Paradoksi i debatit për shkarkimin e presidentit, kur shkelja e Kushtetutës quhet procedurë

12 Qershor 2019, 09:51Blog TEMA

Nga Denar Biba*

“Kaukazianet jane genjeshtare. Besome, une jam kaukazian!” eshte nje nga variantet e adoptuara gjeresisht te Paradoksit te Genjeshtarit.

Te dyja deklaratat jane te pranueshme vec e vec: “kaukazianet jane gjenjeshtare” dhe “une jam kaukazian”, por te nderthurura e te thena nga i njejti individ, keto dy te verteta binare krijojne nje kontradite logjike (prej ketej edhe kuptimi i paradoksit).

Pa asnje ndryshim ne thelb, paradoksii i genjeshtarit mund te pershtatet edhe si: “Politikanet jane genjeshtare. Besome, une jam politikan!”; “Juristet jane genjeshtare. Besome, une jam jurist!”; “Gazetaret jane genjeshtare. Besome, une jam gazetar!”, apo duke e personalizuar “Ylli Bardhi eshte genjeshtar! Besome, une jam Ylli Bardhi”.

Me fjale te tjera, paradoksi eshte nje deklarim ne dukje logjik dhe me premisa te verteta, por qe ne perfundim con ne nje konkluzion absurd.

Nje tjeter paradoks eshte ky me poshte, qe keto dite po e degjojme shpesh nga juriste, politikane a gazetare:

1.“Presidenti nuk shkarkohet, sepse PROCEDURA parlamentare qe rregullon mbi kete gje, e parashikuar nga Rregullorja e Parlamentit, eshte shume e komplikuar dhe zgjat shume. Por PROCEDURA ESHTE E RENDESISHME dhe Rregullorja duhet respektuar!

2.Nga ana tjeter – vijojne po te njejtet – veprimet e Presidentit nuk perbejne “shkelje te rende” te Kushtetutes.

Fakti qe shfuqizoi Dekretin e tij per daten e zgjedhjeve, duke e lene vendin praktikisht pa date zgjedhjesh, ndryshe nga detyrimi qe i ngarkon Kushtetuta, eshte thjesht PROCEDURE, dhe PROCEDURA ESHTE E PARENDESISHME perpara argumentave per sigurine sociale apo zgjedhjet pa opoziten.”

Kaq per kaukazianet, juristet, politikanet dhe gazetaret per sot.

Nje dite tjeter, do te shkruaj per sofizmin, qe eshte nje argument ne dukje korrekt dhe i pranueshem, por qe ne thelb nuk qendron.

Thene thjesht, ne nje demokraci kushtetuese, QELLIMI, edhe nese eshte i mire (qasje gjithsesi subjektive), nuk justifikon cfaredolloj MJETI te perdorur per arritjen e tij (objektiv).

*Nënkryetar i KQZ

7 komente në “Paradoksi i debatit për shkarkimin e presidentit, kur shkelja e Kushtetutës quhet procedurë”

  1. Am says:

    Edhe partia e punes genjente me bindshem se shpura e familjes berisha.

  2. zjarri says:

    Ja te them edhe une nje te vertete kaukaziane tjeter: Vangjush dako eshte i fajshem ne nuk kemi nevoje per VENDIM GJYKATE. Dekreti i ilir metes eshte i rregullt, vetem GJYKATA KUSHTETUESE mund ta shpalle jo te rregullt, cit. Gazja Bardhja and co.

  3. Kris says:

    Neqoftese nuk ta kane reduktuar eshte nje pacavure pa koke e pa bisht! Nuk kam menduar se vuan nga turbullira te tilla! Gjerat ne Shqiperi duhen thene sic jane thjsht dhe shqip! Meta dhe Co. nuk kuptojne shqipen tende!

  4. Ani says:

    Ne te verte je duke folur per sofizem, apo silogjizem dhe jo per paradoks ne kete rast. Paradoks eshte psh fjalia “lufte per paqen” qe edhe pse dy pjeset e fjalise duken kontradiktore ne thelb thone nje gje te veret. Kurse silogjizmi te jep thjesht iluzionin e dickaje te veter qe nuk mund te vertetohet

  5. zogu i pates says:

    Pirdh o dinar, se te shkon me mire ky emer pirdh, qe te gjithe hajdute jeni, ndryshoni kodin zgjedhor qe deputetet te dalin dhe te votohen nga populli se ndryshe korrupison do jete ne cdo votim. Pasi te ndryshohet kodi zgjedhor beni zgjedhje te parakohshme dhe pastroni politiken nga hajnat, ndryshe shqiperia do shkoje per lesh dhe do jeni ju pergjegjesit para historise qe po shkateroni disa breza bashke. Populli ndonje dite do revoltohet dhe do t’ju grije te gjithve ne makine mishi dhe tu beje ushqim per pula. Ptu race e pjerdhur qe jeni ngulur ne shqiperi dhe ska kush t’ju shkule, jo vetem juve por bashke me soj e sorollopin tuaj te qelbur.

  6. don says:

    Po me plak po, por nuk je ti kuti qe certifikon kushtetueshmerine e presidentit! Nese veprimi i Presidentit eshte kushtetues apo jo kushtetues dhe ti thua eshte si them une, atehere vendi ka hyre ne anarki ku secili ka te drejte te beje ate cfare ai mendon se eshte e drejte! Ku qendron problemi? Te mungesa e Gjykates Kushtetuese. ARsyeja e mungeses se saj? Vete Kryeministri! Pse? Sepse tani qe i intereson thote qe mund ta ngre brenda dy muajve?! Kur do filloje procedura, pas zgjedhjeve (qe ai mendon se do t’i beje!). Pse jo para zgjedhjeve? Sepse do te perdor procedura qe vetem Gjykata Kushtetuese mund t’i anulloje! Pse jo perpara nje viti? Sepse donte te bente si kishte qejf. Tani bumerangu po i kthehet mbrapsht e ai klith “Po me gjuajne me pa te drejte!”

  7. LORA says:

    Ruaj njetrajtshmerisht respeckt per Denar Biben,
    si the profesionist she ofiqar te denje per shtetin e shqiptarve.
    Big like , per shkrimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje