Myslim Murrizi: PS-ja nuk do ta shkarkojë Metën, një grusht militantësh po e quajnë shpëtues

Parlamenti nesër do të diskutojë në seancën plenare një pr/rezolutë për zhbërjen e dekretit të Presidentit të Republikës, që përcaktonte 30 qershorin si datë për zhvillim e zgjedhjeve për pushtetin vendor në Shqipëri.

Rezoluta mund të pasojë me procedurën e kërkesës për shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës, që duhet të votohet nga 2/3 e Kuvendit të Shqipërisë.

Në lidhje me këtë çështje ka qëndrime pro e kundër.

Për të folur mbi këtë dhe çështje të tjera që lidhen me aktualitetin politik i ftuar sot në Top Talk ka qenë i ftuar deputeti Myslym Murizi.

Pak minuta pasi Meta firmosi sekretin që anulonte zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, PS mblodhi kryesinë nga ku u njoftua edhe nisja e procedurave prë shkarkimin e Presidentit Meta për shkelje të Kushtetutës.

Por për deputetin opozitar, Mysli Murrizi, PS nuk do ta shkarkojë Metën, sepse është produkt i kësaj mazhorance, por edhe sepse ajo çfarë do të diskutohet në Kuvend këtë të enjte nuk është shkarkimi i Metës.

“Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve nuk është rezolutë për të shkarkuar Ilir Metën.

 Projektrezoluta e nesërme nuk ka nevojë për shumicë të cilësuar. 

Ajo kalon me shumicë të thjeshtë, Nuk kërkon 93 vota nesër.

 Është disa hapa për të shkuar tek ardhja e votave të 2/3.

 Unë besoj se nuk do ta shkarkojnë. 

Ky president është prodhim i kësaj mazhorance, pa asnjë votë nga krahu tjetër politik, paçka se një grusht militantësh që brohorisin përpara Parlamenti, që kërkojnë të kthehen në administratë, e quajnë fitore të madhe, shpëtues”, u shpreh Murrizi.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Myslim Murrizi: PS-ja nuk do ta shkarkojë Metën, një grusht militantësh po e quajnë shpëtues”

  1. Zigur Qarri says:

    “Ky president është prodhim i kësaj mazhorance,pa asnjë votë nga krahu tjetër politik…”,thote Myslim Murrizi!
    Prill 2013.Edi Rama:Kush nuk do që ta tradhtojë 21 janarin nuk duhet të mbytet në gotën bosh të moralizimeve të
    palogjikshme mbi bashkimin PS – LSI.Vetëm paskëtaj (fitores së zgjedhjeve më 2013) fillojnë ditët kur do të vihet në
    provë morali i qeverisë që ne, të bashkuar, PS – LSI dhe të tjerë do të krijojmë për të rilindur Shqipërinë.
    Prill 2013.Edi Rama:Ah, se harrova, analistët A, B, C, që nuk lanë gjë pa thënë në emër të moralit nëpër banaqe
    e uebfaqe më kanë thënë plot gjëra interesante që në tv nuk i thonë, por po ju them vetëm njërën: “Po nuk u
    bashkove me Ilir Metën ky vend mori fund, sepse do na lini me Saliun edhe katër vjet!”.
    Maj 2018.Edi Rama: Ilir Meta presidenti më i mirë që kemi pasur deri më sot, nuk ka gabuar kurrë.
    Qershor 2019.Edi Rama:Ilir Meta nuk e meriton më zyrën ku rri. Nuk e meriton më titullin e gardianit kushtetues.

  2. usa says:

    Meta duhet te jete shume i kujdesshem kur flet per nderkombetaret, sidomos per SHBA-ne, ne menyre qe mos te pesoje fatin e Sepp Blatter…
    Kujdes Like , nuk te bejne gje mos ki merak , thjesht te bllokojne dhe te konfiskojne financat , ate qe ti nuk e perballon dot, merr fund menjehere….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *