Debati në Kosovë: Pse Ramës dhe Metës nuk iu dha fjala në ditën e çlirimit?

14 Qershor 2019, 20:10Rajoni TEMA

Në Kosovë vijon debati mbi ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit, ku, midis të tjerëve, mori pjesë edhe ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton. Liderët e Shqipërisë, Edi Rama dhe Ilir Meta ishin gjithashtu të pranishëm, por ajo që u vu re më 12 qershor ishte fakti që kryeministrit dhe presidentit të Shqipërisë nuk iu dha fjala në ceremoni.

Gabim të madh e konsideroi Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, vendimin e organizatorëve për të mos i dhënë fjalën Ramës dhe metës.

“Gabim i madh që nuk iu dha fjala presidentit ose kryeministrit të Shqipërisë në manifestimin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës! Ne po harrojmë se pa Shqipërinë asnjë plumb s’do të kishim mundur ta shkrepim, e lëre ma të organizojmë luftën e armatosur kundër Serbisë! A thua kur do të mësohemi që shtetin dhe kombin t’i mbajmë mbi dashuritë dhe urrejtjet e politikave ditore?”,- shkruan Latifi.

Media ‘Kallxo.com’ ka kontaktuar me zëdhënësen e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, por ajo nuk ka preferuar të komentojë mbi këtë çështje, duke deklaruar se duhet të pyeten drejtuesit e Këshillit Organizativ që u morën me ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit. Në krye të këshillit ishte Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës.

Mediat në Kosovë raportojnë edhe për një pakënaqësi të kryeministrit Rama për vendin ku ishte caktuar të qëndronte gjatë ceremonisë.(TCH)

12 komente në “Debati në Kosovë: Pse Ramës dhe Metës nuk iu dha fjala në ditën e çlirimit?”

  1. Ramushi says:

    SHIKO KUSH ESHTE KRYEMINISTER NE KOSOVE .
    SHOQERIA ESHTE AKOMA FEUDALE NJERZIT KANE NJE URREJTJE PATHOLLOGJIKE PER SHQIPERNE ..SHQIPTARET E MENCUR TE KOSOVES KANE IKUR JANE NE TIRANE DURRES VLORE NE KOSOVE KA NGELUR RAMUSHI DHE HOXHALLARET… E TRISHTUSHME POR E VERTET URREJTJEN QE KA BERAT BUZHALA PER SHQIPERIN NUK E KA NJE SERBE NDOSHTA SYNDROMA E INFERIORITETIT I BENE TE HUMBASIN GJITHCKA

    1. Po mos ishte ndihma e Shqiperise keta do ti perdhunonte serbi edhe sot e kesaj dite says:

      Per fat te keq Ramushi eshte idiot dhe po krijon konflikt me Shqiperine. Keta maskarenj kujtojne se do te kishin fituar luften po te mos ishte Shqiperia qe ju hapi dyert grave dhe femijve e pleqve te tyre. Si dhe me avionet e NATO-s qe niseshin nga Shqiperia. Do ti perdhunonte serbi te gjithe qe nga Ramushi e deri tek karabushi. Qelbesira te pabese!

    2. Partizani says:

      Kosovaret te perfytyrojne per nje moment sikur ne qeveri ketu te ishte Berisha e jo PS-ja dhe do shikonin se cfare baterdije do behej!
      Ky Berishe qe furnizoi tanket serbe me nafte duke thyer embargon nderkombetare,me siguri qe di kishte ndalur hyrjen e kosovareve ne SAhqiuperi duke i lene pa mbrojtje para plumbave serbe!~
      Asnje iluzion te mos kete,se Berisha, eshte akoma agjent potencial i ish UDB-se dhe punon akoma per ata kunder shqiptareve!

  2. Love Laberi says:

    I ka ngelur “hateri” Ramushit…se nuk ftoi edhe sali karaxhicin..

  3. Mark Hajati says:

    Mos dhenia e fjales Shqiperise asht munges konsideratet.Mbasi Shqiperia kontriboi aq sa dhe vete i madhi Clinton.Nese I madhi Clinton fitoj luften.Shqiperia mbajti gjalle jeten e njerezve.I strehoi, i ushqej dhe hapi kampingje strehimi dhe spitali.Kam shoqerue desa here femije te sheruem nga Spitali Pediatrik i shkodres drejt vend strehimit te kapingut ne Shtoi.Nuk asht pak per te vlersue me shume konsiderat mbeshtetjen e shqiperise ne dite te keqe vllezerit kosovare.

  4. Ermali says:

    Mese e vertete kho qe thote Ramushi ne shenimin e tij! Kryehoxha i Kosoves dhe spiuni i Berishes me emrin Berat Bubuzheli, e ka lene Kosoven per t’iu kundervene kryeministrit Rama dhe Shqiperise! Ky me shume duket si shpellar tropojan sesa kosovar, pra malok i paperpunuar dhe me nje gjuhe qe asnje nuk e kupton cfare thote! Turp per Kosoven dhe turp per Shqiperine per njerez te tille!

  5. agon says:

    Nuk ndryshojne gjerat vetem duke i vene ne dukje pa dhene nje rruge zgjidhje…. eshte shume e lehte te drejtosh gishtin … zgjidhja eshte tek ndergjegja kombetare qe duhet kultivuar se eshte e deformuar, e keq drejtuar jo se nuk ekziston! Po nuk e pame kombin si nje familje asnjehere sdo bejme perpara, dhe te paret qe duhet ta shohin jane ata qe jane ne krye udheheqesit si partiak edhe ata qeveritar, po nuk arritem kete shume shpejt do zhdukemi edhe pse kemi mbijetuar si kemi mbijetuar deri tani si komb!!!

  6. Drinzi Bardhi says:

    Disa vite më parë, atëhere që shtrohej dhe gëzohej për trasenë e “Rrugës së Kombit”, sipas rrëfimit të ish një ambasadori të SHBA-së në Shqipëri, me një ish ministër të RSh, ishte zhvilluar një bisedë. Biseda zhvillohej kur të dy personat e mësipërmë udhëtonin nga Tirana në drejtim të Veriut të RSh. Ambasadori i entuziazmuar nga ky investim i madh që lehtësonte bashkëkombasit, i drejtohet ministrit shqiptar:” Një vepër e madhe nga ku do të zhvillohet edhe turizimi
    në këto anë të vendit”. Ministri ja kthen si me padjallëzi: ” Nuk është nevoja për të bërë investime për turizmi gjatë kësaj rruge, sepse ja ku është Selaniku, i cili është i gatshëm”. Ambasadori tepër i habitur i a kthen: “Po, por Selaniku është në Greqi dhe unë po flas për mundësi zhvillimi të turizmit në Shqipëri”!!??? .Nuk po e vazhdoj më tej bashkëbisedimin e tyre, por më habiti veprimi i Presidentit të R.së Kosovës, i cili atë ish ministër e dekoroi me rastin e 20 vjetori të Çlirimit të Kosovës.
    Ani bre, nuk është marre! As e para herë dhe as e fundit.
    Drinzi Bardhi

  7. ZANI says:

    SI ORE ..?! NUK MENDONI PER “PERANDORIN” E BALLKANIT ?!

  8. Vlonjati says:

    SEPSE RAMA E META JANE ARMIQTE E KOSOVES E MIQ TE VUCICIT ,SIDOMOS RRAMA

  9. Eri says:

    As Rama dhe as Meta nuk e kane dinjitetin per te folur per Kosoven.Te ishte Mejdani ndryshe do ishte puna sepse ka kontribuar.

  10. vlora.vlora says:

    Ramush karri ,deri para dy vjetesh ishte ne burg ne france tani na ben dhe zotin.Me kujtohet vjet nje moment ne shetitoren e vlores (lungomare )qe i thone disa ,isha ulur ne nje restorant dhw aty na vin Ramushi me eskorten e tij,si duket e sygjeruar nga Rama ,sepse dhe vete ai vin shpesh aty.Del lopcari nga xhipi me ate buzeqeshjen e tij prej idioti ,qe per nga ecja dhe nje fshatari nga vlora i mer te keqen,dhe ulet .Qe mos ta zgjas dhe shume ,,,dihet porosia fruta deti ,dhe ramushi na e kapi karkalecin dhe filloi te na e hante pa e pastruar ,sa qe dikush me lezet i tha jo ashtu kryeminister ,po pyet gomari se cfare ha ? Ky eshte ramushi qe na e beri thaci kryeminister ,,,si puna e ketij tonit me me ate te ngjalave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje