“Innovate Your Way Out”, festivali ku shkëmbehen idetë e reja të edukimit

17 Qershor 2019, 19:05Hi-Tech TEMA

Për të gjashtin vit radhazi u organizua në Tiranë “Innovate Your Way Out”, që promovon inovacionin dhe edukimin kreativ në Shqipëri. Këtë vit rreth 400 studentë të degëve të ndryshme, u bënë pjesë e së vetmes iniciativë të ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe startup-eve që kanë një metodologji shkencore dhe implementim tre mujor praktik.

Kur u projektua në fillimet e veta, nga organizatori Rezart Prifti (themelues i Center for Entrepreneurship and Innovation), projekti ishte modest dhe u mundësua falë kontributit vullnetar. Sot iniciativa ka bashkuar profesionistë të rinj të shumë fushave dhe bashkëpunëtorë nga bizneset më në zë të vendit.

Tashmë “Innovate Your Way Out”, është kthyer në një festival, ku shkëmbehen shumë ide të hedhura në treg. Tashmë ky projekt ka nxjerrë në treg rreth 2000 të rinj që e shikojnë ekonominë, tregun e biznesin ndryshe nga ç’kanë mësuar në sistemin arsimor.

Çmimet që “Innovate Your Way Out” jep për pjesëmarrësit këtë vit ishin:

Në vend të parë u rendit aplikacioni, web dhe mobile, i cili rregullon tregun e parukierëve dhe estetistëve (skedulim, menaxhim axhendë, optimizim, reklamim e shitje). Çmimi u dha nga Vodafone Albania, mbështetës i këtij edicioni në kuadër të platformës më të re JUTH, dedikuar të rinjve.

Në vend të dytë ishte startup-i “N’katun”, i cili ka si synim mbledhjen e produkteve bio dhe recetave autoktone për gatimin dhe shitjen e tyre të branduar. Çmimi u dha nga Neptun Albania. Ndërsa në vend të tretë u rendit e-therapy, psikologu online, që bën virtualizimin e shërbimit të psikologut dhe rritjen e aksesit në vende ku nuk ka të tillë dhe ku nevoja është më e madhe. Çmimi u dha nga Mediterranean Imports-Exports Albania.

Modeli shkencor i inovacionit dhe metodologjia e organizimit për një target grup studentësh të Universitetit të Tiranës janë përshtatur nga praktika më e mirë botërore, nga MIT. Kur iniciativat inovative janë të suksesshme dhe të qëndrueshme në kohë, impakti i tyre nuk është vetëm ekonomik, por edhe social.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje