Rikthehet çështja “Xhisiela”, dalin fakte të reja. Balla: “Skenari dhe regjia” nga Lulzim Basha

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ishtë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ’Dritare’.

Ndër të tjera, Balla ka prekur edhe çështjen ‘Xhisiela’, ku djali i deputetit socialist Rrahman Rraja u akuzua për dhunimin e Xhisiela Malokut.

Sipas Ballës, kjo histori ishte një mashtrim dhe ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu akuzohet për kallzim të rremë.

Balla u shpreh se e gjitha ishte një shpifje e Bashës dhe u vërtetua nga qelizat e telefonit.

“Sot(dje) kam qenë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë përgjigjen e kallëzimit, ku kam mësuar se gjithë kjo akuze e ulët e Bashës ishte shpifje. 

U vërtetua nga qelizat e telefonit jo atë ditë, po gjatë gjithë ditës së vet në atë komisariat.

Basha e ka ndihmuar policin të bëj gjithë këtë gjë.

Ky person (polici) akuzohet për kallzim të rremë dhe shpërdorim detyre”, tha Balla.

Kujtojmë që Gjykata e Krujës ka dënuar me një vit shërbim prove Rexhep Rrajën.

Ai u arrestua në 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet, sipas tij, nga disa eksponentë të PS, mes të cilëve dhe vetë Balla, për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Rikthehet çështja “Xhisiela”, dalin fakte të reja. Balla: “Skenari dhe regjia” nga Lulzim Basha”

  1. Timi says:

    Merreni, pra zvarre dhe burgoseni e jepini denim maksimal…nuk na duhen me llafet…po i vene zjarrin Shqiperise e ju rrini e shikoni si nje horr e i oaafte si Basha ben kakerdhi….

  2. Cane says:

    Vec veshegjati merret me gomarlleqet e ketij rrumbullakut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *