“Basha në skandal të rëndë”, Balla: Miratojmë paketën kundër pastrimit të parave

16 Qershor 2019, 21:38Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla shprehet se Kuvendi i Republikës nesër do të miratojë paketën ligjore me qëllim forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Ai u ndal edhe tek çështje e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA , ndërsa e cilëson si një skandal të rëndë që kërkon me patjetër një legjislacion të fortë për ta hetuar.

“Nesër Kuvendi miraton Paketën ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave & financimit të terrorizmit. 

Përfshirja #PD #LulezimBasha në skemë tranzaksionesh të paligjshme përmes kompanive guackë & oligarkësh rusë është një skandal i rëndë, që kërkon legjislacion të fortë”– shkruan Balla në “Twitter”.

2 komente në ““Basha në skandal të rëndë”, Balla: Miratojmë paketën kundër pastrimit të parave”

  1. Zigur Qarri says:

    Vetem Edvin D’Rama ka pastruar mbi nje miliard Euro deri tani.

  2. Na myten karnat says:

    Ahahahahaha! Pse deri tani s’ishte problem pastrimi i pareve?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje