FOTOT: Panoramë fantastike nga “Tailanda shqiptare” dhe argëtimi mes Alpeve

14 Qershor 2019, 17:55Turizëm TEMA
FOTOT: Panoramë fantastike nga “Tailanda shqiptare” dhe

Vizitorë të shumtë edhe këtë vit shijuan një super festë në Lumin e Shalës, i cilësuar si “Tailanda shqiptare”.

Të pranishmit u argëtuan në një festë mes kanionit gjarpërues, ku përveç muzikës live shijuan dhe bukuritë natyrore që ky vend ofron.

“Festa e Lumit të Shalës për të dytin vit radhazi. Promovim i një prej destinacioneve të reja, por mjaft të frekuentuara në Alpet Shqiptare. 

Aktivitete në natyrë, lundrime, eksplorime, kamping, kulinari tradicionale dhe performanca artistike, mundësi e shtuar për zhvillimin e turizmit dhe të ofertës turistike”, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, raporton ata.

Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në dy vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare.

Izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron turistëve aventurier një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët.

Aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës.

2 komente në “FOTOT: Panoramë fantastike nga “Tailanda shqiptare” dhe argëtimi mes Alpeve”

  1. Ylviu says:

    Quajeni Bukuri e Rralle dhe jo Tajlande.Ne Tajlande dynden nga Evropa Usa per turizem seksual dhe pedofili.Llumi i botes shkon ne Tajlande per pislliqe.Mos beni krahasime pa vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje