Moj Evropë, kurva e motit!

12 Qershor 2019, 11:40Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Kur Muç Nano i tha pijanec Dash Shehit gjatë një emisioni nja dy muaj më parë, të majtë e të djathtë iu hodhën në grykë, në mbrojtje të “pijanecit” Dash, me argumentin se nuk ka asgjë të keqe të kesh qejf pijen. Rëndësi ka të jesh i ndershëm dhe i pakorruptuar.

Kjo gjë mu kujtua mbrëmjen e djeshme, sapo nisën akuzat ndaj kreut të KE-së, Juncker, se ai është pijanec, menjëherë pas deklaratës se zgjedhjet vendore duhet të mbahen më 30 qershor.

“Pijaneci” i ndyrë Juncker, që mezi i mbaheshin këmbët dhe bëri gafën e madhe të ngatërronte prillin me qershorin, si pasojë e alkoolit, avujt e të cilit i dilnin nga flegrat e hundës, kishte thënë diçka që i vjen në ndihmë Ramës dhe duhet të kryqzohet.

Madje jo vetëm si pijanec, por edhe si homoseksual, që puth meshkujt e botës pas çdo takimi, si me qenë femra.

Njësoj si “kurva” Mogherini, që “puthet” në buzë me Ramën.

Apo si “kurvari” Fleckenstein, që vjen në Shqipëri për femra dhe orgji.

Apo si “kokëkuqja” Romana Vlahutin e “kinezi” Donald Lu.

Për fat janë këta politikanët dhe analistët tanë syçelë, që na iluminojnë dhe na tregojnë gjithë “pisllëqet” e këtyre euro-amerikanëve, që duan t’i bëjnë gjëmën Shqipërisë, me paratë e pista të Ramës dhe të Sorosit.

Ndaj sa të kemi Tit Vasilin me Nard Ndokën e shokë, jemi të qetë.

S’ka ç’na duhet “Evropa, kurvë e motit” dhe këta zyrtarucët e Brukselit, që gjithmonë ia kanë pasur me të futur Shqipërisë.

Ka burrat e vet të shtetit, ky vend, që luftojnë nga mëngjesi në darkë, për mirëqënien tonë.

Dhe për demokraci e për votë të lirë, vetëm se për dreq, kërkojmë të mësojmë nga Europa, po jo nga këta që drejtojnë Europën, se këta o janë pijanecë, o të degjeneruar, o të korruptuar.

Ndoshta ka ardhur koha, që dhe drejtuesit e Europës t’i zgjedhim ne, se i zbulojmë më kollaj se këta europianët e leshtë, të korruptuarit, pijanecët e kurvarët, si puna e Juncker apo Mongherini.

Pastaj punët do të ecin vaj edhe në Europë, ashtu si në Shqipërinë e ndershme mëmë!

23 komente në “Moj Evropë, kurva e motit!”

    1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

      eshte ”normale” te shahet evropa apo kristianet ne pergjitesi nga plehrat araboshqipolese,a nuk ben te njejten gje Erdogan,Albaghdat,Haradin,Thaci,Berisha,Idrizi,Spahiu,Basha,Meta etj………….a nuk beri te njejten gje per 45vjt sumqiri Hoxha!?

      1. Hahahahaha says:

        Pse ju dacet e Anadollit cfare bete para 5 vjetesh kur hideshit nga Ballkonet e Pallateve si kelyshe qensh prej borxheve qe ju a kishin mberthyer rendelen nuk e shate me…liber shpie…Europen more i tredhur nga trute..

  1. Gimi says:

    Te gjithe jane kurva e kurvare sipas PD. Po pushtleret e PD-se qe riciklojne te njejtat probleme per kete popull sa here qe padrino u jep urdher te veprojne çfare janë?

  2. Kozmos says:

    KETO SHARJE ,SHPIFJE, SI JA KA QEJFI TE KORRUPTUARVE TE SHQIPERISE , QE E BEREN TELEF KETE VEND , NUK I BEN ASNJE POPULL NE BALLKAN , NE EUROPE AS QE BEHET FJALE FARE . DUHET TE PERFUNDOJ SPK , QE HALET QE KANE 30 VJET NE POLITIKE , TE MBYLLIN GOJEN E NDYRE DHE TE DALIN NGA POLITIKA . KESHTU SHPETON DHE SHQIPERIA DHE EUROPA ,NGA LLAZORET QE NOTOJNE NE PARA .

  3. Kalec Dega says:

    Pijaneci Junker me drogaxhiun qe per sukseset e tij me Floririn President do tja fusi Evropes K…..ve.

  4. frani says:

    Mire thua se keta politikqejt tane fluturojne gjithe diten me presh ne bythe. Nuk kane turp te fyrjne e pergojosin te gjithe boten, kur nuk ju pelqen mendimi i tyre. Qelbesira.

    1. Edhe Ver Llapa do ti kishte zili keta gojore te shqupit dhe leshelise says:

      Ke te drejte Bledi. Anti-imperialistet e Ver llapes jane hedhur ne sulm. Edhe Veri do ti kishte zili, sepse ja kane kaluar per ‘guximin’ e tyre djallezor. Jane te pacipe sepse paguhen. Dhe nuk duan tja dine se per le flasin dhe cfare thone mjafton te marrin rrogen nga bodrumet e shqupit apo te atyre te UDB-se apo Esfalise. Mbeturina esadiste. Per fat te keq, jane shume! Ja kane shitur shpirtin parase. Por, nuk do te kene ku ti prishin ato para sepse BE-ja do tju mbylle rruget bashke me SHBA.

    1. babalja says:

      Madheshtore.i ke thene te gjitha

  5. Shqiptari says:

    Kush akuzon per gjysem te vertetat ,sidomos morale o i ka bere vete ose eshte ne gjendje ti bej vete.

  6. h says:

    Të shash “kurvë” Evropën e kulturuar,është qesharake.
    Kur e shan nja popull që mbushi rregët e saj me KURVA të verteta,është tragjike.

  7. Iliri says:

    Shkëmb graniti jemi nuk pyesim për të Huajt
    Po mir me Europën po pse futë dhe Amerikën??

  8. Na myten karnat says:

    O Bledi, o bole. Ne pa Europen fillojme flasim turqisht dhe rusisht po ku di gje ti! Duhet te thuash nodnje gje dhe normal do thuash nje karllek.
    Problemi i Shqiperise nuk eshte Europa por bythqima si puna jote qe duan makina gjermane, rroba italjane, futboll spanjoll, turizem ne Paris dhe kalamajt t’i shkollojne ne Londer e pastaj i thone kesaj Europe kurve. U dhjefsh ne breke!

    1. Albert says:

      O loqe lexoje shkrimin, mos u ndalo vetem tek titulli!!

  9. Hamdi says:

    Kur eshte kurve Europa pse papagajte Sali,Luli,presidenti dhe fallxhorja ulurijne si hyena “e duam Shqiperine si Europa” ?
    Keta njerez te poshter dhe anti shqiptare dhe antieuropiane e duan Shqiperine si Afganistani.

  10. Dash says:

    Ske kuptuar asgje ti me lart qe shan Bledin…

  11. Heretiku says:

    Ne rebelimin kobndjelles te “vitit te mbrapshte” 1914, kur e pyeten Haxhi Qamilin se ç’mendon per Europen, ky u pergjegj : “Sa te kem me vehte Kavajen dhe Shijakun, nuk me duhet fare Europa”. Keta birbot e politikes aktuale qe me veprimet e tyre i kundervihen vendeve me demokratike te botes, jane Haxhi Qamilet e koheve moderne.

  12. na hongshi Lylin says:

    PD eshte parti komplet e shpartalluar..e duam Shqiperine si europa thone pastaj i thone europes kurve

  13. sul korriku says:

    Luli:
    Pa hequr kreret e korruptuar Europiane ne nuk duhet te futemi ne kete Europe !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje