Real Madrid nuk ndalet, zyrtarizon blerjen e radhës. Marcelo drejt bashkimit me Ronaldon

Pas Luka Jovic dhe Eden Hazard, Real Madrid ka siguruar edhe mbrojtësin e Lyon, Ferland Mendy. Në një komunikatë për shtyp, klubi madrilen ka bërë të ditur se:

“Real Madrid ka arritur marrëveshjen me Lyon për transferimin e Ferland Mendy.

Lojtari ka nënshkruar me klubin deri në 2025-ën. Mendy do të prezantohet 19 qershorin e ardhshëm në orën 13:00”.

Real Madrid e ka blerë francezin për 48 milionë euro, plus 5 si bonus.

Me nënshkrimin e mbrojtësit të majtë, me gjasë braziliani Marcelo do largohet nga Madridi.

Destinacioni i tij i mundshëm është Juventusi.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *