Procesi i integrimit në BE, Haradinaj: Nuk na duhet liria e izoluar

16 Qershor 2019, 15:49Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dielën porositi bashkësinë ndërkombëtare se Kosovës nuk i duhet liria e izoluar, duke iu referuar procesit të integrimit në Bashkimin Evropian si dhe integrimit në Aleancën Veri-Atlantike.

“Ne kemi luftuar për lirinë që ta gëzojmë të gjithë. Ne jemi të lirë, por të izoluar. Ne duhet t’ju bashkohemi popujve të lirë. Eshtë Evropa që duam të anëtarësohemi, NATO, ku prin Amerika, pra ne dëshirojmë të bëhemi bashkë me popujt e lirë. Neve nuk na duhet liria e izoluar”, tha Haradinaj në fjalimin e tij gjatë zbulimit të shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës.

​Haradinaj shtoi se kur bëhet fjalë për raportet me Serbinë, Kosova synon njohje reciproke, por asesi nuk e vë në dyshim statusin, që sipas tij, u përcaktua që nga viti 1999.

“Jemi të interesuar të jetojmë në fqinjësi të mirë edhe me Serbinë, por jo duke biseduar për status, sepse është mbyllur në vitin 1999. Ne duhet ta zgjidhim me ta vetë çështjen e njohjes. Mos të pret më askush që kërkon paqe dhe stabilitet në Ballkan në kurriz të lirisë së Kosovës”, tha ai.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia po përgatiten për takimin e radhës më 1 korrik, në Paris, i cili pritet të mbahet me ndërmjetësimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Anglela Merkel.

Takimi i 1 korrikut në Paris, është vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga kancelarja Merkel dhe është cilësuar si shans për të shpëtuar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

7 komente në “Procesi i integrimit në BE, Haradinaj: Nuk na duhet liria e izoluar”

  1. Mushi nga kusova says:

    NE CILIN KAZANE PLEHRASH E KANE GJETUR KETE NJERI . TY SERBIA TE MÈRE PER 10 ORE KTHEHU KETEJ NGA SHQIPERIA DHE FALU TRE HERE NE DITE FLM SHQIPERI . FLM SHQIPERI .FLM SHQIPERI

    1. Zena says:

      Mos ndillni percarjen midis shqiptareve, mos dekurajoni veten me ide se serbia per tre ore (te ruan koqet) me te njejtin arsenal si pun e boksit e keni pare. Haradinaj luftoi edhe fort, ben perpjekje midis edhe kushteve qe paraqiten, me zemer esht i lidhur fort me Kosoven si gjith kosovaret :-nuk pretendon se esht politikan botror. Ne ne Shqiperi kemi mostrat tona hajdut, batakcinj te pa bes. Me 30 Qershor populli ka te drejt te votoj.

  2. ¬ says:

    Pa u njohur në OKB., s’ka mënyrë antarsimi. BE funksionon si eurovision. Të gjitha shtetet i japin pikët fqinjit. Kush t’ja jep Kosovës, kojshit që e dëbuan. Raison humanitaire s’ka në këtë rast për Gjermanin.

  3. Bekim Peja says:

    Me njerëz si ju Kosova nuk ecën përpara orë Trap.

  4. vetem keqardhje says:

    Ky nuk merret vesh se çfare flet, do kishte perpaapruar shume Kosova po te ishte nje kryeminister i zgjuar. Edhe llafet i pertyp neper goje, nuk eshte as sa ai “kandidati” i Kelcyres per kryetar bashkie.

  5. Ah cfare injoranti 24-karat ka sot Kosova Kryeminister, i ben PORDHE Nderkombetareve, sidomos Perendimit. Eh sa endrra me “trima” sheh ky fare Kreyministri Kosoves. NDAL O BEG SE KA HENDEK, a ja keshillon njeri kete thenie brilante.

  6. beni says:

    Injorant i klasit të pare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje