Ulet prodhimi vendas, e pabesueshme nga vjen 80% e drithërave

16 Qershor 2019, 13:46Ekonomia TEMA

Fermerët shqiptarë kanë ulur tempin sa i përket prodhimit të drithërave në vend,  pasi 2018-ta është viti më i dobët në këtë drejtim.

Sipas shifrave zyrtare të Institutit të Statistikave, në vitin që lam pas janë prodhuar 678,2 mijë ton, duke pësuar një rënie drastike nga viti 2017 i cili shënon dhe vlerën më të lartë në 5 vite, në 701,7 mijë ton.

Po ashtu prodhim në nivele të kënaqshme ka pasur edhe vitit 2014.

Ndërkohë që importi i drithërave si gruri, thekra e misri është në nivele shumë të larta.

Duket e pabesueshme duke patur parasysh raportet tona gjeo-strategjike por shteti kryesor që na furnizon me këtë produkt bazë për ushqimin e popullatës është Rusia dhe më pas Serbia.

Rënia e shifrave të prodhimit në vend i jep më shumë hapësirë këtyre dy vendeve për të sjellë drithëra në Shqipëri.

Shqipëria importon mesatarisht 260,000 -300,000 ton grurë në vit.

49% e kësaj vjen nga Rusia dhe 28% nga Serbia.

Shqipëria prodhon sasi misri, më së shumti për ushqim për kafshët.

Për kultivimin e drithërave nuk ka asnjë politikë mbështetëse me subvencione nga ana e qeverisë.

15 komente në “Ulet prodhimi vendas, e pabesueshme nga vjen 80% e drithërave”

  1. Tanaj says:

    Shteti i kalbur i Deogaxhiut Rama qe ka bere nje mut per 6 vjet.

    1. Shoku says:

      Po ne 2017 qe kishte kapur sasine me te larte kush ishte? Doktor Adhamudhi?

  2. ¬ says:

    Këshilli i BE-së hodhi në koshin e plehrave Kandidaturën tonë ndërsa ne duhet të fshijmë prapanicën me rekomandimet e tyre.

  3. Detari says:

    merren me bujtina fshataret, genjejne veten.

  4. Alban says:

    Eh pra dhe pyesin robte nga na vjen kanceri!

  5. Detari says:

    autoktonet i mban serbi me buke.

  6. GRURIN DUHET TA PRODHOJME VETE says:

    Fatkeqesisht kjo eshte e vertete. Si pasoje, gruri qe ne konsumojme nuk eshte i vitit pararendes por i kushedi sa viteve me pare, 4-5 shpeshere. Gruri, qe vjen nga Kazakistani, Ukraina etj. ruhet ne magazina te medha. Prodhuesi e dizinfekton ne menyre qe mos t’i veje dem prodhimi nga myku. Pastaj, para se ta fuse ne kontainera, e dizienfekton edhe nje here, kur hapen kontainerat, dizinfektohet edhe nje here. Pastaj, gjate kohes kur kontainerat presin neper porte te ndryshme, dizinfektohet prap. Keshtu, kur e pjekim ne buken, gruri eshte dizinfektuar te pakten 3-4 here.
    Ky eshte nje nga shkaqet qe eshte shfaqur edhe semundja e çeliakise, e cila deri para 30 vjetesh pothuajse nuk njihej.
    Fakti qe fermeret tane nuk mbjellin grure eshte mjaft negativ.
    Duhet qe grurin ta prodhojme vete ne vend, si nje here motit…
    Diçka tjeter qe nuk shkon ne kete mes, eshte se çmimi i grurit nuk ka pesuar rritje qe ne vitet ’85. Ka mbetur po ai, keshtu qe fermeri nuk nxjerr as parate e kostos jo me te fitoje ndonje gje!

  7. Djana says:

    A E SHIKONI QE RUSIA E SERBIA JANE VELLEZERIT E EDI RAMES ,E KOSOVA ME BARIERA DOGANORE TEPER TE VESHTIRA ..A I SHIKON OPOZITA E POPULLI I THJESHTE FSHATAR KETO PAZARLLIQE TE EDI RAMES ? KU DO TA SHESE DRITHIN E TIJ FSHATARI SHQIPETAR? EDHE KOSOVA QE ISHTE THITHESI KRYESOR I EKSPORTEVE TONA KY SHTET I KA KRIJUAR AQ SHUME PENGESA ,SAQE ME MIRE I HEDHIM NE KANAL PRODHIMET THONE FSHATARET E TE DY SHTETEVE ..POR KOSOVA E KA PARALAJMERUAR KETE QEVERI .SEPSE SERBIA BARIERAT DOGANORE I KISHTE SHUME HERE ME TE LEHTA SE SHQIPERIA

    1. Shoku says:

      O motra shko luaj candy crash. Po naften serbit kush ja jepte?

  8. Kulufi says:

    Komentuesi i pare Tanaj, ti nuk duhet te qahesh per drithra, ti e paske gjetur burimin e ushqimit. Ti paske honger mut 6 vjet, qeke knoq.

  9. Lani says:

    shtet i poshter komplet

  10. Askushi says:

    Fajin e ka populli që ha…, bukë

  11. Ben says:

    Ja dhe helmi. Ndaloni këto importime se në pak vite nuk do kete me Shqiptare por Ruse dhe Serbe. Shikoni kush I bën këto importime se janë politike.

  12. 90 says:

    Sta ka fajen Rama o mik. T’a kane vandalet qe pas vitit 90. Thirri mendjes ….

  13. FLUTURA says:

    Nuk mund te prodhohet gjithshka ne vend. Do importohen produkte qe ne vend kane kosto te larte dhe do prodhohen ato produkte qe kane avantazh ndaj atyre te huajave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje