“Ushqimi i shpejtë” ka ekzistuar që nga Roma e lashtë

16 Qershor 2019, 09:33Lifestyle TEMA

Ushqimi i shpejtë nuk është një shpikje e re. Ka ekzistuar për shekuj, megjithëse në forma të ndryshme.

Romakët e lashtë, vendet ku shërbehej ushqimi i shpejtë e quajtën “termopoli”.

Këto restorante kishin një reputacion të keq, por siguronin ushqime të shpejta dhe të lira për të varfrit e Romës së lashtë.

Madje edhe njerëzit e lashtë kërkonin për një vend ku ata mund të trokisnin gotat dhe të kapnin një vakt të nxehtë. Për romakët e lashtë, aty erdhi termopoli. Fjala përkthehet në “vende ku pije të nxehta janë shitur”.

Shumica e restoranteve vepronin nga dhoma të vogla përballë sallave të mëdha. Shumë romakë nuk kishin kohë ose mjete për të përgatitur ushqim në shtëpi dhe kanë gjetur mbështetjen në këto ushqime të kudogjendura.

Sipas BBC këto restorante kishin “ekuivalentin antik të ushqimit të shpejtë modern” dhe një numër i termopolieve “kishin zbukuruar dhoma të pasme, të cilat mund të kenë funksionuar si dhoma ngrënieje”.

Por historiani James Ermatinger shkroi se termopolija më e madhe shiste ushqim që ishte “i përgatitur për t’u ngrënë në vend, sesa për t’u ulur”.

Thuhet se në menu-të e këtyre termopolieve shërbehej mish, djathë dhe një lloj verë me aromë të ngrohur të quajtur ‘calida’. Gjithashtu salcë peshku i njohur si garum dhe arra.

2 perandorë të Romës së lashtë thuhet se kanë frekuentuar këto vende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje