Meta e përmendi si mbështetës për ç’dekretimin e 30 qershorit, ja si e rrëzon presidentin- precedenti “Moisiu” i 2007-s

12 Qershor 2019, 12:16Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ilir Meta, në dekretin e tij presidencial për të anuluar zjedhjet e 30 qershorit, por edhe analistë opozitarë në panelet televizive, përmendin si mbështetje dhe precedent ligjor të anulimit të “lojës zgjedhore”, pikërisht rastin e cilësuar si shtyrja e zgjedhjeve vendore të vitit 2007, apo i ashtuquajturi “precedent i certefikatave”.

Edhe presidenti Meta në deklaratën e tij të hënë, tha se mbështetet për ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve, në precedentin “Moisiu” të itit 2007.

Por ai rast nuk përbën fare precedent për të mbështetur ç’dekretimin, por është një rast i pastër që e kundërshton kategorikisht ç’dekretimin.

Po si qëndron e vërteta?

Opozita socialiste në atë kohë hodhi dyshimin pas disa rasteve të denoncuar në media, se certefikatat falsifikoheshin nga struktura të qeverisë, për të bërë të mundur votimin e një njeriu nga dy a tre herë, me dokumente të ndryshëm.

Ajo kërkoi garanci ligjore për identifikimin e personave, duke hequr mundësinë e pajisjes me certefikatë të posaçme zgjedhësve në mënyrë abuzive.

Për këtë u ndryshua në themel Kodi Zgjedhor, madje edhe u ndryshua Kushtetuta e Republikës.

Sa për dijeni, në atë ndryshim, mandati i krerëve të bashkive dhe këshilltarëve bëhej nga 3 vjet, siç kishte qenë, në 4 vjet.

Me një fjalë kishte ndryshime thelbësore dhe sasiore të përbërjes së KQZ-së dhe KZAZ-ve.

Por të vijmë tek pika kyçe.

Presidenti i atëhershëm i Republikës dhe dy këshilltarët e tij: ai politik, Afrim Krasniqi, si dhe ai juridik, Artur Metani, shfaqën problemin ngërç se presidenti nuk mundej të ç’dekretonte një datë zgjedhjesh, e cila ishte dekretuar më parë, pra në dhjetori të vitit 2006.

Pas negociatave me palët, u vendos që në Kodin Zgjedhor të miratuar në ditët e para pas vitit të ri, të vendoset një dispozitë kalimtare e posaçme, e cila i jep mundësi presidentit të dekretojë një datë të re zgjedhjesh vendore vetëm për atë periudhë.

Ja ç’thotë dispozita ligjore:

“Për zgjedhjet vendore të vitit 2007, presidenti i Republikës, pavarësisht nga përcaktimet e bëra në nenin 7 pika 8 të këtij Kodi, në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ricakton datën e zhvillimit të zgjedhjeve, jo më vonë se data 20 shkurt 2007”.

Pra është Parlamenti, dhe jo presidenti, që ka ndërhyrë në legjislacion, jo me dekret, por me Kodin Zgjedhor që është ligj që miratohet me 3/5-at e votave dhe i jep mundësi presidentit për të ndërhyrë, vetëm në rastin e përcaktuar qartë dhe prerë në ligj.

Që do të thotë, nëse përdoret si precedent rasti i vitit 2007, ai ndalon pikërisht Ilir Metën të prekë datën e zgjedhjeve pa një ligj të posaçëm nga Kuvendi.

Kjo, sa për anën formale, se konteksti ishte krejt i kundërt.

Presidenti i atëhershëm Alfred Moisiu, nuk bëri dekret pa arritur një marrëveshje konsensuale jo thjesht me PD e PS, por me të gjitha partitë parlamentare, pra dhe të voglat, për të ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe miratuar garancitë që kërkonte opozita.

Mbahet mend nata e famshme kur Moisiu nuk i la të dalin krerët e partive pa arritur një akord, duke i imponuar përveç të tjerave edhe menunë e darkës, që ishte pica me katering e jo salltanetet luksoze të politikanëve tanë.

Pas kësaj, më 14 janar 2007, presidenti Moisiu dekretoi datën e re të zgjedhjeve, i cili në titull shfuqizonte datën e mëparshme, por në objekt nuk ç’dekretonte datën, por vetëm caktonte datën e re.

Aq më shumë, presidenti Moisiu, në dekretin e tij, mbështetej pikërisht në ligjin ku Parlamenti i bënte të mundur nxjerjen e dekretit…

8 komente në “Meta e përmendi si mbështetës për ç’dekretimin e 30 qershorit, ja si e rrëzon presidentin- precedenti “Moisiu” i 2007-s”

  1. Nekrofili Berishovic says:

    kolona e peste e Sali Berishes ne zyren e presidentit dhe i shoqi i Monikes se cmendur skizofrene e di kete,por me ndergjegje te plote rreshtohet krah tyre duke shkelur kushtetuten e duke bere puc konstitucional i hedh dhe me shume benzine zjarrit,duke e bere krizen dhe juridike,tani qe perkohesisht nuk ekziston gjykata kushtetuese.Ai po te donte te sqarohej, presidenti Moisiu eshte gjalle e shendoshe e mire dhe do ta merrte mundimin te konsultohej me te dhe jo vetem,por nuk e beri e nuk e ben qellimisht sepse e di pergjigjen.Ndaj konsultohet e ben plane perverse vetem me Berishen,te cilin e ka profesor,sepse ai i ka shkelur te gjitha nenet e kodit penal,kurse likja nje pjese te tyre,keshtuqe perfeksionohet ne zanat dhe pergatitet per kohen kur te marre ne dore arshiven e zeze te botes se krimit te Berishes pas ikjes se tij nga kjo bote dhe…sa me shpejty aq me mire per kete popull!

  2. Hena says:

    Po quhet zhdekretim o burre. Dhe ti injorant gramatik si gjithe kopeja dolet
    Ç’ = çfare. Sipas asaj qe shkruan ti e koleget e tu presidenti ka çfaredekretuar zgjedhjet.
    Po kur nuk jeni ne gjendje te kuptoni rregulla kaq te thjeshta logjike, me çfare pretendimi vini na jepni mend ne, kur sapo keni nxjerre lakuriq injorancen tuaj, ti e koleget e tu

  3. selim rroshi says:

    Akoma vazhdoni me marrine e Rames ju.
    Rama iku e do mbahet mend si me i ligu nga burrat e shqiptare te shtetit qe smendoi e nuk veproi kurre pozitivisht.
    Do mbahet mend si nje ordiner kokebosh qe fillin e arsyes ja corodit droga e cilesise se pare qe pi ne vite.
    Do mbahet mend si si varferues i popullit te vet ne deshperim dhe talles njekohesisht i tyre.
    Do mbahet mend si shkaterrues i parase publike i ligjit , i trashegimise kulturore, i parave te medha te hedhura pa pergjegjesi ku veprat nuk mbarojne kurre por shemben nen peshen korupsionit budalla te tij.
    Do mbahet mend qe la Shqiperine e iku i marrosur ne ndonje ceop te botes.

    1. enter"" says:

      E meriton te te them: Ha nje mut.

  4. ANDONI says:

    ILIR META NE RADHE TEPARE NJIHET SI HAJDUT I
    FLORIRIT ,PER KET ARSYE ESHTE SI TE KRAHASOSH
    UJKUN ,ME BARIUN E KOPESE .
    ILIRI QIMEN E NDERRON POR ZAKONIN SE HARRON

  5. NNP says:

    Ti RROSHI NA RROFSH PER VERE SE TJETER GJE JU NKRUTANET VEC MASHTRIMIVE NUK DINI TE BENI……………INJORANT…

  6. SPAK-u-drejtesi says:

    O Selim me rrofshi, po ke kohe te lire akoma, mbasi te mbarosh komentin ik dhe rruaja edhe Rames .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje