Zyrtare: Maurizo Sarri është trajneri i ri i Juventusit

16 Qershor 2019, 15:18Sport TEMA

Maurizio Sarri është trajneri i ri i Juventus-it.

60-vjeçari do të marrë vendin e Massimiliano Allegri-t, i shkarkuar në fundin e sezonit të kaluar nga kampionët e Italisë.

Sarri sapo ka përfunduar një sezon të shkëlqyer në stolin e Chelsea, duke e renditur në vendin e tretë në Premier League dhe duke fituar trofeun e “Europa League”.

Pasi ka ngritur trofeun e tij të parë kontinental, tani Maurizio Sarri kthehet në Itali, dhe nga sot, për tre vitet e ardhshme (deri më 30 qershor 2022), ai do të udhëheqë Juventusin.

1 komente në “Zyrtare: Maurizo Sarri është trajneri i ri i Juventusit”

  1. Koba says:

    Urime.ke marre Detyre te Veshtire!!!.Juve eshte vetem per A e Italise.Perseri Amglezet do te dominojne Europen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje