Veliaj: PS nuk ka ikur nga asnjë betejë, ja ku ndryshojmë ne me PD-në e Berishës

12 Qershor 2019, 21:54Politika TEMA
Veliaj: PS nuk ka ikur nga asnjë betejë, ja ku ndryshojmë ne me

Kandidati i  Aleancës për Shqipërinë Europiane Erion Veliaj theksoi se më datë 30 qershor qytetarët shqiptarë e kanë të qartë dallimin mes atyre që ndërtojnë shtet dhe atyre që si filozofi të tyre kanë dhunën.

Duke folur në festën e 28 vjetorit të themelimit të PS, Veliaj tha se historia ka treguar se cila është forca që ka sjell më shumë progres vendit dhe cila përfaqëson dhunën.

“Kjo partia jonë, miqtë e mi të rinj ka pasur një moment ku vetëm dy vite pas themelimit të saj, kryetarin e kishte në burg. Nga ai që sot I bën çfarë të mundë Shqipërisë dhe ne ia respektojmë të drejtën e tij.

Në vitin 93, kryetari I partisë sonë Fatos Nano ishte në burg, nuk ishte e e lehtë të ishe socialist në ato vite e megjithatë në vitin 94, ne ngadhnjyem ndaj referendumit të Sali Berishës. Ndonjëherë ne flasim vetëm të këqijat që ai apo ata i kanë bërë vendit; sot është koha të flasim për të mirat që PS i ka bërë vendit pas çdo sfide”, tha Veliaj teksa solli në vëmendje  se si u dhunuan deputetët socialistët në vitin 96 nga policia e shtetit e cila pengonte çdo tubim demokratik.

“Në vitin 96, të ishe socialist nuk bëje dot  një miting, në vitin 96 Policia e Shtetit jo vetëm që nuk lejonte në sheshin “Skënderbej”, por të çonte vetëm tek Fusha e Zezë e Ali Demit, ishte I vetmi vend ku mund të bëhej miting në një cep të Tiranës. edhe aty valonte druri dhe huri.

Kush mban mend nga ata që janë bashkëkohës, apo nga ju që jeni të rinj që mund t’ I gjeni në internet fotot e Servet Pëllumbit, fotot e Erion Braçes, fotot e Blendi Gonxhes, fotot e shumë socialistëve të cilët tërhiqeshin zvarrë dhe ishte një moment ku ti ishe socialist ishte një akt jo vetëm patriotik por ishte një akt heroik”, u shpreh ai.

Kandidati socialist për drejtimin e Bashkisë së Tiranës theksoi se PS jo vetëm që riktheu shpresën pas shkatërrimit të 97, por rimëkëmbi shtetin, ekonominë dhe qytetet.

Në ’96-ën Saliu thoshte që kjo është Zvicra jonë, në ’97 ishin po ata që vranë 4000 vetë prej po këtyre që sot duan të vrasin shpresën në Shqipëri. U rimëkëmb vetëm kur erdhi PS në krye të punëve të vendit, u rimëkëmb shteti, u rimëkëmb ekonomia, u rimëkëmbën qytetet tona. Miqtë e mi, librat e shenjtë thonë që nuk ka asgjë të re nën diell.

Çdo gjë që ka ndodhur sot ka ndodhur edhe më parë. Nuk ka asgjë të re nën diell. Në vitin ’98, po këta që thonë mos shkoni në zgjedhje, i thoshin shqiptarëve mos e votoni Kushtetutën, falë asaj Kushtetute dhe shqiptarëve që dolën në votime, Shqipëria fitoi 21 vite stabilitet me PS-në, që në atë moment historik i tha shqiptarëve: Shqipëria mbi të gjitha”, theksoi ai.

Veliaj theksoi se ndryshe nga Saliu që dogji dy herë vendin, PS tregoi se di të transformojë qytetet në çdo cep të Shqipërisë.

“Saliu na dogji një herë, dy e tre, por në ’98 falë PS-së që bëri thirrje për ato votime, Shqipëria mbijetoi. Fazat e para të tranzicionit. Ne kemi thënë që PS nuk bën vetëm shtet, PS bën qytet. Kujtoni kohën kur PS me kryetar Bashkie Edi Ramën, fitoi Tiranën dhe filloi transformimin e saj.

Në vitin 2000 takimet në Tiranë liheshin tek disko Krokodili, te LM-ja, identifikoheshin me kioska, me zaptime, ishin të tipit takohemi tek gropa e Hajdinit. Sot falë investimit të PS-së, kryetarit Edi Rama, 11 vite në Tiranë, u transformua realiteti. Sot themi do takohemi tek parku, tek këndi i lodrave. PS nuk bën vetëm shtet, por bën edhe qytet dhe transformon urbanist çdo cep të Shqipërisë”, theksoi kryebashkiaku Veliaj, i cili më 30 qershor kërkon një mandat të dytë për të vijuar investimet e nisura për transformimin e Tiranës.

Veliaj nënvizoi se PS ka treguar se nuk ka ikur nga asnjë betejë, duke ia dalë gjithmonë të jetë fituese.

“Në 2005 Rama fillon iniciativën e tij për të hapur PS, më vonë merr lidershipin e PS. Partia jonë u hap për njerëz si unë, për çuna dhe goca që nuk kishin lidhje, nuk njihnin deputetë, por falë asaj hapjeje partia jonë u bë më e madhe dhe u bashkua një talent i jashtëzakonshëm djemsh dhe vajzash që vazhdon dhe sot. 

Një parti e mirë, është si një familje e mirë, sa më e hapur aq më e madhe bëhet, aq më shumë energji, ide e dashamirësi mbledh nga komuniteti. Falë kësaj hapjeje të PS-së, edhe pse kaluam histori të jashtëzakonshme, mos e harroni Gërdecin, 21 janarin. 

Na ndodhën gjëra që nuk i ndodhin asnjë force në botë, e megjithatë vajtëm në zgjedhje, i mundëm dhe sot drejtojmë Shqipërinë. PS nuk ka ikur nga asnjë betejë, edhe para kallashit, drurit. Kujtoni ’98-ën me antitank i gjuhej qeverisë. PS fiton atje ku duhet, në kuti të votimit. Si përherë”, deklaroi Veliaj.

2 komente në “Veliaj: PS nuk ka ikur nga asnjë betejë, ja ku ndryshojmë ne me PD-në e Berishës”

  1. Arber says:

    Po ju sikur e keni ne 8 Nentor!

  2. ANDONI says:

    JO VETEM SOCIALISTET POR ,EDHE PJESA E POPULLIT ,QE ESHTE KUNDER DHUNES ,DO TE JAPI
    VOTEN PER JU ,ZOTI VELIAJ, SE NE DEBATET I DUAM
    JO RRUGEVE ,PO NE PARLAMENT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje