Shqiptarët që “përmbytën” Britaninë me kokainë dhe si u zbuluan nga infiltrimi i agjentëve

Shërbim “call center” dhe shpërndarje e menjëhershme e kokainës në Tanbrixh Uells në Britaninë e Madhe, ku vetëm njëri nga anëtarët e bandës numëronte 1500 telefonata për porosi. Janë të gjithë shqiptarë anëtarët e bandës që trafikonin kokainë në Britaninë e Madhe dhe që tashmë kanë përfunduar në pranga në pritje të datës së gjyqit.

Një bandë shqiptarësh ka përfituar rreth 4.2 milion stërlina – ose 4 milion e 700 mijë euro në shitjen e kokainës në zonën e Tanbrixh Uells në Britaninë e Madhe. Shërbimi i tyre njihej si ‘Deliveroo for drugs’. Sipas raportimeve të prokurorit të çështjes kjo shumë parash është përfituar për vetëm 6 muaj. Banda e shqiptarëve kishin krijuar një call center i cili funksiononte 24 orë në 24 për 7 ditë të javës në Londër.

Pas përfundimit në pranga në seancën dëgjimore u theksua se shqiptarët përdornin një sistem të thjeshtë dhe të suksesshëm për të shitur drogën. Ata përdornin një rrjet për shpërndarjen e ushqimeve për të mbuluar shitjen e kokainës dhe përdornin telefona të pa-përgjueshëm për marrjen dhe konfirmimin e porosive.

Porositë ishin gjithnjë gjysmë gramësh, gjithnjë kokainë, gjithnjë për 40 stërlina dhe gjithnjë me shpërndarës shqiptarë në zonën e Tanbrixh Uells.

Gjithashtu hetuesit gjetën prova të jetës luksoze dhe shpenzimeve marramendëse të anëtarëve të bandës, në telefonat e tyre celularë. Njëri prej tyre është filmuar duke hedhur para në një klub treksa perfomonte një këngëtare shqiptare. Një tjetër kishte dërguar një Range Rover për një shokun e tij në Shqipëri, dhe një i tretë i kishte paguar shërbimin dentar vjehrrës së tij. Zona në fjalë njihet për nivelin e lartë të jetesës, ndërsa në telefonin e njërit prej të arrestuarve u  gjetën 1500 telefonata porosish me një vlerë prej 60 mijë stërlinash.

Kishte raste që linja e telefonit bllokohej për shkak  të fluksit, dhe klientët luteshin që të paktën të kishin një konfirmim të porosisë së tyre.

Banda gjithashtu lidhet edhe me një sulm me thikë por askush nuk është akuzuar zyrtarisht.

Policia britanike arriti të gjurmonte linjën e shitjes së kokainës në juglindje të Londrës ku jeton njëri prej të arrestuarve 20-vjeçari Rigels Hadashaj. Policia arriti të mblidhte fakte dhe duke përdorur agjentë të infiltruar të cilët blinin kokainë prej javësh nga banda e shqiptarëve.

Një tjetër i arrestuar është dhe Ervis Dervishi, i cili u përgjua teksa transportonte me automjetin e tij një nga agjentët e infiltruar, të cilit i thoshte të mos fliste pasi shefi i tij nuk donte që ai të kishte të panjohur në automjet.  Një tjetër i arrestuar kishte 8 mijë stërlina cash dhe kokainë me një vlerë prej 2 mijë stërlinash.

Nelson Aliaj një tjetër anëtar i bandës kishte blerë toka dhe biznese në Shqipëri, ndërsa pjesa më e madhe e anëtarëve qëndronin në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe. Aliaj dhe Fatos Metalia pretenduan në momentin e arrestimit, se ishin kërcënuar në mënyrë që të bëheshin pjesë e bandës.

Emrat e të arrestuarve janë Rigels Hadashaj, 20, Arlind Palushi, 19, Fatos Metalia, 24, Izmir Basha, 24, Nelson Aliaj, 28, Ervish Dervishi, 23, Xhesil Vucaj, 21, Alfred Gashi, 19, dhe Marius Kuci, 24-vjeç.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *