Kryeprokurori i ri pritet të zgjidhet brenda 16 qershorit

Brenda këtij muaji Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ketë gati listën e renditur të katër emrave që garojnë për Prokuror të Përgjithshëm.

Burime nga ky institucion kanë bërë me dije për OraNews se pas kërkesës që KLP i bëri institucioneve te tjera  për verifikimin e kandidaturave shumica e dokumentacionit ka mbërritur ndaj dhe brenda ditëve të mbetura do të përcaktohet renditja e tre emrave që do ti shkojnë për votim kuvendit dhe kush do të s’kualifikohet.

Për ketë vend kandidojnë drejtuesja e përkohshme Arta Marku prokurorët Olsian Çela dhe Fatjona  Memçaj  si dhe avokati  Lulzim Alushaj.

Gjithashtu Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të nisë verifikimin për të gjitha rekomandimet e bëra para ngritjes së KLP-së. Në  këtë mbledhje komisioni  i karrierës ka paraqitur një relacion  për mënyrën se si do të veprohet me caktimet e përkohshme .

Një tjetër strukturë e rëndësishme e dalë nga reforma në drejtësi do të konstituohet në një afat të afërt.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi  ka bërë me dije se ka përfunduar edhe verifikimi i kandidaturave për Spak  dhe ia ka përcjelle ato KPK dhe ONM-së

“Ne kemi një rregullore për caktimin e përkohshëm të prokurorëve në pozicione të ndryshme nga pozicionet e tyre të emërimit.

Në lidhje me këtë çështje do të dëgjojmë një propozim i cili do të debatohet dhe në rast se do të miratohet do të vijnë projekt aktet për caktimin e përkohshme të prokurorëve”.

Për prokurorinë e posaçme antikorrupsion kandidojnë 25 prokuror pasi prokurori  Shkëlzen Cena  është tërhequr nga gara, kërkesë që i  është pranuar me shumicë votash nga KLP.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *