Kush fitoi më shumë para? Kompani shtetërore, banka dhe koncesionet e naftës

Vitin e kaluar ekonomia shqiptare shënoi rritjen më të lartë të dekadës, teksa prodhimi kombëtar u zgjerua me 4.1 për qind.

Por kush ishin përfituesit më të mëdhenj nga përmirësimi i aktivitetit ekonomik? Top Channel zbardhën tabelën e 10 e kompanive me fitimet më të larta në vend.

Froni i biznesit më fitimprurës për 2018-ën I takon Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare. Vitin e kaluar fitimi i kesh kërceu në 16.7 miliardë lekë ose mbi 135 milionë euro, falë eksporteve masive që mundësoi situata e mirë hidrike.

Pas KESH, në vendin e dytë vjen kompania tjetër shtetërore e energjisë, operatori i shpërndarjes. Sipas bilancit zyrtar, OSHE pati një fitim bruto prej 73 milionë euro në 2018-ën, e favorizuar edhe kjo nga situata e mirë energjetike.

Ne vendin e fundit të podit ngjitet Banka Kombëtare tregtare. Institucioni më i madh financiar në vend e mbylli vitin e kaluar me 63 milionë euro fitim para taksave duke qenë kështu kompania private më fitimin më të lartë për 2018-ën.

Pas dy kompanive shtetërore të energjisë dhe BKT-së, lista pasohet nga një koncesion. Ai është aeroporti i Rinasit, që vitin e kaluar realizoi një fitim prej 4.1 miliardë lekësh ose 33.5 milionë euro.

Më pas renditen me radhë, Raifaissen, Bankers Petroleum, Vodafone, banka Credins, Gjoka konstruksion dhe në fund Operatori i transmetimit.

Pra lista e 10 bizneseve më fitimet më të larta në vend përbehet nga 3 kompani shtetërore, 3 banka, 1 kompani celulare dhe 3 koncesione.

Shkurt një miks biznesesh, të cilat në pjesën dërrmuese operojnë ne tregje të mbyllura monopol ose janë të mbrojtura nga licenca shtetërore.

Dhe vitin e kaluar këto 10 biznese fituan së bashku 436 milionë euro, ose gati të gjithë vlerën monetare që prodhoi rritja ekonomike prej 4 për qind.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Kush fitoi më shumë para? Kompani shtetërore, banka dhe koncesionet e naftës”

  1. Tarrasi says:

    Pra shkurt muhabeti : shqiptaret jane vjedhur nga Qeveria me energjine elektrike .

  2. ciu ciu says:

    biznese leshi qe nuk prodhojne asgje thjesht shushunja qe thithin limfen e ekonomise sone dhe te ardhurat i transferojne ne vendet nga vijne, dhe .Shteti yne i dhjere rri dhe veshtron ,nderkohe qe duhet ti thyeje keto monopole ose ti detyroje ne modelin norvegjez te investojne ne menyre detyruese nje pjese te fitimit te tyre per llogari te nje fondacioni qe te mbaje emrin: POPULLI SHQIPTAR i cili te investoje ne kapitalin boteror keto asete nepermjet nje konsulence financiare legjitime

  3. Soap Opera says:

    pse nuk i botoni, komentet, eshte turp te beni censure, ju qe toleroni cdo lloj banalitetesh , kur vjen ceshtja tek nje mendim ndryshe e bllokoni, Ju ben te ndjeheni te pushtetshem, nese po atehere kot merreni me ceshtjet e pushtetit politik ne shqiperi, perderisa edhe ju nje media online ne morine e mijra portaleve qe jane ketu ushtroni abuzivisht pushtet , c duhet te presim nga ata qe na kane , po na dhe do te na udheheqin , te gjithe jane nje M….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *