Ilir Meta, ç’e bën të frikshëm këtë njeri?

17 Qershor 2019, 09:17Politika TEMA

Njeri idesh? Jo!

Vizionar? Jo!

Reformator? Jo e jo!

Intelektual? Absolutisht jo!

I lexuar? Katastrofikisht jo!

I fisëm? Dramatikisht jo?

Elitar? Plebejizmi i bën muu…

Fakti që nuk ka asgjë prej sa më sipër, e sot, siç për më shumë se dy dekada, është aty, në politikë, duke e sjellë atë, tashmë dhe shtetin, e bashkë me të dhe një shoqëri, duke mos i dhënë asgjë e marrë gjithçka, e bën vërtet të frikshëm.

E bën dhe fakti se sot, protagonizmi i tij politik ka hequr çdo skrupull.

Dy duhej të ishin lëndët e ndopak skrupujve të tij: fakti që është aty, si president, falë kësaj mazhorance, e tjetra, fakti që dhe ai vjen nga një video-përgjim, por që si pasojë e një verdikti gjyqësor mbi të vijon të jetë ende në politikë, për më tepër duke e trazuar atë si kurrë më parë, me akte e vendimarrje të çmendura, të cilat nuk kanë logjikën më minimale juridike e jo më të jenë kushtetuese.

E bën këtë dhe në një konflikt të pastër interesi, duke qenë krah, fare haptazi, pa asnjë skrupull, gruas së tij që drejton LSI-në, mishërimi i klientelizmit në politikën shqiptare.

Nëse ai do të ndiqte standartin e vënë nga përvoja e tij e dikurshme me video-përgjimin, nuk do kishte lejuar që një audio-përgjim, pa asnjë ngjashmëri me atë që përcjellë qartësinë e pazareve të tij me të ndjerin Prifti, të derivonte në këtë krizë të paprecedentë, ku siç po shihet në fakt, ai është ndër investuesit kryesorë që qëndron pas saj.

Po të ishte ndryshe, së paku do i përcillte opozitës dy apele formale, një për mosdjegie mandatesh e një për mosbojkot zgjedhjesh. Nuk e ka bërë kurrë këto muaj krize.

E sot, ne jemi peng i tij!

Ka rrënjë të thella kjo që po ndodh, e shumë të tilla. Por njëra prej tyre ka të bëjë me karakterin e njeriut që po e gaton këtë plojë politike e shqërore bashkë, e ai është brumi social prej nga vjen.

Me provincialitetin e lindur, por nga ana tjetër me inteligjencën po aq të lindur për të mos e pranuar atë, kjo e çon drejt paskrupullsisë si mjet drejt synimeve. Më pas nuk bëhet fjalë për inteligjencë por për një sëmundje, të njohur e të provuar, e që është sëmundje plebeje.

Hesapet që ka me Ramën, janë dhe të rrafshit kulturor. E kjo është dhe pika ku ai takohet aq shumë me Berishën. Sepse kriza politike, është në fakt edhe një krizë etike, edhe një krizë morale.

Debati në këtë krizë nuk është ai mbi cilësinë qeverisëse të Ramës, sukseset apo dështimet e tij; debati është mbi rregullat e lojës.

Një palë ka vendosur t’i vërë në diskutim deri dhe t’i prishë ato, dhe kjo, e ndodhur pas 30 vitesh pluralizëm, është vërtet katastrofike.

Dhe Ilir Meta po investohet fuqishëm, pa asnjë skrupull, si cenues i etikës demokratike, që mbështetet sa në parime, po aq në procedurë. Duke u fshehur pas parimeve, por duke i vënë minat qartazi procedurës, ai po tenton të hedh në erë një Shqipëri.

Por për çfarë, dreqi e morri, teksa është në krye të shtetit?

Por për çfarë, dreqi e morri, kur nuk ka dhe ndonjë projekt qeverisës?

Duhet të jetë një arsye e frikshme që e bën kaq të frikshëm…(Tesheshi)

22 komente në “Ilir Meta, ç’e bën të frikshëm këtë njeri?”

  1. Mos shkruan nga keto pamflete eshte faji juaj qe e vute edhe kryetar kuvendi dhe president, tani duhat te duroni pordhet e tij me ere te qelbur, Kjo eshte si puna e nje kurvari ne kohen e komandantit qe e zune me nje femer duke qire dhe e bene sekretar partie, perseri e zune duke qire ne zyre. dhe populli i beri vjershe komiteti kur e dinte derzezine ku e shpinte !

  2. Sqepari says:

    O ju Tesheshi, po ja paskeni cjerre masken krejt, bre! Nuk i keni permendur vec se eshte edhe i paturp.

  3. prind says:

    pershkrim brilant i figures se Ilir Metes. Ky shkrim duhet te futet ne arkiva dhe me pas ne textet e historise se Shqiperise , qe brezat te njohin te verteten mbi figurat politike shqiptare te ketyre viteve, figura te cilat bene qe brezi jone te ndihemi fatkeqe.

  4. arberbrooklyn says:

    Kriminel i pandershkuar , ka vrare njerez nuk e kuptoni cfare ? Apo talleni e mbushni faqet e portaleve me ahkrime koti ose ti gazetar leshi ke memorje urangurangu .

  5. Grigor says:

    Eshte shume e thjeshte çfare e ben te frikshem Ilir Metën, dhe jo vetem ate, por edhe Saliun, edhe Monken, edhe ata qe vijne mbrapa tyre.
    Eshte thjesht mungesa e çdo lloj morali. Nuk ndalen para asgjeje. Deviza e tyre: “Mbas meje, le te behet qameti”, permbledh tere karakterin e tyre.
    Edhe ne boten e Mafias, egzistojne ata qe nuk kane asnje fije morali, dhe ata qe e kane nje vije te kuqe qe nuk e kalojne.
    Per shembull, dikush qe merret me cigare kontrabande. Ai vjedh shtetin sepse nuk paguan taksat per cigaret. Por kriminaliteti i tij mbaron aty. Nuk behet vrases, Ai i paguan ne rregull ryshfetet, ose kontraktoret e tij te paligjshem, eshte shume i sjellshem me njerezit, madje mund te beje edhe ndonje bamiresi.
    Ne momentin kur ky kontrabandist cigaresh kerkon te heqe qafe konkurentet duke i vrare, ose paguan per te vrare nje prokuror, ose e zgjeron aktivitetin duke u shitur cigare ose droge femijeve ne shkolla, atehere ky e kaloi vijen e kuqe, pa kthim mbrapa.
    Ndersa Ilir Meta me kompani kane lindur pa vije te kuqe. Vija e tyre e kuqe pa kthim eshte vetem vdekja.
    Dhe kjo i ben ata te frikshem. Sepse njerezit me moral kane frike jo per vete, por per familjaret e tyre qe mund te goditen nga njerez si Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ata godasin aty ku njerezve u dhemb me shume.
    Vetem forca e verber e ligjit i ben zap. Dhe reforma ne drejtesi synon ta beje ligjin te verber. Kjo i tremb Ilir Metën dhe Sali Berishen.

  6. eli-tiv says:

    ..Ka super para..duhet ti mbroje deri ne fund, prandaj eshte i frikshem..

  7. FLUTURA says:

    Ke lene kryesoren!
    Kompleksin e shemtise izike ????

  8. Koba says:

    Lexojini mire Ligjet ketij bastardi dhe nuk ka shanse te belbezoje ma.veprimtaria e Tij eshte haptas antishqiptare dhe antikushtetuese.Hapini dhe njehere Dosjet e retushuara .Ne hapsane keta Legena e Bandite.

  9. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Shumë bukur…, ndërsa shqipot (shumica injorantë deri në palcë), vazhdojnë të ikin, të ikin, të ikin nga sytë këmbët…, duke sharrë e urryer “armiqtë shekullorë”, fqinjët e më gjerë (deri tek rusët e kinezët), si shkaktarë të halleve të tyre…, por asnjëherë nuk kanë parë “para hundës së tyre”… Politikanët tanë, nuk kanë rënë nga qielli, janë pjella jonë, janë PASQYRA jonë, janë lindur, ritur e formuar në këtë gropë haleje që kemi krijuar vetë neve dhe si krimbat ushqehen pikërisht në këtë hale që quhet “politika shqiptare”… Presim (me gojë hapur) të vijë bota e përparuar, të na bëjë njerëz, por ata nuk vijnë (as kanë për të ardhur), sepse siç duket gropa e halesë (me krimbat brënda), u shërben më mirë “për fekalet” e tyre…!!! Botojeni, sepse komenti ndoshta është i ashpër, por aspak vulgar (si shumica e komenteve në gazetë) dhe plotësisht i vërtetë…!

  10. Agron says:

    Rri se te gjitha keto i ke pare ne enderr dhe te duken te verteta.Eshte keq kur je i kapur pas nje rroge dhe duhet te shkruash marrezira qe dhe vet nuk i beson. Ilir Meta nuk eshte as me i mire dhe as me i keq se gjithe dallkauket e tjere ne politike. Shkruaj njehere per ate shendetesine falas dhe leri akrobacite letrare se do thyesh qafen.

    1. Grigor says:

      O kungull,
      Une nuk kam punuar as edhe nje dite ne shtet qe nga viti 1991. Gabimi I shume njerezve eshte qe duan te marrin gjera me mend sepse kujtojne sikur dine gjithshka. Nga e kuptove ti qe une mbroj Edi Ramen dhe reformen e tij te deshtuar ne shendetesi?
      Pse u preke kaq shume ti qe te shava Ilir Metën dhe Saliun? Kush mbron rrogen atehere une qe nuk me plas se kush e ka pushtetin, apo ti qe te ka premtuar LSI nje rroge? Edhe une po marr gjera me mend por ti fillove i pari. Mbi ato qe shkruajta une ti mund te shtosh sa te duash per Edi Ramen, per korrupsion, per deshtime, e me the te thashe. Te gjitha mund te jene te verteta. E megjithate, ai nuk krahasohet me Ilir Metën dhe Saliun. E di pse? Sepse qe neser eshte i hequr me zgjedhje te pergjithshme. Mjafton mos ta votojne njerezit. Sado i deshtuar te jete nje politikan, ne qofte se eshte i heqshem, mbaron aty problemi, nuk shkon me shume se kater vjet. Por ti je mesuar me Enver Hoxhen 40 vjet, prandaj nuk te ben Saliu pershtypje 29 vjet ne politike.
      Lexo komentet e te tjereve dhe futi nje kafe te qetesohesh, se nuk ta marr une punen qe te ka premtuar Monika.

  11. Free says:

    Se fundmi eshte kthyer agjent i Asfalise. e mundon shume vetingu pse nuk del dot nga llumi qe ka krijuar rreth.

  12. NASTRADIN EFENDIU says:

    PO ÇI FRIKSHEM ESHTE MO, BEN PORDHE SE NUK KA SHTET, NUK KA DREJTESI E STRKTURA QE TI TREGOJNE VENDIN. AI VETE SI BERISHA DHE EDI RAMA SHTETI JANE VETE NDAJ BEJNE PORDHE. KERKOJME ZBATIMIN E LIGJOT GJASME KUR VETE E PERDORIN ATE SI LLASTIK.

  13. rexha 10 says:

    PORE ME E BUKURA ESHTE SE NA FLASIN NE EMER TE POPULLIT.PORE HARROJNE QE ESHTE POPULLI AI QE I KA BRAKTISUR SEPSE I MESUAN HORLLIQET E TYRE. KETA TANI KERKOJNE TE MBROHEN NEN EMRIN E TIJE.
    PO KU ISHTE POPULLI KURE JU I VRATE ,I VODHET , I SHKATRRUAT I MORET RISORSAT E ATIJE VENDI ,I VUTE EDHE DAMKEN HAJDUTE PO KETIJE POPULLI QE PO I KERKONI MBROJTJE, SA U BETE EDHE PASHALLARE.PAKE DURIM DHE KOHE ,DHE CDO GJE DO TE SHKOJE NE VENDIN E VETE.GJYNAHE PER JETET E HUMBURA ,SEPSE ATA NUKE KTHEHEN ME.MJERE ATO NENA QE PESUAN TRAGJEDINE E KETYRE POLITIKANEVE PER TU PASURUAR.

  14. Maelga says:

    Uau!
    Shume snob ky artikull.
    Semundje plebeje ?!!!
    Pse ka patrike ne kete te ashtuquajturen “elite shqiptare”?
    Edi Rama vertet ka nje background tjeter familiar, por po shkoni shume larg duke aluduar se ai eshte aristokracia dhe Likja ma Saliun jane demos.
    Fakti eshte qe aristokraci shqiptare nuk ka. Nuk ka as borgjezi te mirfillte.
    Aristokracia europiane eshte krijuar permes luftrave shekullore; ndersa borgjezia e larte amerikane permes punes dhe djerses se brezave te tere.
    Kurse ne Shqiperi jane bere miljardere ne 30 vjet. Nuk jemi rraca me e zgjuar e planetit, mos t’ju genjeje mendja.
    Por mos me keqkuptoni, nuk dua te them se Meta dhe Rama jane njesoj. Nuk jane aspak njesoj. Se edhe plebenjte nuk ishin te gjithe te nje niveli.
    Njerezimi ka njohur pafund histori suksesi nga rradhet e plebenjve si dhe histori deshtimi nga patriket.
    Po ky qe e ka shkruar artikullin ku e fut veten?

  15. spartak says:

    Malok njëri e malok tjetri , me gjënë e përbashkët që s’kanë marsh indietro dhe , vdesin e s’pyesin askënd për tju futur sfidës me këdo dhe për gjithçka pa e ditur as vetë se ku do përfundojnë . Zot , po i ngave . Bëhen bisha .

  16. Arifi says:

    Po ca frike nga ky b.qir.. ca mund te bej ai??? Pidhin e ropve te vet.. ai tja dij per nder rames qe e vuri dhe po ja shtyn ditet… tani aty ku esht do bej te pamunduren te shpetoj lekuren. Ska per filozofi kjo pune ..

  17. lagja.brrakes says:

    Osh malok nga jugu lale malet qisin burra. Nuk o pederast blloku sic osht Rama.
    Ndaj me Ramen e fito kur te doje Meta

  18. ciu ciu says:

    per sa kohe nuk ka shtet cdo njeri eshte i frikshem nese shkon me parimin :TI PRODHOJ DEM SHOQERISE, perndryshe nese shteti ofron garanci te mjaftueshme , jo Iliri por qe te gjithe bashke , s bejne dot fuqine e nje milingone, roli i tyre shkaterues qe pardoksalisht ka ushqyer edhe kultin e individid ne shoqeri tribale si kjo e jona ka bere qe liderat tane te dhjere te identifikohen me shtetin duke thene SHTETI JAM UNE, PO E PATE MIRE ME MUA E KE MIRE ME SHTETIN, prandaj shtetit te dobet qe me veshtiresi po ringrihet keta kane mundesi ti bejne dem duke mare peng edhe jetet tona miserabile , ashtu si miserabile kane qene edhe arsyet per te cilat i kemi votuar , sot eshte shume vone

  19. hajro says:

    Mos mendoj njeri qe, Meta ta dorezoje pa gjak apo rrumuje civile postin, nuk e lejon Mona kete bastard qe e vrafte zoti se qysh kur ky dhe e shoqja bejne patericen e njeres apo tjetres parti, ky vend vetem destabilitet ka pasur.

  20. realisti says:

    E dyshimte eshte ajo puna e demokraise ketu tek ne. Kemi qejf te permendim demokracine po kemi probleme me te kuptuarit sepse e ngaterrojme me te ardhurat dhe nivelin ekonomik. Arabia Saudite p.sh. ka nje nivel ekonomik goxha te larte dhe mospasja e demokrasise si sistem qeverises nuk i prish ndonje pune ekonomikisht. Rritja ekonomike mbreselenese e Kines njepartiake tregon se muk duhet ngaterruar ekonomia me demokracine. Shtetet europiane jane te pasura se jane demokratci apo ka mdonje arsye tjeter? Duke u kthyer tek ne une mendoj se deshira e atyre qe na udheqin , te cilet kane dale nga ky popull jane si ne, eshte qe te behen te pasur dhe jo te zbatojne rregullat e demokracise. Qe “ligji eshte mbi te gjithe e mbi gjjithçka ” eshte njesia matese e demokracise. Nuk me duket se neve na shqeteson mungesa e ketij kushti Ne 90-en shqiptaret u ngriten ne kembe nga urija dhe jo nga demokracia Nese do te kishte mundesi ekonomike ai sistem do ishte akoma ne kembe dhe Berisha do ishte akoma doktorr dhe sekretar partie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje