STUDIMI: Çdo javë ”hamë” një kartë krediti?!

16 Qershor 2019, 15:36Shëndeti TEMA

Një individ mesatarisht mund të gëlltisë deri në pesë gramë plastikë çdo javë, e barabartë me peshën e një karte krediti, sipas një raporti të Universitetit të Newcastle (Australi).

Sipas këtyre rezultateve, një përmbledhje e 50 studimeve të kryera në lidhje me përthithjen nga njeriu të grimcave të plastikës tregon se çdo individ gëlltit rreth 2 000 mikro-grimca dhe grimca çdo javë ose rreth 250 gramë në vit.

Studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit gëlltisin dhe përthithin me anë të ajrit një sasi të konsiderueshme grimcash plastike çdo vit, por sfida për studiuesit australianë është përllogaritja e kësaj sasie.

“Ndërsa ndërgjegjësimi rritet për ekzistencën e grimcave të plastikës dhe ndikimin e saj në mjedis, ky studim paraqet për herë të parë një përllogaritje të saktë të shkallës së përthithjes’’, sqaton Thava Palanisami, pedagog në Universitetin e Newcastle.

”Kjo do të ndihmojë në identifikimin e rreziqeve të mundshme toksikologjike për njeriun”, shton ai.

2 komente në “STUDIMI: Çdo javë ”hamë” një kartë krediti?!”

  1. ¬ says:

    Antarsimin dhe shtatzënin ., këta të 27-t të BE-së e ndërpresin kur të duan.

  2. artan kurti says:

    Per te patur nje mjedis me te paster duhet ta fillojme nga vetja.duhet te hapen pika te ndryshme per perpunimin e plastikes sidomos bidonat 0.5 1 dhe 1.5 qe jane me te qarkullueshem.Me ben pershtypje qe tek diga liqenit Tirane cdo mbremje shikoj tek bordura 15-20 bidona uji dhe ne krahun tjetre koshat qe rrine bosh,mos valle ka ardhur koha qe te nderdegjesohemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje