“Rama ik”, kujt i frikësohet Ilir Meta?

Konferenca e shtypit e presidentit të Republikës u prit me shumë interes.Që në momentin e parë të lajmërimit nisën shumë aludime se për çfarë ai do të dilte vetëm një ditë pas dekretit të dytë për anullimin e zgjedhjeve.

Këto 24 orë të fundit ishin mbushur me shumë komente, fakte, ngjarje nga e shkuara që kërkonin të gjenin një shpjegim apo një rrugë dalje nga akti i paprecedent i presidentit. E duke e njohur Metën, paçka me kostumin e presidentit,  hamëndjet vërtiteshin sa nga shpallja luftës së hapur ndaj mazhorancës me mobilizim ushtarak tek skenari Aliende, deri te shpërndarja e parlamentit.

Në fakt, konferenca ishte larg çdo skenari luftarak të shumë hamendësuesve. Dalja e presidenti nuk solli ndonjë zhvillim të ri politik, thjesht konfirmoi qëndrimin e presidentit për t’u rreshtuar kundër mazhorancës, ndonëse ai vetë u përpoq të mbrohej nga akuzat se ishte rreshtuar me opozitën.

Meta u tregua i qetë në shumicën e pyetje-përgjigjeve,  përfshirë edhe ndaj atyre që kishin të bënin me akuzat e mazhorancës dhe kryeministrit Rama. Por, nuk e mbajti dot  qetësinë,  përkundrazi u pa nervoz në disa raste: kur u fol për reformën në drejtësi, kur u fol për Shtetet e Bashkuara dhe ndërkombëtarët dhe kur u fol për bashkëshorten e tij.

I akuzuar se me vendimin e tij të ditës së hënë ai u bë palë me opozitën, kreu i shtetit u përpoq të nënvizojë më shumë se një herë se ai qëndron mbi palët dhe se vendimin ai e  ka marrë i pandikuar nga opozita dhe nga bashkëshortja e tij por me të vetmin qëllim: për të shmangur konfrontimin civil.

Meta u kujdes që të thotë se Lulzim Basha ishte ndër të fundit që e mori vesh vendimin e tij për shtyrje zgjedhjesh dhe se këtë e kishte bërë që të evitonte viktimat në 8 qershor.

Meta u kujdes të lëshonte edhe alarmin se 30 qershori do të përdorej nga forca dhe interesa të huaja për të destabilizuar vendin dhe rajonin.

Në fakt, kjo deklaratë bie ndesh me vetë Ilir Metën e para dy muajve, që ironizoi shqetësimin e Palmer në Tiranë për rolin dhe interesat ruse në Shqipëri dhe rajon, duke përmendur me sarkazëm librin e Enver Hoxhës për “rrezikun anglo – amerikan për Shqipërinë”.

Mund të ndryshojë mendje për rrezikun që i kanoset vendit, por nuk duket se ka ndryshuar qëndrim për zyrtarët amerikanë që janë marrë dhe merren me Shqipërinë, nga Tirana në Uashington.

Meta u shfaq i nervozuar  kur u pyet lidhur me deklarimet e kryeministrit që e përfshin në frontin e atyre që kanë frikë reformën në drejtësi, duke thënë se Edi Rama është i pari që e di se ai nuk ka frikë nga asgjë, ndërsa e dyta është Ambasada amerikane.

Edhe pse amerikanët nuk ia solli kush në vëmendje, presidenti e  nisi vet sulmin ndaj zëvendës ndihmës sekretarit te shtetit Metju Palmer, që të shtunën deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sillnin vëzhgues në 30 qershor.

“Nëse ka ndonjë amerikan që do të vëzhgojë të tilla zgjedhje, le të shkojë në Korenë e Veriut”-tha ai.  Sulmet e tjera,  Presidenti ia drejtoi  zëdhënëses së BE-së dhe Knut Flekestajn, tashmë ish- eurodeputet, pa iu përmendur emrat.

Meta u kujdes që të barazonte drekat e tij me Sali Berishën dhe takimet informale me Lulzim Bashën me darkën që ka patur me Edi Ramën.

Dhe kur u pyet përse nuk ishte konsultuar zyrtarisht apo formalisht me të gjitha palët,  por vetëm me këto dreka e darka, apo me  daljet televizive të Kryeministrit, Meta tha se i kishte marrë si konsultime dhe qëndrime të palëve, cka sipas tij e detyruan  të dalë më pas ai vetë në një situatë kritike me vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve, si një mundësi që iu jepet palëve të gjejnë zgjidhje të krizës.

Por i pyetur nëse ishte kapur në konflikt interesi, për shkak se bashkëshortja e tij është përfituesja e parë e vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve, presidenti nuk iu përgjigj kësaj pyetjeje, duke humbur qetësinë. Qetësi, të cilën Presidenti ia kërkoi kryeministrit dhe shumicës, dhe më pak ose aspak opozitës.

Nga njëra anë, tha presidenti, kemi kryeministrin që thotë se 30 qershori nuk preket, por hajdeni të dialogojmë për gjithçka tjetër, nga ana tjetër kemi opozitën që thotë se nuk ulet me Edi Ramën kryeministër.

Për Ilir Metën, qëndrimet e opozitës janë të drejta dhe duhet të jetë Edi Rama ai që duhet të bënte një hap pas sepse ka më shumë përgjegjësi, jo si kryetar i mazhorancës, por si kryeministër i vendit .

Por përderisa  kjo nuk ka ndodhur, për presidentin do të duhet që kjo të ndodhë tani e tutje, për ti hapur rrugë zgjidhjes politike dhe zgjedhjeve lokale.

Vetëm se këtu, kreu i shtetit nuk dha asnjë pikëpamje se si mund të shkohet në një zgjidhje kur opozita e ka kusht të panegociueshëm largimin e kryeministrit dhe zgjedhjet e parakohshme përmes një qeverie tranzitore.

Në fund të të fundit, në atë çka tha Ilir Meta përmblidhet me pak fjalë: zgjedhjet bëhen vetëm me dekretin e tij, zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë, palët duhet të gjejnë një zgjidhje, dhe zgjidhja kalon përmes kryeministrit, duhet që kryeministri ti afrohet qëndrimit të opozitës që nuk e njeh më për Kryeministër. E thënë pa e thënë, ndoshta duhet që ai të largohet.

Në rrafshin ndërkombëtar, sipas presidentit Meta edhe  Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet  të tërhiqen edhe ata nga qëndrimi për krizën, opozitën dhe zgjedhjet e 30 qershorit dhe se vendi nuk ka nevojë për diplomatë apo eurodeputetë aventuriere që kanë prishur punë, por ka shqiptarë të përgjegjshëm që mund ti japin drejtim çështjeve.

Me qetësi dhe pa dashuri, edhe Ilir Meta po kërkon dorëheqjen e Edi Ramës.(Gazeta Si)

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në ““Rama ik”, kujt i frikësohet Ilir Meta?”

  1. H says:

    Erdhi me këmishë fanallate nga skrapari dhe u bë miljoner me gjakun e popullit. Ky është problemi i presidentit. Nuk do ta dorzojë gjënë e vjedhur dhe prish lojën dhe vihet kundër amerikanëve. Ata janë brënda dhe nuk shpëton dot.

  2. Kalec Dega says:

    Ne foto trimi i Cepanit me dhjaksin deshtak dhe qe te dy arkitekte te Ripjelljes se Reformes dhe gjendjes aktuale ne vend.

  3. NINA says:

    ILIR META ESHTE KRYEHAJDUTI I SHQIPTAREVE. ME QELBESIRA E POLITIKANEVE BASHKE ME GRUAN ETIJ LAVIRE DHE BANDENE TIJ LSI… QE I KORDINON PUNET E KEQIJA NDAJ SHQIPERISE ME KARAXHICIN E SHQIPERISE S, SERBIN SALI DHE KOPUKUN ETYRE BASHA VRASESIN.
    ZOTI I DENOFTE FAMILJARISHTE KETA HORRA DHE TRADHTAR TE KOMBIT

  4. Naim Frasheri says:

    Ti more Hajdut,
    E njeh mir Frikën.
    Edhe pak,vjen SPAK,
    Dhe ta Shpëton Monikën.

    1. Visi says:

      Jo ta shpeton moniken, por ta perdhunon moniken

  5. Realisti says:

    ILIR META TI MAR TEKEQEN EDI RAMES.
    ESHTE FAT QE TANI EDI RAMA ESHTE NE VENDINE DUHUR …KRYEMINISTER.

  6. saliu says:

    Veprimi me i mire qe duhej te bente koke lopa dje, te jipte doreheqjen, por nuk e le baxhella Mona se ja fut koqet ne bige.

  7. Haha says:

    Bastardi meta….
    Erdhi spaku….nga dajaku

  8. lisi says:

    Akoma nuk mund ta besoj se si nuk dha dje doreheqjen e te shpetonte prapa……Zoti e meshirofte ne boten tjeter……..

  9. Gjahtari says:

    Ilir Metà dhe bashke punetoret etije ne opoziten qe e vollen shqiperi e per 30 vjet, qe e vrane ne 97en qe e gjakosen pasta qe e masakruan nderin dhe morali e shqiptere duhet te larghe e te mbajne pegjegjesi para ligit’Spak,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *