha-basha-meta=edi; e lozen bukur shume dhe keta (rolin shkaterrues).
    mona; ne menyre te shkelqyeshme edhe ajo rolin e saj (mamaja e te gjithe femijeve shqiptare).
    dhe idiotet; ata pak shqiptare qe ndoqen aktoret. keta nuk lozen asnje rol se jane idiot te lindur. jane aktore te mare nga rruga.

    urojm qe aktori kryesor (populli), te loze rolin e tij ne menyre te shkelqyer: te shkoje te votoje me votim te pavlefshem.

    druaj se ky aktori i fundit loz (si zakonisht) dobet shume.

  19. am says:

    Qekan mbledh krokodilet nofullmedhenj e dhembsqepar.

  20. Ismeti Pforzheim Gjermani says:

    Je gjenial dhe brilnt Mero..

  21. Ai says:

    Po ti ke qene kelyshi I saliut apo u rrite tani u bere qen me ramen rop qir qe do te perfitosh ngado

  22. h says:

    Po me sypeshkaqenin do konsultohet ?
    Apo ka deleguar qim peken ?

  23. Lizga says:

    Po mire mor zotni ,u zgjodh se do te kryente detyren dhe kjo nuk do te thote qe kur ben FAJE nuk duhet te ndeshkohesh….ashtu sikunder dhe ju sot jeni deputet neser po kryeve nje veper penale shkarkohesh dhe denohesh

  24. Kastriot says:

    Si ta kuptojme shprehjen e kryeministrit per Meten kur thote sa zullume te kemi falur?!! Dmth kane nderhyre ne organet e drejtesise???Albanistan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *