Sekretari socialist: I paparë ky Ilir Meta!

Sekretari për Marrëdhëniet me Mediat dhe Shoqërinë Civile në PS, Alfred Peza ka komentuar lëvizjen më të fundit të presidentit Ilir Meta pas vendimit për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Peza thotë se konsultimi me partitë politike për datën e zgjedhjes, pas nxjerrjes së një dekreti për anulimin e tyre, është një veprim i pangjashëm me asnjë prej presidentëve të botës.

“I paparë ky Ilir Meta!

Të gjithë Presidentët e botës, konsultohen më përpara me partitë politike dhe më pas nxjerrin një Dekret.

Ndërsa ky i Republikës së Shqipërisë, firmos në fillimin për anullimin e zgjedhjeve dhe më mbrapa, nis konsultimet për datën e tyre”, thotë Peza.(Tema)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Sekretari socialist: I paparë ky Ilir Meta!”

  1. FLUTURA says:

    Po ai nuk pyet as per kushtetute, as per maxhorance e as per nderkombetaret ai i shkel te gjithe me kembe 😜

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *