Disa pyetje për presidentin e çoroditur dhe pse Ilir Meta duhet hequr njëherë e mirë!

13 Qershor 2019, 10:15Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Çfarë qëndrimi do të mbajë politika amerikane në lidhje me turbullirën anarkike që po kërkon të shkaktojë Ilir Metës?

Sigurisht që ajo do të jetë me shqiptarët dhe jo me korrupsionin antishqiptar.

Korrupsioni i lartë shqiptar tani i ka shpresat te presidenti Ilir Meta, kurse shqiptarët, të gjithë shqiptarët e Ballkanit Perëndimor, i kanë drejtuar shpresat e tyre historike te politika e lartë amerikane.

Në këtë rast mendoj se, për presidentin e çoroditur të Shqipërisë duhet të ngrihen këto pyetje:

A mund të konsiderohet kjo që ai po bën, kur u rrek të zhdekretonte datën e zgjedhjeve, një lajthitje e një njeriu të trembur nga Reforma në Drejtësi?

A nuk duket kjo të ngjajë me lëvizjet e Gruevskit në Maqedoni, që ai i bënte me anë të presidentit Ivanov?

A nuk e dimë ne tani si fakt të njohur botërisht miqësinë midis Gruevskit dhe Ilir Metës?

A nuk e din Ilir Meta që Rusia dhe Beogradi duan destabilizimin e Shqipërisë?

Por, a nuk e din Ilir Meta që NATO dhe politika amerikane nuk mund ta tolerojnë një ndërmarrje të tillë?

Po të vijojmë në këtë rrjedhë mendim, për Ilir Metën mund të ngremë dhjetë apo dhe dymbëdhjetë pyetje të tjera si këto. Por këto janë pyetje të cilave nuk mund t’iu japin përgjigje shqiptarët, por vetëm politika amerikane.

Sipas mendimit tim Shqipëria nuk ka fare mundësi që të gjendet në një situatë destabilizuese. Por këtu ka një pyetje: po aktorët e mëdhenj të destabilizimit Berisha dhe Meta, a e dinë këtë?

Këta e dinë, sigurisht. Por duket qartë që qëllimi i tyre nuk është fakti i destabilizimit, por duan që me këtë lëvizje anarkike, që iu duket sikur po bëjnë, mendojnë se mund të “trembin” politikën amerikane, për ta detyruar që ajo të heqë dorë nga drejtimi që ajo vetë po i bën Reformës në Drejtësi në lidhje me këta të korruptuar.

Por, e kanë të kotë. Asnjë grimë nuk ka lëvizur politika amerikane nga vizioni i saj reformist kundrejt Shqipërisë aktuale.

Tani duket qartë që politika amerikane, por edhe politika gjermane, duan që ta mbështesin te shqiptarët programin e tyre politik për Ballkanin Perëndimor.

Por, ata nuk mund të mbështeten dot fare në këtë klasë politike të korruptuar shqiptare, e cila në thelb po tregon se është antiperëndimore. Në të njëjtën kohë, politika amerikane diti që, me forcë, t’ i merrte korrupsionit shqiptar kushtetutën.

Berisha mendoi se me revolta të dhunshme mund ta kthente gjendjen në Shqipëri në statuskuonë antishqiptare të 25 vjetëve të fundit. Por dështoi, sepse shqiptarët nuk iu përgjigjën. Prandaj tani u “hodh në sulm anarkik” presidenti Ilir Meta.

Po politika amerikane çdo të bëjë? Po politika gjermane?

Ilir Metën, i cili tani po kërkon destabilizimin e Shqipërisë me anë të konfuzionit kushtetues, e kanë shumë të lehtë që ta eliminojnë si president me mazhorancën dhe me shumicën e opozitës së re në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithsesi, gjithçka do të duket sot në seancën parlamentare që është thirrur për debat kundrejt shkeljes së kushtetues që ka bërë Presidenti i Republikës, duke zhdekretuar me një akt administrativ të pavlefshëm zgjedhjet e dekretuara të 30 qershorit.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve me të drejtë nuk ia pranoi fare që ta shqyrtonte, si akt administrativ absolutisht të pavlefshëm.

Po Parlamenti çdo të bëjë sot?

Latinët e mëdhenj në politikë na kanë thënë:

ACTA NON VERBA – veprim dhe jo fjalë.

10 komente në “Disa pyetje për presidentin e çoroditur dhe pse Ilir Meta duhet hequr njëherë e mirë!”

  1. Zener says:

    Keta bajga Jane komuniste…te thekur site sala. …kamufluar site DEMOCRATS. ..

    1. pthuuuuuuu says:

      O SHKERDHATE Zeher, komunistet nuk kane lidhje me keta shkerdhatat si puna jote! Po te kishte komuniste ky vend, keta shkerdhatat do ishin te gjithe prapa hekurave ose 2 pashe nen dhe’, keshtu i gjithe populli do ishte i qete!
      More vesh mor SHKERDHATE zeher!?

  2. Pokeristi says:

    Z.Spartak!
    E ke hak

  3. ce says:

    Para disa vitesh presidenti i Tunizise shfaqi crregullime mendore. quhej Habib Burgiba. Kryeministri i vendit Zine ben Ali urdheroi ngritjen e nje komisioni mjeksor per te verifikuar gjendjen psiqike te prsidentit, dhe komisioni vlersoi qe prsidenti Burgiba kishte pjerdhur nga trute, por refuzonte kategorikisht te dilte nga pallati presidencial. Atehere garda e republikes me nje toge ushatresh e nxori per bythe presidentin e lajthitur, dhe shteti vazhdoi punen me presidentin e ri, prandaj nje president qe ben deklarata vetvrasje si Alende pa shkak, qe mer vendime te cmendura ne mes te fushates duhet te shikohet me kujdes se cfare problemesh ka,,,,,

  4. Sami says:

    O zener laj gojen kur permend komunistet , kta jan kurva rruge antishqiptar, jan llumi qe perfaqson kte sistem as gje tjeter.

  5. MH says:

    Politika gjermane per te tregue mbeshtetjen duhet te mos behet penges ne hapjen e negociatave.Kur dihet qe perparime jane ba edhe pse ka shume e shume pengesa.Dhe ma iditesia e politikes gjermane asht kur deklaron hapur qe Shqiperia nuk ka kryer asnji detyre qe i asht ngarkuar dhe kerkuar.
    Ne po kerkojme te futemi ne Europe kur kjo Europa nuk din te orientohet edhe per veten.Disa nga shtetet na vlersojne dhe disa nuk na vlersojne.Ma e keqeja jane njerez individ me potence qe propogandojne cfare i servire opozita dhe konkretisht Lulushka.Si puna e gazetarit te gazetes Bild.E te mos harrojme edhe gjithe ato europian qe llapnin para dy vitesh brenda ne cader te Lulushit recitimet e tyre propogandistike per denigrimin e shqiperise ne favor te oreksit te kamarierit Lulushka.

  6. Arifi says:

    Na ke car trapin dhe ti me kte politiken e larte anerikane & europiane! Ku i kan ato dosjet e famshme kta amerikanet ??? A di gje zotrote kur do i nxjerrin?? Te qifsha ty ameriken & europen! Ktu te ne duhet revolucion! Nuk ka njerez ta bejn

  7. Titi says:

    Ke ikur per lesh oooo Spartak!

  8. na hongshi Lylin ilit meta dhe monika says:

    duhet hequr dhe duhet arrestuar

  9. Elba says:

    Ah Shqiperia e mjere,akoma nuk eshte ngopur me bije Cobanesh.Njeri nga Skrapari,tjetri nga Vucitoli,tjetri ngaKu……..Po spaska Durresi,ElbasaniBerati,Korca,Shkodra Intelektuale?Vazhdohet me te njejtin zell.Njeriut I gjejne pune.Kujt I hynte ne pune maloku I Skraparit.Kete nuk e kam kuptuar.K.Minister,Zv,Kryeminister.Tani President.Ka te drejte te hedhe shkelma.Meritat?Nje zero e madhe.Z Ngjela nje pershendetje nga larg.Ju meritoni te jeni pjese e Qeverise.Pse jo.Minister Drejtesie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje