Prangoset mafiozi kinez që strehohej në Shqipëri, vetëm 25 vjeç por ja bëmat e tij

Është arrestuar me qëllim eksdradimi një shtetas kinez për veprën penale “Gjobëvënie”.

Një 25 vjeçar kinez i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar  në Rinas nga policia kufitare në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Shtetasi me iniciale G.L ishte në kërkim prej 23 prillit të këtij viti për veprën penale  “Gjobëvënie”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur

Zyra e Sigurisë Publike të Bashkisë së Goazhou në Kinë, ka zhvilluar hetime ndaj një grup kriminal të tipit mafioz,  të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve.

Policia thotë se shtetasi G. L, është një prej anëtarëve kryesorë të këtij grupi.

Në vitin 2013, ky shtetas së bashku me pjestarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L,  duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez.

Në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin Ë.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vendparkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi u bë i mundur arrestimi i shtetasit të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Prangoset mafiozi kinez që strehohej në Shqipëri, vetëm 25 vjeç por ja bëmat e tij”

  1. babo says:

    Do ta hajë të s’ëmës në Kinë, sepse gjyqtarët atje nuk bëjnë shaka, sepse nuk janë si këta lapangjozët tanë, që për para shesin nder, nënë, babë, grua e gjithë ç’kanë me kuç e me maç… !!! Mjafton të kapardisen me vetura luksoze e kostume firmato dhe bëjnë “marrëveshje” dhe me djallin dhe futen në çdo gropë haleje… !!! S’ke ç’i bën…, jemi “racë Ariane”… (???!!!)

  2. XheJ eN Bi says:

    Kam dëgjuar në një emision se në Angli mafja e parë është rumunia e dyta mafja kineze dhe e treta shqiptarja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *