Opinioni i së dielës: A është tani Holanda në Europë pararendese apo vjen e fundit?

16 Qershor 2019, 20:49Blog TEMA

Nga Arnout Brouwers*

Diku larg, larg vendit tonë të bukur dhe të rregullt, është dhoma e pritjes e Europës. Për vendet e vogla atje, “Pritja e Godosë” nuk është një shfaqje teatrale, por një realitet i hidhur. Dikush llogarit kohën e humbur jo në vite por në gjenerata. Sepse aty ku “Europa”, nuk është – keshtu perceptohet BE shpesh jashtë kufijve të saj – Europa është seksi. Ashtu është edhe për Shqipërinë.

Por koha që evropianët mendonin se kishin erën me vete është gjithashtu shumë larg, shumë prapa nesh. Koha kur politikanët guxonin të tregonin një histori që zgjerimi i Bashkimit ishte mjeti më efektiv në kutinë e veglave (të kufizuara) të BE-së, dukej se kishte mbaruar për gjithmonë. Pionierët e vjetër të karros europiane si Franca dhe Holanda mësuan të frenonin. Mundësisht me frenin e emergjencës.

Zgjerimi i Bashkimit, i cili ne 2004 festoi fitoren ndaj ndarjes europiane të një gjysëm shekulli, u shndërrua në një gogol për politikanët që ndjenin frymën e nxehtë të së djathtës populiste-nacionaliste në qafat e tyre. Madje, as edhe Ukrainës së sulmuar nuk ju lejua nga Holanda hedhja e litarit të shpëtimit – për shkak të mornicave të frikës. Dhe për këtë arsye, vende të tilla si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ndodhen tani në dhomën e pritjes. Dhe për këtë arsye, Holanda është kthyer kundra që në fillim, kundër nisjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

E drejtë?

Skepticizëm i lindur:

Epo, jo. Historitë me këtë leitmotiv janë treguar shpesh në vitet e fundit në Holandë, ku skepticizmi indigjen i “ynë” ishte në ballë të valës europiane. Pra “ne” ishim në ballë. Por bota vazhdoi dhe Rusia pushtoi Ukrainën dhe Kina bleu portet tona dhe Amerika u bë Amerika e Para dhe papritmas skepticzmi i zgjuar holandez që u paraqit me bujë si  i përhapur, është tashmë mjaft i vjetëruar: ndonjëherë ndoshta edhe pak budalla.

Shqipëria është një shembull i dobishëm. Kohët e fundit, emocionet rreth Shqipërisë u ngjitën lart te Dhoma e Ulët e Parlamentit. Ka probleme me kriminelët shqiptarë në Holandë. Dhe me shqiptarët që hipin nëpër kamionë e shkojnë ilegalisht në Angli, dhe me azilkërkuesit shqiptarë, të cilët, për shkak se vijnë nga një vend i sigurt, nuk kanë asnjë mundësi për të qendruar në Holandë. Nuk kemi të bëjë me numra të mëdhenj, u shprehen ministrat përgjegjës – por nëse keni mbulim negativ mediatik, atëherë vështirë të dalësh prej tij.

Po kështu dhe kohët e fundit, me Madeleine van Toorenburg (CDA) në ballë të betejës, të rrethuar nga luftëtarë të guximshëm nga PVV, VVD, ChristenUnie dhe PS, Dhoma e Ulët e parlamentit u përpoq ta detyrojë qeverinë të tërheqë frenat e emergjencës. Domethënë, t’i kërkohet Komisionit të nisë të ashtuquajturën “procedurë të frenave të emergjencës”, e cila mund të çojë në heqjen e udhëtimit pa viza për shqiptarët (që ka ekzistuar që nga viti 2010).

Por problemi është: askush nuk dëshiron këtë në Europë. Askush. As madje populistët në Itali, apo austriakët që shkuan në shtrat me ekstremin e djathtë: pra, askush. Komisioni nxorri një raport në dhjetor i cili deklaroi se Shqipëria i plotësoi të gjitha kushtet e liberalizimit të vizave – dhe ministrat holandezë ishin gjithashtu shumë pozitivë për bashkëpunimin me shqiptarët në luftën kundër krimit dhe kthimin e azil kërkuesve.

 Negociatat e pranimit:

Holanda është pothuajse aq e izoluar në një çështje tjetër shqiptare: qeveria e gjen atë “të parakohshëm” – këtu të detyruar për të marrë një qëndrim nga partitë e koalicionit në Dhomën e Ulët të Parlamentit – për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë (me Maqedoninë Veriore kjo është e mundur në varësi të disa kushteve). Në këtë kontekst, Ministri Blok i referohet “mësimit prej antarësimeve të mëparshme”.

Por kontinenti nuk mund të jetojë vetëm me euroskepticizëm dhe mjedisi ndërkombëtar përsëri kërkon veprim. Edhe këtu, Komisioni evropian kohët e fundit ka publikuar një opinion pozitiv për të filluar bisedimet e pranimit me të dyja vendet. Vitin e kaluar, Holanda ishte në gjendje të bllokonte çeljen e negociatave me Shqipërinë me ndihmën e Francës. Por, sikur francezët ta lënë skepticizmin e tyre, a do ta përdorte Holanda veton?

Që Shqipëria ka një pozicion strategjik, e rrethuar nga vendet e BE-së, në një rrugë tranzitore të rëndësishme për kontrabandistët e qënieve njerëzorë dhe të drogës, që Rusia po bën përpjekje në Ballkan për të mbjellë ndarje dhe destabilitet – loja e shahut është e njohur. Por partitë që i lidhin këta faktorë me problemet lokale janë në minorancë në Hagë.

Procedura e frenimit emergjent:

Vetë shqiptarët e kuptojnë, thotë ambasadorja shqiptare në Hagë, Adia Sakiqi, se vendi duhet të modernizohet tërësisht. Këtë fundjavë ka patur protesta kundër korrupsionit. Shqipëria ndryshoi kushtetutën e saj në 2016 dhe po zbaton një reformë shumë të rreptë të të gjithë sistemit të korruptuar ligjor. E ndihmuar nga zyrtarë dhe gjyqtarë holandezë. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe është vendi i parë jo anëtar i BE-së ku 50 oficerë kufiri të Frontex tashmë veprojnë në terren. Europol do të hapë një zyrë atje (në Shqipëri) në korrik.

“Këto janë probleme reale,” thotë Sakiqi për shqetësimet holandeze, “por, lind pyetja, si mund të zgjidhen më shpejt? Nga bashkëpunimi më i ngushtë apo duke na lënë ne në fatin tonë? “Ironia është se në debatin mbi këtë në prill, ministri i jashtëm Blok dhe kolegu i tij nga Drejtësia dhe Siguria Grapperhaus kanë nënvizuar pikërisht të njëjtën pikë. Blok gjithashtu e quajti procedurën e frenimit emergjent si “të pashpresë” në Bruksel – për shkak të mungesës së mbështetjes.

Megjithatë, një muaj e gjysmë më vonë, i njëjti Blok i  kërkoi zyrtarisht Komisionit, nëpërmjet zyrtarëve të tij në Bruksel, që të nisë procedurën e frenimit emergjent.

Humbje kujtese:

Ambasadorja Sakiqi thotë se duhet parë me “konstruktivitet” debati holandez. Kjo është detyra e saj. Përgjigja për këtë pyetje vjen më vonë se kush ka luftuar një luftë të pashpresë në prapavijë për këtë çështje. Por është e lodhur nga pritja e madhe. “Është tepër vonë për brezin tim, por jo për gjeneratën e re. Historia jonë na ka mbajtur të ndarë nga harta politike europiane – së pari për shkak të otomanëve, më pas për shkak të Luftës së Ftohtë “.

Dhe tani për shkak të shumicës në Dhomën e Ulët holandeze?

Ambasadorja nuk mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, por thotë: “Ndonjëherë kam frikë se ka një humbje në kujtesën e politikës holandeze. Nëse vini nga Shqipëria, ju e dini se sa e mrekullueshme është BE. Është ironike që ne duhet t’ju shpjegojmë sa bukur është ajo që keni arritur ju”.

 *Është një historian dhe gazetar, opinion i botuar në gazetën numër 1 në Holandë “Volkskrant”

1 komente në “Opinioni i së dielës: A është tani Holanda në Europë pararendese apo vjen e fundit?”

  1. Ilir Berisha says:

    Hollandezet nuk duhet te merren ne konsiderate per shkak te sistemit te tyre mendor te frustuar nga fakti qe jane ne vend nen nivelin e detit dhe zoti e ka ne dore ti shpalle njerez apo peshq. Dhe peshqit nuk kane tru, jo me kote thone ik ore tru peshk. Ose, ik o hollandez. Ekuivalente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje