Ramadani: Nuk e di si mora numrin 9, rikthimi te Partizani i mundshëm

Ylber Ramadani ishte një nga risitë e Edy Rejas në formacionin titullar të Shqipërisë ndaj Moldavisë. I grumbulluar në kombëtare me urgjencë për të zëvendësuar Ledian Memushajn të dëmtuar, Ramadani arriti të linte shenjë në ndeshjen ndaj moldavëve duke realizuar golin e 2-0 pas një veprimi shumë të bukur teknik. Në një intervistë, lojtari 23-vjeçari nga Ferizaj ka folur për emocionet që i dhuroi goli i tij parë me kombëtaren kuqezi, për numrin 9 që mbajti mbi shpinë dhe për një rikthim të mundshëm te Partizani pasi emri i tij po lakohet shumë në ambientin e kuq.

“Heqja e fanellës? Nuk e hodha por ishte gëzim pasi të nisësh kualifikueset me gol është e veçantë. Golin ia dedikoj familjes, stafit dhe atyre që ishin këtu.

Numri 9? U çudita kur e pashë, por Memushaj më solli fat. Magazinieri na i bën numrat dhe më dha këtë 9. Besoj se ishte e llogaritur.

Partizani? Aty flet menaxheri im. Nuk ka pasur asgjë dhe kam folur me menaxherin. Ka pasur vetëm biseda dhe rikthimin në Shqipëri nuk e shoh si hap mbrapa pasi Partizani luan në Champions League. Do të shoh se çfarë do të bëj pasi kam edhe 2 vite kontratë”, tha Ramadani.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Ramadani: Nuk e di si mora numrin 9, rikthimi te Partizani i mundshëm”

  1. Mashkullori says:

    Edhe pse shenove golin ti,spurdhjak Ramadani,me shkelmimin qe i bere fanelles,e cila mban stemen Kombetare,duhesh ndeshkuar.Ajo fanelle eshte fanelle krenarie dhe jo perbuzjeje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *