Snowden: Përdorimi i të dhënave tona në internet, i rrezikshëm si bomba atomike

17 Qershor 2019, 14:29Hi-Tech TEMA

“Nëse nuk e ndalojmë procesin aktual të manipulimit dhe gjurmimit në masë, kostoja sociale do të jetë e madhe dhe ndoshta e pakthyeshme”. 

Ky është alarmi që ngre Edward Snowden, informaticien dhe aktivisti amerikan i cili inicioi “Datagate”, një lidhje video nga Moska në hapjen e festivalit ndërkombëtar të shkencës “The Big Challenge 2019”, organizuar në Trondheim, në Norvegji, nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë (Utnu).

“Dëshira njerëzore për të bashkëvepruar dhe për të bashkëpunuar është transformuar në një sistem totalitar të kontrollit social”, tha Snowden.

“Interneti mund të lidhë të gjithë botën pa kufij, por është korruptuar, njësoj siç iu vodh mjekësisë aplikimi i fizikës bërthamore dhe tani përdoret për ndërtimin e bombës atomike”.

Sipas Snowden, ky kontroll masiv manifestohet sot në radhë të parë me “aksesin dhe shitjen e të dhënave personale nga subjektet private”, të cilat së bashku me qeveri të disa vendeve arrijnë të ndikojnë edhe në zgjedhjet e demokracive.

Sipas ish-agjentit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), zgjidhja e vetme sot mbetet “të ndryshojmë botën, duke e bërë atë të rrezikshme për ata që kufizojnë lirinë tonë”. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje