Ramush Haradinaj: Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë me u pajtu me Serbinë

12 Qershor 2019, 13:23Rajoni TEMA

Në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj i ka drejtuar një thirrje Serbisë për pajtim.

Haradinaj tha se paqen e bëjnë të guximshmit dhe populli i Kosovës e ka guximin të pajtohet me Serbinë, dhe këtë shtoi ai, e bëjnë në mirënjohje të SHBA-së.

Për shumë kohë populli ynë e ka kërkur lirinë, breza e breza kanë vuajtur dhe janë flijur. Populli i Kosovës e priste nga Zoti ndihmën. Bijtë e bijat e këtij populli qëndronin me popullin. Qëndronin Jasharajt dhe luftëtarët e Lirisë. 

UÇK qëndroi me popullin. Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju zoti President. Ju me avionët e jetës ndalët trenat e vdekjes dhe spastrimin etnik. Sot një popull i rilindur ju falenderon për jetë. Shteti i Kosovës është vlerë e re në rajon, vlerë e shtuar në botë dhe sjell paqe në rajon. Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë me u pajtu me Serbinë.

I bëjmë thirrje popullit të Serbisë edhe presidentit Vuçiç ta njohë Kosovën si të pavarur në kufinjtë e vet në mënyrë që ne që qeverisim të punojmë më shumë e të fokusohemi në vendet e punës për qytetarët tonë dhe në qeverisjen më të lirë dhe në luftimin e korrupsionit. Në mënyrë që brezave tu lëmë lirinë e respektin dhe jo luftën për territore e kufij. 

Kosova është gati për tu pajtuar dhei bën thirrje Serbisë për pajtim.  E bëjmë dhe në falenderim të ndihmës që na ka dhënë bashkësia ndërkombëtare.Presidenti Klinton jeni në shtëpinë tuaj. Të gjithë sot jemi në shtëpinë tonë. Zoti bekoftë Kosovën dhe aleatët e Kosovës”, shprehet Ramush Haradinaj. (TemA)

6 komente në “Ramush Haradinaj: Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë me u pajtu me Serbinë”

  1. Besi says:

    IK ORE LEGENE FSHATARE , PRIMITIVE ROJE DISKOTEKE NA U BERE KRYEMINISTER …KOSOVA KRAHINE E PRAPAMBETUR

    1. Shqipo says:

      Qekan futur halerat filoserbe sot. Ramush eshte luftetar dhe çliroi Kosoven!! Plehrat Serbe te kthehen nga Karpatet.

    2. I.Hoti says:

      o ti ‘besi’ ! Me cfare peshorje e quan Kosoven ‘krahine te prapambetur’ Te pakten ta dime prej cilit katund te prapambetur je? Shpresoj dhe jam i bindur qe je i mykur e prapambetur ..i lyer dhier me gjak te perzier ose jo autokton ! Pisa te tille ka cdo katun dhe ne kotund te keq ka cdo shtepi! Kosova shqiptare eshte djepi i shqiptarise, me mijra mijra vite ! Shqiptaret duan dhe duhet te kene shtetin SHQIPTARE si kinezet serbet e cdo popull tjeter mbi baza historike mijra vjecare ! Historia nuk fillon e mbaron ku do ti(nse kupton fjalen histori) apo grekosllavet!

  2. Tutu says:

    Eh mor Ramush trimi… qe tu te marre dhe ty ne qafe Like floriri… po gjene te paskan ardhur mente… te fala Baxhell Buzhalles ..,

  3. kaqi i zi says:

    a qifsha kriminelin e hajnit,ku meti qakorri o hajvanat

  4. Perdhunuesi says:

    Legenat dhe frikacaket e dreqit qe kujtojne se perulja eshte trimeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje