“Duan ta bëjnë copë-copë Shqipërinë”, Rama-opozitës: Nxorrën budallenjtë në ballë për t’i vënë zjarrin vendit. Në demokraci pushteti s’merret dot me dhunë po me votë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se opozita do që të bëjë ta bëjnë Shqipërinë copë-copë duke nxjerrë në ballë, sipas Ramës një tufë budallenjsh që shkelin ligjin, dhunojnë policinë dhe përfundojnë në burgje. 

Nga Kolonja ku ka prezantuar përpara qytetarëve kandidatin e PS për Bashkinë, Erion Isai, shefi i qeverisë tha se opozitës nuk merr pjesë nënë zgjedhje pasi, sipas tij ,është keq e më keq dhe do të hubisnin thellë. 

Gjithashtu gjatë fjalës së tij nuk kanë munguar ironitë për Metën, Berishën, Kryemadhin dhe Bashën, batuta të cilat shkaktuar shumë të qeshura te qytetarët e mbledhur.

Iliri herë kthjellohet, herë jo, herë normal herë jo normal

Pastaj është Lulzim Basha, një njeri llafazan, dembel dhe gjumash

Fallxhorja që njeh gjithë Shqipëria sesa e shenjtë është. Një grua që udhëheq një parti dhe bën miting me mallkime s’e kishim parë. E kishte zënë tartakuti Neritan Cekën, mallkonte sikur kishte gërmuar gjithë natën te filxhani i Monikës. Nga një njeri i lexuar, duket po të mos kishte flokë të bardha, dukej si xhindi nga filxhani dhe ulërinte.

Saliu i mbaruar, edhe pse se pranon mbarimi i tij është në proces e sipër.

Nuk jemi më të mirët, por më mirë se ne nuk ka dhe nuk ka pasur dhe me sa duket nuk do të ketë edhe për shumë kohë sepse ata duhej të ishin sfiduesit tanë dhe duhej të kishin krijuar dritare të re mundësish ku njerëzit mund të shikonin se gjërat mund të bëhen më mirë, por ata sot janë më keq nga ç’kanë qenë keq, se siç thonë plakat e Korçës ka keq por edhe si mos më keq, se unë mirë nuk i kam parë ndonjëherë. 

Këto zgjedhje janë të çuditshme në një kuptim sepse janë pa kundërshtarët kryesorë dhe nuk janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte Shqipërisë sidomos në këtë situatë ku jemi në prag të hapjes së negociatave. 

Atyre fajin ja ka mendja e tyre, por çfarë borxhi i ka populli atyre. Ata dolën dhe thanë ne jemi popull dhe do shkrihem me popullin, por në fakt u futën në mes turmës, u fshehën në mes të turmës për të vënë përpara më budallenjtë ose më të sinqerti duke i nxitur të vënë zjarr, të godasin policinë, e të përfundojnë burgjeve për llogari të këtyre.

 Që pushteti në demokraci nuk merret dot me dhunë, kjo dihet që pushteti në demokraci nuk janë godinat fizike kjo dihet, por pushteti në demokraci buron nga vota e popullit dhe për sa kohë që votën e popullit nuk e ke as pushtetin nuk ke si ta kesh. 

Dhe edhe pse e dinë, i thonë popullit, mblidhuni ta marrim, mblidhuni ta hani, e  thonë se janë gënjeshtarët të pacipë dhe manipulatorë të njerëzve. 

Manipulohen nga një grup njerëzisht që qëllimin e kanë gjetkë se e dinë që pushtetin me votë nuk e marrin dot dhe duan që ta bëjnë Shqipërinë copë-copë dhe t’i shmangen votës për të mos dalë të humbur”, – tha Rama.  (TemA) 

 

 

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në ““Duan ta bëjnë copë-copë Shqipërinë”, Rama-opozitës: Nxorrën budallenjtë në ballë për t’i vënë zjarrin vendit. Në demokraci pushteti s’merret dot me dhunë po me votë”

  1. Redi says:

    Pushtetin o Ed vëllai është tokë e xanun. E kena xan me pardesy të bardha. Na i ka lon vet Ramiz Alia.

  2. Nexhat says:

    Po ty si e more pushtetin? Me bandat dhe kriminelet dhe sy e faq te flasesh per tjeret.
    Ty je i pari ne historine e Shiperise qe mbushe parlamentin me kriminel e vrases. Mbushe qeverin me trafikante droge, mbushe administraten me njrez hajdute dhe te denuare.
    Po ty ske faje se ty pike se pari ke nje te kaluare te shemtuare, nje mesues vizatimi pa diplome nje njeri qe ke bredhur lakuriq mos ti permendim ato ne familje nje njeri i droguare qe mbushe shiperine me droge dhe eshte edhe me e rezikshme se Serbet te prune ne pushtet duke filluare nga takimi i Nanos me Millosheviçin deri te Tadiçi qe detyroi Meten te le Berishen dhe te vjene te koke pa lari qe tet bjere ne pushtete se nuk le gje me te keqe qe i bere Shiperise per ardhur ne pushtet sa qe deshe te pengojshe vizat dhe Naton.

  3. deti says:

    Mesa duket, keto ngjarje do ndajne njehere e mire te ardhmen e ketij vendi nga e kaluara.

  4. ¬ says:

    Conséquence dihet, kush pengon 30 Qërshorin, pushohet nga puna, s’lëviz jasht shteti dhe rrezikon të shkojë për lesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *